Die konferencë shtypi e kryeministrit Nano - Përsëri kundër fajdeve
. Hetimet për paratë e pista. Firmat piramidale kanë bërë pastrim parash. Faqe 3.
28 maji i Serbisë
Pavarësisht nga dhuna që u përdor ndaj shqiptarëve të Kosovës në Prishtinë, shqiptarët në një farë mënyre duhet t’i thonë “faleminderit” regjimit serb.
Shqiptarët fituan atë që donin: diskreditimin e politikës primitive të Beogradit. Politika serbe në të gjitha cepat e Ballkanit ku flitet serbisht, mori goditje të ndryshme dhe humbi moralit në të gjitha aspektet. Në të njëjtën ditë që u keqtrajtuan shqiptarët në Kosovë, u zhvilluan mitingjet e opozitës në Beograd dhe në Republikën Serbe të Bosnjës, trupat paqeruajtëse të SFORIT kapën katër transmetues televizivë duke i dhënë kështu fund propagandës serbe kundra NATO-s. Në këtë mënyrë, Komuniteti Ndërkombëtar me në krye SHBA, e diskreditoi regjimin e Millosheviçit para dhe mbrapa: duke u treguar dhëmbët serbëve, duke u bërë të ditur se Marrëveshja e Dejtonit, e firmosur nga kryetari i shtetit serb, Slobodan Millosheviç do të zbatohet pikë për pikë, dhe në të njëjtën kohë duke u dhënë atyre goditjen morale në Prishtinë. Për Millosheviçin 1 tetori i vitit 1997 në Prishtinë, është si 28 maji i vitit 1996 në Tiranë për Berishën. Shqiptarët e dëshmuan botës se me serbët është vështirë të dialogosh dhe se një regjim i tillë mund të krijojë akoma probleme për Ballkanin. Ndërkohë edhe politika e jashtme tremujore e Tiranës shënoi në një farë mënyre suksesin e parë moral ndaj Serbisë. Takimi i papërsëritshëm Milo- Milutinoviç rifitoi një kuptim tjetër, që përkthehej: Tirana i zgjati dorën Beogradit për të hapur në mënyrë të civilizuar dialogun shqiptaro-serb, ndërsa Beogradi e mbylli këtë derë në mënyrë brutale në Prishtinë. Komuniteti Ndërkombëtar dhe i gjithë opinioni publik e kuptoi më mirë se kurrë se kush është regjimi serb dhe se pa presion të vazhdueshëm ndërkombëtar ndaj Serbisë, ekonomik dhe politik, Marrëveshja e Dejtonit nuk mund të vihet në jetë. Presionin më të madh duhet se do ta iniciojnë si gjithmonë amerikanët, arkitektët e Marrëveshjes së Dejtonit, për të cilët mosrealizimi i plotë i saj do të ishte një dështim i madh moral, ashtu sikurse dështimi i europianëve për t’i dhënë fund luftës në Bosnjë. Presidenti Klinton në fillim të mandatit të tij të dytë e bëri të qartë se politika amerikane do të merret më seriozisht se kurrë me Ballkanin. Dhe shenjat e para u dhanë. Po ç’vend zë Kosova në politikën amerikane? Është thjesht një mjet presioni ndaj regjimit serb, për ta shtrënguar atë të respektojë Marrëveshjen e Dejtonit, apo një tokë ku do të ketë më tepër meriton të jetojë në të ardhmen atë që ka fituar tani për tani moralish[?]? Apo pak nga të gjitha? Përpara formulës politike amerikane në Ballkan, politikës shqiptare në të dyja anët e kufirit, nuk i mbetet shumë për të bërë. Ashtu si Rugova, edhe Milo ka dhënë shenjan se do ta ndërtojë politikën shqiptare bazuar mbi rekomandimet e çdo buletini që botohet në Washington. Por politika shqiptare duhet të jetë e pavarur nga lëvizjet e mëdha që kërkojë më pak se sa mund të kërkohet. Pas dhunës së fundit që ndodhi në Prishtinë, shqiptarët e kanë gojën plot ta rrisin “pazarin” për Kosovën, pavarësisht nga ajo që mund të fitojnë.
foto G.Shkullaku
Kryeministri Nano dje gjatë konferencës për shtyp
Predha reaktive në pistën e avionave
Mister në Laprakë. “Ndoshta donin të asgjësonin avionin ushtarak”
. Predha reaktive në pistën e avionave. Eksplozivët e rrezikshëm i kanë vendosur disa persona me maska. Mister në fushën e Aviacionit dje në Laprakë. Ka qenë ora 11.30 kur një grup personash me maska, me shpejtësi rrufe, kanë ndaluar makinën e tyre pranë një avioni dhe pasi kanë lënë në tokë një thes të cilin kishte eksploziv, janë larguar në mënyrë të mistershme. F 2
Sulm me antitank mbi komisariatin e policisë
Sarandë plagoset një nga uniformat blu
. Sulm me antitank mbi komisariatin e policisë. F 11
Incident në sallën e Kongreseve
Takim i Fatos Nanos pas kthimit nga SHBA
. Incident në sallën e Kongreseve. F 3
Beogradi premtoi, ne po presim
Intervistë e Ministrit të Jashtëm Paskal Milo
. Beogradi premtoi, ne po presim. F 4
Hetimet për muajt e revolteve
Parlamenti aprovon propozimin Lesi
. Hetimet për muajt e revolteve. F 5
Digjen 1 miliard lekë cigare
Sulmi i policisë në Vlorë kundër kontrabandës
. Digjen 1 miliard lekë cigare. F 15