Kryeministri Nano, dje pas kthimit nga SHBA - Qëndrim i ashpër për fajdet
Vehbi Alimuça fillon shpërndarjen e parave. Pak kreditorë mbeten të kënaqur
F. 3-11
Kosovë, rikthehet dhuna
Dhuna, me të cilën dje policia serbe pengoi zhvillimin e demonstratave paqësore të studentëve shqiptarë ishte e parashikuar.
Duke pasur parasysh përpjekjet e faktorit ndërkombëtar në drejtim të studentëve për të mos zhvilluar manifestimet e paralajmëruara, këshillimet e liderit të shqiptarëve Rugova dhe të një pjese të elitës së politikanëve kosovarë për të mos kaluar tani për tani në një hap të tillë, ishin një kartë e fuqishme në dorën e autoriteteve serbe për të mos lejuar apo të paktën për të penguar manifestimet në kërkim të kthimit në objektet shkollore. Veç kësaj duke ushtruar një dhunë shembullore me aktivizimin e tanke-ve, gazit lotsjellës e deri dhe helikopterëve që ditën e parë të protestës, ata që kanë nën komandë forcat policore të Serbisë, kanë synuar shmangien e një agravimi të mundshëm të lëvizjes së protestës në radhët e shqiptarëve, e cila mund të merrte një tjetër karakter. Përdorimi i dhunës ishte i parashikuar edhe si pasojë e situatës politike në Serbi dhe Jugosllavi. Për herë të parë në zgjedhjet e zhvilluar pak ditë më parë, Partia Socialiste e Millosheviçit nuk arriti të fitonte shumicën absolute për të siguruar qeverisjen pa nevojën e një koalicioni, ndërkohë që këtë të dielë kandidati socialist për president, Liliç do të konkurrojë në balotazh me ultranacionalistin, Sheshel. Për këtë arsye, çdo lëshim ose dalje e situatës nga kontrolli, do të komprometonte dukshëm shanset e kandidatit socialist dhe të ardhmen e partisë në pushtet. Kështu, veç presionit nga jashtë, kanë qenë edhe këto shkaqe që e kanë nxitur pjesën më të madhe të klasës politike të shqiptarëve të kërkojë shtyrjen e manifestimeve.
Megjithatë dhuna e egër e cila dje çoi në plagosje e gjymtyrë të thyera, në rrahje e arrestime të organizatorëve të protestës, është një veprim i dënueshëm. Mënyra, me të cilën autoritetet policore serbe trajtuan protestën e qytetarëve dhe paqësore të studentëve shqiptarë tregoi se Serbia është ende larg të qenit një vend demokratik, gjë që komprometon pretendimet e Beogradit për t’u rehabilituar nga bashkësia ndërkombëtare. Por, me e rëndësishmja është se preferenca për t’i u drejtuar mjeteve të dhunës, përbën një gur në rrota përsa i përket procesit ta saponisur të normalizimit të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, pa llogaritur faktin që dhuna favorizon lojën e rrymave maksimaliste të të dy palëve. Është kjo arsyeja që zhvillimet e tanishme në Kosovë ndiqen me shqetësim të madh nga opinioni publik ndërkombëtar.
Ndër të tjera, ngjarjet e djeshme të Kosovës, treguan edhe një herë paaftësinë e forcave politike shqiptare për të folur me të njëjtën gjuhë. Në vend që Berisha të mrekë me nismë Mitrovi[?] me fansat e tij kundër Nanos, do të ishte mirë që bashkë me kundërshtarët e tij politikë të organizonin tubime në përkrahje të të drejtave legjitime të shqiptarëve të Kosovës.
GAVROSH LEVONJA
Kryeministri Nano takohet dje në Rinas me zëvendësin e tij, Fino
foto Reuters
Armët: Fillojnë bastisjet, dhjetra të ndaluar
Në operacion tanke e autoblinda. Të parat vatrat e nxehta. Vlora në rresht për të dorëzuar armët. Rendi nxjerr statistikat, në duart e tij mijëra armë e municione
Përfundimi i afatit të dorëzimit. Policia hidhet në sulm
Vetëm një ditë pas përfundimit të afatit për grumbullimin e armëve, policia e rendit është hedhur në sulm. Kontrolle në banesa, në rrugë, në automjete, këto janë bazat kryesore ku kanë operuar uniformat blu në Tiranë dhe në të gjithë territorin e Shqipërisë. Që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, një vendim i titullarëve të lartë të Ministrisë e Brendshme ka urdhëruar të gjithë komisariatet e policisë nëpër rrethe që të fillojnë operacionin për marrjen e armëve dhe kapjen e autorëve që i disponojnë ato.
F 2, 13
Tanket, shkëpinj dhe gaz lotsjellës në protestë
Përgjigjet manifestimi i studentëve në Kosovë
F 4
Hajdari: Gjaku është në Kuvend
Në parlament për deklaratën e paralajmëruar
F 5
Hetuesit në Vlorë për provat e Zanit
Dhjetra denoncime nga vlonjatët në polici
F 6
Fekale në ujin e pijshëm deri në 2020
Riparimi i rrjetit kërkon qindra milionë
F 7
Bojka në Beograd, Gjünxhic iëzohet
Dështon takimi i parë mes krerëve të kryeqyteteve
F 9
Kapen armë, pranga kapobandave
Aksione të policisë në Berat dhe Fier
F 13
Dhuna në shkollë, bojkotohet mësimi
Gjirokastër: Goditja e drejtorit provokon protestat
F 15