“Ne, në krye të fajdeve”
PD: Greva, protesta dhe demonstrata deri në rrëzimin e qeverisë Nano
Dje në miting, Berisha shpall aleancën me kreditorët - protestat sëbashku
Faqe 3
Nga rruga në tavolinë
PD dhe PS nuk kanë qëndrime të kundërta për kushtetutën. Ky përfundim i habitshëm, pas diskutimeve të zgjatura pesëvjeçare, u performua edhe nga qëndrimi i pjesës më të madhe të aleatëve që përbëjnë grupimet përkatëse. Të ulur përballë në tavolinën e debatit politik të së dielës, Gjinushi, Majko, Pollo dhe së bashku me ta Bushati e Hushi, kanë dëshmuar se politika shqiptare është mbi të gjitha viktimë e informimit të keq apo tekave politike. Kushtetuta është shembulli tipik i këtij përfundimi, në grackën e të cilit ranë politikanët e rëndësishëm.
Eni sur si një çështje kyçe e politikës shqiptare që në vitin 1991, dështimi i kushtetutës, më shumë se sa vullnetit të politikës shqiptare i dedikohet absurditetit të saj. Debati i njohur, i përsëritur me të njëjtin fanatizëm në vitet 1993, 1994, 1996 dhe 1997, ka rezultuar pa shumë baza. Pyetjen për domosdoshmërinë e kushtetutës të gjithë përgjegjësuesit politikë i janë përgjigjur “Po”. Ideës për ta realizuar atë sipas dispozitave kushtetuese, pra me një komision, i janë përgjigjur përsëri “Po”. Ndërsa konflikti dhe hezitimi është përqëndruar rreth afateve të aprovimit dhe punës së komisionit. Pollo, është befasuar më pas, kur ka mësuar se këto afate nuk ekzistojnë dhe se komisioni mund të vendosë apriori vetëm një ditë për përfundimin e punës. Një ditë, respektimi i së cilës, nuk është një çështje jetike.
Krahas befasisë së Pollos, Majko ka deklaruar se për pjesën dërrmuese të kushtetutës të gjitha partitë janë gati të japin konsensusin e tyre. Pikat e mbetura dhe të debatueshme, pesë ose gjashtë nene, është mirë të aprovohen përmes referendumi.
Zbulimi se mosmarrëveshjet për kushtetutën kanë qenë më shumë një keqkuptim se sa një kundërshti parimore, ka sjellë edhe befasira të tjera. Nga katër pikat bazë të diskutuar, përgjegjësit e pozitës dhe opozitës kanë vërejtur se janë dakort për tre prej tyre. E katërta, klima i PD në parlament, ka qenë më shumë një ndjesi opinionësh, ose një thirrje e palëve për kthimin në sallën e ligjeve.
Të ulur përballë njëri-tjetrit, në të njëjtën tavolinë, në praninë e një audience që nuk takë të vend për lojra politike, PD, PS dhe forcat e tjera, kanë formuar se kompromisi dhe mirëkuptimi nuk është një koncept i pamundur. Përkundrazi, ata kanë dëshmuar se Shqipëria vijon të jetë viktimë e teorisë së konfliktit, ose peng e mëri ve politike të momentit apo atyre të trashëguara.
Në një kontekst të tillë, kur vendi va rënë në grackën e mërive të mar(r)ëzisë kolektive, politika, duket si shtet e para që të jetë shembullin e logjikës. Por kjo fjalë e harruar, ose e nxjerrë jashtë fjalorit të përditshëm, nuk po merr ende vlerën e merituar. Thënia e vjetër e Aristotelit: “forca e bindjes nuk ka këmbë për të ecur”, duhet të jetë një motoja më e saktë e një politike, e cila, pasi e shkatërroi Shqipërinë, duhet të ketë së pakti kurajon, ta rindërtojë atë me sa më pak dhimbje dhe me kosto sa më të ulët.
Zani nuk u dorëzua, atë e arrestuam ne
Pas deklaratave të kapos së Vlorës në gjykatë - Flet shefi i policisë
“Duke e parë rrezikun e goditjes, ai lëshoi armën, ngriti duart lart dhe filloi të thoshte: ‘Ç’kini me mua, s’kam bërë krime’”
Ka reaguar ashpër kryepolici i Vlorës, Gjon Abazi, pas deklarimeve të Zanit në gjykatën e Tiranës. “Ai u kap në sajë të një aksioni të befasishëm të policisë”, thotë Abazi, i cili tregon hollësitë e arrestimit minutë pas minute
F 13
Lideri i opozitës, Sali Berisha në një miting në fushatën e 29 qershorit
Malaj: Borxhi VEFA 270 milion USD
Parlament- Interpelancë e ministrit të Financave
F 3
Një serb e një rumun në vend të dy grekëve
Kompromis në Selanik për mitropolitët, pritet përgjigja e Tiranës
F 5
BSPSh: Rritje pagash ose grevë
Memaliaj- Punëtorët ndërpresin punën për rrogat
F 7
Banda grabit arkën e fabrikës
Vorë- 8 vetë lidhin rojet me tel
F 2
Në Tiranë zbulohet depo eksplozivi
Në Laprakë granata, ndezësa dhe qindra fishekë
F 2
Fillon regjistrimi i viktimave të fajdeve
Ministria e Punës ringjall shpresat e kreditorëve
F 10
RIFFILLON Sezon i ri i TELEBINGO
RIFFILLON
Sezon i ri i TELEBINGO
Lexo në faqen 7