Mos lajthit zoti Kryeministër
Gjumsli: Zgjedhje lokale në pranverën e ’98. FRESH “rehabiliton” Nanën. Kushtetuta: Të marrën thyet e partive. Majko: Pjetri do ta nxjerrim nga greva
Faqe 1-3
Nano si Berisha, sulmon “KJ”
NGA NIKOLLË LESI
Dje, lideri socialist dhe njëkohësisht kryeministër aktual, Fatos Thanas Nano, filloi sulmin ndaj gazetës së pavarur “Koha Jonë”. Pas mungesës së vullnetit për të diskutuar lehtësimin e barrës së taksave për shtypin e pavarur, tek dyert e të cilit përgjëroheshin ditë e natë njerëzit e tij, ai tani nuk merr mundimin të fshehë arrogancën e tij ndaj atyre që ndoshta kontribuan më shumë se ai në rrëzimin e pushtetit të Berishës.
Ai zgjodhi pikërisht Konferencën Kombëtare të FRESSH-it për të shpërthyer inatin ndaj meje dhe ndaj gazetave, të cilat s’kanë bërë asgjë tjetër, por vetëm i kërkuan atij që shtypi të jetë i lirë edhe nga pikëpamja ekonomike, duke i hequr një pjesë të taksave të vëna artificialisht nga pushteti i mëparshëm, me të vetmin qëllim për të mos e pasur shtypin si “ferrë nëpër këmbë”. Me një ton irritues, tipik për kohën dhe stilin e Sali Berishës, kryeministri tha: “Nuk do dëgjojmë Nikollë Lesin dhe gazetën e tij ‘Koha Jonë’ se çfarë thotë për uljen e TVSH, Ne nuk jemi bankë që t’i shlyejmë borxhet Nikollë Lesit...”. Pra, kryeministri në vend që t’i përgjigjej me mirësjellje dhe korrektësinë kërkesave të logjikshme të shtypit për dialog të hapur, shfrytëzoi Konferencën Kombëtare të FRESH për të sulmuar publikisht njërin nga botuesit kryesorë të shtypit të pavarur. Në këtë aspekt, ai ja kaloi edhe Berishës, i cili zakonisht premtonte për heqje taksash, pavarësisht se nuk e bënte realitet një gjë të tillë.
Natyrisht gazeta “KJ” dhe unë jemi mësuar të sulmohemi, të na arrestojnë, të na bllokojnë makinat e transportit dhe gazetën, të na djegin redaksinë vetëm e vetëm se nuk pranojmë të jemi servilë të pushtetit. Megjithatë, më vjen sinqerisht keq që kryeministri e ka humbur logjikën dhe qetësinë shpirtërore, duke u fyer me një stil tipik për gardistët berishianë. Unë dhe gazetarët e “Koha Jonë”, nëse u linçuam dhe u terrorizuam nga SHIK-u e nga gjeneral Arjan Shehu, të cilët urdhëroheshin nga pushteti i PD-së, nuk kemi urdhërohemi nga pushteti i PD-së, nuk kemi kontribuar dhe as do të kërkojmë asgjë nga kontributi kërkuar dhe as do të kërkojmë asgjë nga kontributi për 29 Qershorin. Në çdo gjë e kemi bërë me ndërgjegje profesionale, të bindur se pushteti që do të vijë, në këtë rast i juaji, do të tregohët i kujdesshëm e luajal me shtypin, se do ta ndihmonte atë të duke e financuar, por duke i krijuar kushte të tilla si në vendet e tjera demokratike. Ose për të qenë më të saktë, të realizoni ato për të cilat bërësit para 29 Qershorit nëpër mitingje “në mbrojtje të shtypit të lirë”. Botuesit shqiptarë, ndoshta edhe kanë gabime në punën e tyre, por gjithsesi ju nuk keni të drejtë morale të sulmoni publikisht një gazetë të pavarur, e cila, ka kontribuar të ndodheni aty ku keni sot duke pirë Whisky dhe Coca Cola, në vend që të ndodheshit
(Vijon në faqe 3)
Tereza e Diana, kuhin në shtëpinë e Zotit
Një fëmijë në Tiranë, duke puthur portretin e Nënë Terezës. Foto REUTERS
Trafiku drogës, Tirana pazari i Evropës
Një kg kokainë kushton 40 milionë lireta
Faqe 8
Policia shpall listat: Kërkohen 600 kriminelë
Ja super të kërkuarit e 1997
Faqe 9