17/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 shtator 1997

Kuvend: PD, me grushta taksave

Imami, kushtetutë me ose pa PD. Teta: Gati dosja për ushtarakët e inkriminuar. Atentatori Ceta, 13 vjet burg për Berishën Faqe 3

RTV - Furtunë pas ekrani, shkarkohen 13 drejtorë

Rrënojat e minierës së Martaneshit ku gjetën vdekjen 6 minatorë Foto GENT SHKULLAKU

VEFA: Mes demonstruesve ka revanshistë

Alimuca: janë filmuar mingjit, njohim organizatorët Faqe 8

“Flamuri i Pages” vjen në Tiranë

Pasi ka shëtitur në të gjithë botën, “Flamuri i Pages” vjen në Tiranë. Është fjala për koncertin e madh festiv, i organizuar nga OKB, që do të zhvillohet sonte në Sheshin Kombëtar “Qemal Stafa”. Mesazhi i paqes, i transmetuar në të 5 kontinentet, doli rradhën të shfaqet përpara shqiptarëve. Nga vendet e Europës Lindore e deri përtej Paqësorit, koncerti madhështor duket se do të vazhdojë edhe më tej rrugëtimin e tij. Me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta të shtetit dhe të artistëve shqiptarë, me interpretimet e këngëtarëve të Edit Mihali, Ardit Gjebrea, Ledina Çela, Manjola Nallbani e etj, spektakli i mbrëmjes së sotme, në vendin që ka më shumë nevojë për paqe vjen në kohën e duhur. Do të jenë në këtë aktivitet me numra të tyre, veç të sipërpërmendurve, orkestrës së harqeve, bandës së ushtrisë, edhe grupe gjimnastikore, sportive etj që do ti japin atmosferën mikse stajes përpara publikut të Tiranës. Pasi do të ruhet në kryeqytetin shqiptar, “Flamuri i Pages”, do të vazhdojë transmetohet në masën e vet, në vende të tjera.

Tranzicioni fillon tani

Dje, parlamenti i ndezi dritën jeshile vendimit të qeverisë për rritjen e TVSH-së nga 12,5 përqind si dhe disa taksave të tjera për pjesën më të madhe të mallrave. Pavarësisht nga efektet pozitive që do të ketë një masë e tillë në të ardhmen, në zvogëlimin e deficitit buxhetor dhe treguesve të tjerë makroekonomikë, tani për tani, pas humbjes së parave në skemat piramidale, kjo do të jetë goditja më e rëndë për buxhetin e familjeve shqiptare. Pavarësisht se rritja e taksave është e drejtuar ndaj tregtarëve dhe prodhuesve, në fund të fundit është konsumatori ai që do të paguajë gjithçka, duke i blerë mjetet e jetesës më shtrenjtë. Edhe pa këto masa shtrënguese, si pasojë e luftës kundër evazionit fiskal dhe rritjes së menjëhershme të dollarit, çmimet e të gjitha artikujve dhe shërbimeve pësuan një rritje të ndjeshme, e cila e bëri jetesën e shqiptarëve edhe më të vështirë. Rritjes së pashmangshme të çmimeve i pasojë e masave të qeverisë për mallrat në përgjithësi i duhet shtuar fakti se për disa prej këtyre rritja do të jetë galopante duke pasur parasysh që për arsye të ndryshme këto kanë qenë të përjashtuara nga taksat. Kjo të bën të mendosh se për qeverinë e zotit Nano do të jetë shumë e vështirë të përballojë pa probleme këtë dimër të vështirë po të kemi parasysh se konsumi në këtë stinë rritet në mënyrë të ndjeshme. Në radhë të parë, ajo pjesë e familjeve me të ardhura minimale nuk ka qenë në gjendje të sigurojë mjetet e nevojshme për jetesë edhe më parë, jo më tani që nuk dihet si do t’i dalin dhe përballojnë sakrificat që rrjedhin nga masat e fundit. Po keqësimi i mëtejshëm i gjendjes ekonomike natyrisht mbart me vete problemet sociale, akuzimin i të cilave do të vinte në vështirësi të ardhmen e qeverisë. Kësaj i duhet shtuar edhe tendenca e tregtarëve shqiptarë për të spekulluar me ngritjen e çmimeve përtej atyre reale, me pretekstin e rritjes së taksave. Që tani po flitet për çmime që kalojnë dukshëm rritjen e shkaktuar nga ndryshimi i niveleve të taksave. Shembull për këtë është ndryshimi i çmimeve pas rritjes së dollarit. Po tani, edhe pse dollari ka rënë, çmimet mbetën në nivelet kur bileta e gjelbërt arrinte majat në raport me lekun. E rëndësishme është nëse do të qëndrojë indiferente qeveria përballë një tendence të tillë apo do të kontrollojë rritjen e pashmangshme të çmimeve. Keqësimi i gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare pa dyshim që do të bëhet “kalif i betejës” së opozitës në përpjekje e saj për t’u rikthyer në pushtet. Në këtë aspekt duhet thënë se propaganda qeveritare deri tani nuk ka bërë asnjë përpjekje për të sqaruar njerëzit se këto masa shtrënguese janë pasojë e drejtpërdrejtë e politikës diletanteske ekonomike të erës së tanishme, e cila i mashtroi shqiptarët me iluzionin e mrekullisë së rreme të piramidave. Në fakt, familjeve shqiptare do t’u duhet të bëjnë tani sakrificat që duhej të kishin bërë disa vjet më parë, kur Berisha krenoh(e) me piramidat duke treguar me gisht vendet e tjera të lindjes që vuanin pasojat e tranzicionit, ç’do për shqiptarët fillon tani.