Romë, Marshalli nuk do të shtyhet
PS zbut partinë e koalicionit. E jemi të bisedojmë. Imami: Asnjë lojë kushtetues nuk ndryshohet deri në mars. PR, kokat bëjnë sherr. Monarkistët kanë fike nga Strasburgu
Faqe 3
Bumerangu i noka... së butë
Falsifikimi i letrës të presidentit austriak, Klestil drejtuar homologut shqiptar Meidani, nga ambasadori shqiptar në Vjenë, përbën një “guiness” tjetër përsa i përket besnikërisë së diplomatëve tanë në shërbim të PD-së. Gjithsesi me akte të tilla “diplomatët që hapën Shqipërinë ndaj botës”, tregojnë përfundimisht se edhe vetë janë të ndërgjegjshëm se të qenët e tyre diplomatë, nuk ia dedikojnë aftësive të tyre, por PD-së dhe pikërisht për këtë janë të gatshëm të bëjnë gjithshka. Por, edhe kjo nuk është një e papritur, po të kihet parasysh fakti se ashtu si në kohën e Hoxhës, edhe misionarët shqiptarë të vendosur pas vitit 1992, e kanë konsideruar veten si “të dërguarit e Berishës në botë”.
Faktikisht, personeli i ambasadave shqiptare gjatë gjithë kohës më tepër se një mbrojtës i interesave të atdheut dhe të kombit, ka qenë gjithmonë në rolin e avokatit të regjimit të Berishës. Kjo u pa më së miri në rastin zgjedhjeve të 26 majit, ku ambasadorët shqiptarë ndërsa mohonin skandalin e votëvjedhjes, justifikonin dhunën e aparatit represiv të Berishës, duke mos munguar të akuzonin edhe organizatat ndërkombëtare siç ishte rasti i OSBE-së.
Por, përsa i përket PD-së, rasti “Alika”, në vend që të ndihmonte PD-në dhe Berishën bëri efekt të kundërt, duke u dhënë këtyre një goditje të rëndë, të paparashikuar. Zbulimi i këtij skandali të pakonceptueshëm, ka bërë që, pas kësaj, gjithë propaganda e PD-së në mbrojtje të diplomatëve shqiptarë, “viktima të spastrimit të kuq” del përfundimisht një blof i madh. Jo vetëm kaq, po ambasadori Alika me këtë, dëmton edhe imazhin e nëpunësve të tjerë të PD-së që vazhdojnë të shërbejnë në administratën shtetërore. Me të vërtetë që mosndryshimi i diplomatëve nëpër ambasada është një praktikë normale, po vështirë se ndonjë shtet do të preferonte të përfaqësohej dhe të paguant njerëz që punojnë kundër tij. Në këtë aspekt, më shumë se pasojat që mund të kishte rasti “Alika”, ajo që shqetëson është plogështia që po tregon qeveria e tanishme përsa i përket zëvendësimit të këtyre emisarëve të PD-së nëpër përfaqësitë e shtetit shqiptar. Një akt si ky i kreut të ambasadës shqiptare në kryeqytetin austriak e bën edhe më të besueshme hipotezën se edhe ai, ashtu si shumica e personelit diplomatik në ambasadat tona nuk ka ndërmend të kthehet në atdhe, duke mos qenë kështu as në nivelin e diplomatëve të diktaturës të cilët janë treguar korrektë deri ditën e fundit të shërbimit.
Dje burrat e ndryshme nga kryeqyteti i Austrisë, bënë të ditur se Ministria e Jashtme e këtij vendi do të bëjë tërheqjen për skarim ambasadorë shqiptar lidhur me falsifikimin e përmbajtjes së letres së kreut të shtetit austriak. Nuk dihet sa përhstrye do të bëjë shteti austriak. Nuk dihet sa përhstrye do të bëjë kjo tek drejtuesit e Ministrisë sonë të Jashtme, e cila deri tani nuk ka reaguar ndaj një veprimi të tillë.
Ndoshta Ministria e Jashtme mund të ngushëllohet me faktin se mësimi për të ndryshuar njerëzit, është i pranishëm në gjithë diktaturat dhe institucionet qëndrore të qeverisë së sotme. Mundet që qeveria “Nano 3” të kujtohet e të nxitohet ta bëjë vetë, në ditët e fundit të jetës së saj. Çdo hamendje kohë në drejtim të përpjekjeve për të amortizuar akuzat për revansh me një rrrokadë jetë të ngadalshme, si kjo që po vërehet deri tani, zgjat agoninë institucionale dhe duhet të ishte marrë fund e pakten një muaj më parë.
KJ
Futboll: Shqipëria mposht Irlandën e Veriut 1-0
Haxhi, Bushi dhe Hafizi i gëzohen golit të fitores ndaj Irlandës së Veriut në Zyrih
Foto REUTERS
Proceset ndaj VEFA-s dhe Xhaferrit, 1,2 milion humbin paratë
Borxhi “gjeneral” 33 miliard lekë
Faqe 7, 9
Çeka mbledh komisarët: Ja strategjia antikrim
Luftë kontrabandës, drogës e prostitucionit
Faqe 5
Greqi: Ndalohen 44 kallash e 60 kg drogë shqiptare
Dy të rinj shqiptarë arrestohen nga policia
Faqe 12
Konferenca e Ministrave të Jashtëm të donatorëve për Shqipërinë zhvillohet në mes të tetorit. Italia: Shtyrja dyjavore për arsye teknike