PSD-PAD: Koalicioni me PS në pikëpyetje
Nano në Përëndim, stacioni i parë Vjena. Tryeza Kushtetuese fillon me dështim, PD bojkoton. SKANDAL! Ambasada në Vjenë manipulon letrën e Presidentit
PS, baza rrezikon majën
Ashtu siç mund të parashikohej lideri socialist do ta kishte shumë të vështirë ta kalonte pa probleme zbatimin e idesë për një “koalicion me bazë të gjerë”. Duke u ndarë portofole ministeriale dhe poste të rëndësishme në administratë aleatëve të tij të vegjël, Nano ndoshta nuk i ka menduar përmasat e reaksionit të bazës së partisë së tij. Militantët e PS-së, në radhë të parë kanë mbetur të zhgënjyer kur kanë parë beniaminët e tyre, emra të njohur të PS-së, të mbetur jashtë kabinetit qeveritar apo institucioneve të tjera shtetërore. Nga ana tjetër, një pjesë jo e vogël e masës dhe simpatizantëve vetësh e elektoratit socialist, duke filluar që nga rojët e selive të PS-së e deri tek ata që kanë provuar mbi kurriz shqiponjët e gomës të policisë së Berishës nëpër mitingje ndjejnë të përmuruar duke mos marrë atë që kishin shpresuar nga fitorja e 29 qershorit. E vërteta është se shumë shpejt, pas shpalljes së kabinetit të zotit Nano, selitë e PS-së që deri atëherë ishin kthyer në vende pelegrinazhi, filluan të vizitoheshin shumë rrallë dhe në disa qytete të vendit u dhe dryni. Lideri socialist mund ta ketë parasysh një reagim të tillë, po tashmë ai ndodhet edhe para trysnisë së rritje të forumeve drejtuese të partive aleate. Kështu, pas ndarjes së posteve të rëndësishme këto po kërkojnë gjithnjë e më me forcë që “koalicioni të shtrihet edhe në bazë”. Madje lidhur me këtë, nuk mungojnë edhe kërcënimet për prishje të koalicionit qeveritar.
E vërteta është se Nano dhe udhëheqja e PS-së, po vuajnë tani politikën e bazuar në improvizime përsa i përket ndërtimit të koalicionit, pa e menduar me kohë gjetjen e një kompromisi në këtë drejtim, a thua se deri në zgjedhje nuk mendonin se do të fitonin. Pavarësisht nga prirjet e gabuara që ekzistojnë në Shqipëri për t’u shprehur me poste nisur nga shkalla e militantizmit, krerët e PS-së, duhet të kishin përgatitur me kohë opinionin në radhët e saj se aleatëve, pavarësisht se ishin të vegjël do t’u duhej “t’u falnin diçka më shumë se disa thërrime”. Tani, ata anëtarë të thjeshtë të PS-së, një pjesë e madhe e të cilëve mund të kenë humbur punën dhe të drejta të tjera për shkak të militantizmit partiak, kanë shumë të drejtë të habiten sesi është e mundur që aleatëve me 2 përqind të votave, pjesa më e madhe e të cilave është “shtyrë” nga PS tu ndahen “thëla” aq të mëdha. Veç kësaj, militantët e PS-së, nuk e kanë të harruar deklaratën e liderit të PAD, Neritan Ceka, njëri prej partive aleate në prag të zgjedhjeve, se për qëndrimin në koalicion “do ta vendoste pasi të shqyrtonte 200 ditë të qeverisjes së PS-së”.
Duke pasur parasysh se PS është vetmja parti me një bazë të fuqishme, pakënaqësitë e krijuara kaq në kushtet e caktuara mund të gjejnë një rrugëdalje të drejtuar kundër udhëheqjes së partisë. Në këtë mënyrë, përballë një PD-je të fituar, baza e PS-së në momentin e caktuar mund të rezultojë kundërshtari më i rrezikshëm për zotin Nano dhe qeverinë e tij. Veç kësaj, është për t’u marrë në konsideratë edhe format e luftës brenda llojit, të cilat janë edhe më të egra. Shpesh të para ka dhe publikisht FRESSH dhe paralelisht me të, pjesa e elektoratit që po zhgënjehet nga kabineti e para të qeverisë së PS-së.