27/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 tetor 1997

Romë - Tiranë, ping-pong refugjatësh

Tiranë, PD rikthehet për më në kazerma. Vranicki: Greva e Armorit, vendosmi së bashku. Ceka, ndal dhunës në qelitë e policisë Faqe 3 Itali, debat i ashpër rreth të ardhmes së 10 mijë refugjatëve shqiptarë të marsit. Dini: S'mund t'i kthejmë, opozita reagon ashpër

Emigrantët, politika e pengjeve

Problemi i emigrantëve shqiptarë që shkuan në Itali në fillim të marsit, është shndërruar në një nyje e cila më shumë se në marrëdhëniet shqiptaro-italiane mund të ketë ndikim në zhvillimet politike të dy vendeve. Si qeveria e Tiranës ashtu dhe ajo e Romës gjatë ditëve të fundit, janë bërë objekt sulmesh nga opozitat përkatëse. Opozita shqiptare e akuzon qeverinë e socialistit Nano, sikur kjo ka bërë një marrëveshje sekrete me qeverinë e Prodit, marrëveshje që ka të bëjë me riatdhesimin e emigrantëve shqiptarë. Akuzat kanë vazhduar pavarësisht nga mohimet kategorike të zyrtarëve të lartë shqiptarë, duke përfshirë edhe vetë kryeministrin, Nano, i cili u shpreh se një marrëveshje e tillë nuk ekziston. Por, në këtë aspekt, Berishës dhe pasuesve të tij në një farë mënyre u vjen në ndihmë opozita e djathtë italiane, e cila po ushtron një presion të vazhdueshëm mbi qeverinë e zotit Prodi për ta detyruar këtë që të mos bëjë asnjë lëshim lidhur me mysafirët problematikë të marsit. Liderët të forcave të djathta ajo është e privuar nga çdo aksion që mund t’i rrisë prestigjin, pasi janë pikërisht miqtë e saj në Itali, të cilët ngulin këmbë për dëbimin e shqiptarëve. Por, duke mos dashur t’i krijojnë probleme Nanos dhe qeverisë së tij, në këtë moment kritik, pasi pasojat negative nga Shqipëria fare lehtë do të importoheshin në Itali, zyrtarët italianë u detyruan të shtyjnë edhe për një periudhë dy mujore. Përsa u përket argumentave të paraqitura nga ministra të ndryshëm shqiptarë se ata (refugjatët) nuk kanë ku të banojnë pasi kanë humbur shtëpitë në skemat piramidale, në parlamentin italian është hedhur ideja e ndërtimit të kampeve në territorin shqiptar, duke u financuar nga Italia. Gjithsesi, lufta politike në të dy vendet ka bërë që rreth fatit të refugjatëve shqiptarë të mos dihet asgjë më saktësisë, madje, në këtë aspekt deklaratat e zyrtarëve të të dy vendeve në disa raste janë edhe kontradiktore duke mos munguar edhe frika për të folur hapur. Kjo vihet re edhe në afatin e këtij riatdhesimi tepër të përfolur, i cili herë bëhet dy muaj e herë tre. Por, ndërsa hartohen projekte për një riatdhesim të përgjithshëm të shqiptarëve të marsit, në mënyrë krejt të papritur, shefi i diplomacisë italiane Dini, deklaron se “Italia nuk mund të ndërmarrë një vendim për të ngarkuar në anije 10,000 persona e për t’i hedhur në brigjet shqiptare”. Nga ana tjetër, ndërsa njoftohet për një bisede miqësore telefonike ndërmjet Nanos e Prodit, nuk thuhet asgjë rreth përmbajtjes së saj, aq më pak për refugjatët, në drejtim të të cilëve shprehet vetëm “vullneti reciprok për të zgjidhur problemin”. E njëjta gjë vihej re dhe në intervistën e djeshme televizive të zotit Milo, i cili ndërsa fliste tepër i përmbajtur, dukej se mendjen e kishte tek rezultati përfundimtar i debateve që po zhvillohen në Itali. Dhe në këtë mes, refugjatët shqiptarë, të cilët mund të shkaktojnë rrëzimin e ndonjëres prej qeverive, janë krejt të pafuqishëm të bëjnë diçka për veten e tyre. GAVROSH LEVONJA

Dje, 87 vjetori i Nënë Terezës së Kalkutës Foto Reuters Dje, 87 vjetori i Nënë Terezës së Kalkutës. Foto Reuters

Mbikqyrësit e fajdeve: Ky ligj nuk bën

Qeveria, koha për të hequr prangat e shtypit

Botuesit shqiptarë, takim rreth taksave Faqe 5

RTVSH: Informacioni “Departamenti i kancerit”

Televizioni kërkon kohën e humbur Faqe 18

Ka humbur kufiri shqiptar

Disa kilometra vijë jashtë kontrollit Faqe 12