30/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 gusht 1997

Krimi, 80% e policisë nën akuzë

Trazira Arbnori, dështim pa filluar. Berisha: Kjo është një qeveri dosjesh. Monarkia, pas Kushtetueses ankesa në Hagë dhe Strasburg Faqe 9

Ribashkim, tani tepër vonë

“Lëvizja për reformim”, pavarësisht se e iniciuar nga emra që nuk kanë qenë në plan të parë të aktivitetit politik të PD-së, nuk po kalon pa lënë gjurmë në këtë parti. Po më shumë se në PD, lëvizja e ditëve të fundit, po ndikon në disa prej grupimeve që janë shkëputur nga PD-ja, duke krijuar parti të tjera. Duke u nisur nga tezat e bëra publike prej reformistëve të PD-së, del se strumbullari i këtij reformimi të kërkuar prej tyre është largimi i Berishës nga lidershipi i PD-së. Me të vërtetë, duke pasur parasysh peshën që ka Berisha në këtë parti, është e qartë se mënjanimi i tij nga timoni i kësaj, do të sjellë një revolucion në jetën e PD-së, në radhë të parë në raportet ndërmjet hallkave të ndryshme të saj. Fakt është se largimi i grupeve me emra të njohur të kësaj partie kanë qenë të lidhura vetëm si pasojë e pushtetit të padiskutueshëm të Sali Berishës në radhët e kësaj partie gjë që e bënte të pamundur një fitore të tyre në ndeshjet me Berishën. Në këtë mënyrë, tani që Berisha është i zhveshur nga pushteti, kur personaliteti i tij vazhdon të jetë në rënie, është e logjikshme që “të ikurve” të dikurshëm nga PD-ja t’u lind ide për një bashkëpunim me grupin e fundit brenda radhëve të kësaj i cili ka dalë me tezën e reformimit dhe ndryshimeve në kryesinë e partisë. Madje, jo vetëm kaq, po është bërë e ditës edhe ideja për një ribashkim të të gjitha partive politike “bija” të shkëputura nga PD-ja për t’u ribashkuar në një PD pa Berishën. Një ide të tillë hodhi edhe lideri i “Lëvizjes Për Demokraci”, fraksionit më të fundit të shkëputur nga PD-ja, zoti Dashamir Shehi. Një ide e tillë sigurisht është shumë atraktive, po në kushtet e krijuara si pasojë e kalimit të kohës kjo jo është pothuajse e pamundur. Në radhë të parë partitë “bija” të PD-së tashmë kanë krijuar fizionomitë e tyre dhe duke u spostuar secila kush më majtas e kush më djathtas, tashmë ndodhen në llogore të ndryshme. Fakt është se fraksioni i parë i “mocionistëve” të vitit 1992, i grupuar në Partinë “Aleanca Demokratike” ndodhet në koalicion qeveritar me socialistët dhe socialdemokratët, në kohën që grupimet e tjera si PDD e LD ndodhen në grupimin e krahut të djathtë të njohur me emrin DBSH, pra në opozitë. Në këtë aspekt mund të thuhet se të gjitha këto fraksione të larguara nga PD-ja, sidomos “Lëvizja Për Demokraci” e Shehit, Rulit, Serreqit, Kononit, Vronit, Doshit etj, vazhdojnë pikërisht ligjin e tyre nga partia “mëmë”, duke i a dorëzuar atë pa kushte ambiciet të tyre, siç Berisha, duke u bërë pa kushte ambiciet të tyre, siç Berisha, Mula e imagjinojnë fare lehtë se ç’do të ndodhte sikur Berisha i sotëm, tashmë i tronditur, të kishte përballë në PD, Cekën, Imanin, Kalakullën, Pashkon, Shehin, Rulin e të tjerë me radhë. Duke pasur parasysh autoritetin e padiskutueshëm të Berishës mbi forumet drejtuese të kësaj partie, “mocionistët” e tyre me njëri që “bëjnë kryq” për Berishën, mbetet që e vetmja mënyrë për reformimin e pretenduar apo qoftë dhe spastrimin e Berishës brenda kësaj partie, është një lëvizje nga poshtë, nga baza e partisë, ku ndikimi i liderit autoritar të PD-së, është më i dobët. KJ

Italia: Në fillim paratë, pastaj refugjatët

Ministri i Financave i Italisë Carlo Azelio Ciampi zbret nga makina për në mbledhjen e qeverisë. Foto REUTERS

Që nga 29 Qershori asnjë nga qeveritarët kryesorë nuk ka shkuar në zonën e tij elektorale

Nano, Fino, Brokaj: Tiranë-Rinas-Rogner U bënë dy muaj nga dita kur mbaruan zgjedhjet parlamentare dhe akoma asnjë nga drejtuesit kryesorë të qeverisë nuk ka zb zbritur nga sedilja e “Benzit” për të takuar me votuesit e tij, të cilët mes kallashnikovëve votuan me gjithë shpirt për drejtuesit e sotëm. U bënë dy muaj nga dita kur mbaruan zgjedhjet parlamentare dhe akoma asnjë nga drejtuesit kryesorë të qeverisë nuk ka zbritur nga sedilja e “Benzit” për të takuar me votuesit e tij, të cilët mes kallashnikovëve votuan me gjithë shpirt për drejtuesit e sotëm. Natyrisht që drejtuesit socialistë u duhet të mendojnë jo vetëm për zonën e tyre, por për gjithë Shqipërinë. Përgjegjësia që kanë marrë është jo e vogël. Megjithatë, ata nuk duhet të harrojnë se rruga për të ardhur në karriget e sotme ka kaluar nëpërmjet zonës elektorale dhe votës së zgjedhësve, të cilët duan që deputetët e tyre t’i shohin jo vetëm nëpërmjet TV, por edhe në lagjet e qyteteve të tyre, ku akoma breshërimat e armëve marrin jetë (Vijon në faqe 2)

Ministri i Financave i Italisë Carlo Azelio Ciampi zbret nga makina për në mbledhjen e qeverisë. Foto REUTERS

Bombë në Ministrinë e Brendshme, zyrtarët e lartë deklarojnë: “Kanë lidhje me kriminelët dhe kanë tradhëtuar operacionet”