Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Enjte 9 Tetor 1997

Të mos arratiset Vehbi Alimuçaj

Urdhër i ministrisë së Brendshme për të gjitha pikat e kalimit kufitar VEFA - Qeveri, ora e përplasjes së madhe. Nano: Nuk më shqetëson kjo kompani mashtruese Urdhër i ministrisë së Brendshme për të gjitha pikat e kalimit kufitar Të mos arratiset Vehbi Alimuçaj VEFA - Qeveri, ora e përplasjes së madhe. Nano: Nuk më shqetëson kjo kompani mashtruese Faqe 2-3
Vehbi Alimuçaj Andi Bejtja

Ç'duhet të shpjegojë Nano

Masat ekonomike drastike të propozuara nga FMN dhe të aprovuara nga qeveria shqiptare mund të provokojnë një valë të re pakënaqësie te shumica e shqiptarëve, të cilët më shumë se për të ardhmen e Shqipërisë, për momentin, po mendojnë për kthimin e parave që humbën në të ashtuquajturat skema piramidale. Dhjami që shqiptarët vunë nga funksionimi i këtyre firmave po tretet dalëngadalë, dhe shtrëngimi i rripit në vlimin që ka caktuar FMN, ndonëse është e vetmja rrugë për të kapërcyer krizën, do t'i japë rezultatet vite më vonë, kur shqiptarët ndoshta do ta kenë humbur durimin. Qeveria ka zgjedhur rrugën e duhur, siç u shpreh dhe kryeministri Nano “reformat të përgjegjshme, por radikale dhe agresive”, por kabineti qeveritar po bën pak, për të mos thënë aspak, për t'u shpjeguar shqiptarëve këto reforma të domosdoshme. Shqiptarët e thjeshtë, për të cilët është hera e dytë brenda pak vitesh që po e shtrëngojnë rripin kaq fort, kanë nevojë të dinë se ç'është TVSH, si dhe sa do të ndikojë ajo në jetesën e tyre, sa do të jetë kosto e dhimbjes, sa do të zgjasë ajo si dhe si do të procedohet konkretisht me paratë e tyre, të humbura në skemat piramidale. Është koha që si deputetët e maxhorancës ashtu dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, të zbresin në bazë dhe të sensibilizojnë e t'i shpjegojnë shqiptarëve me fjalë të thjeshta, dhe jo me gjuhë disertacionesh, koston e reformës apo “shansin e fundit”. Kryeministri Fatos Nano dhe në të njëjtën kohë kryetari i PS, duhet t'u shpjegojë disa nga të vërtetat të tij të pakënaqur me politikën e djathtë të qeverisë, se pse ai u detyrua të ndjekë një politikë më të djathtë se vetë ish qeveria e djathtë e demokratëve. Ndonëse qeveria Nano mund ta ketë shumë të qartë misionin që ka marrë mbi supe dhe rrugën që duhet të ndjekë, shqiptarët e thjeshtë janë të paqartë për pakëten e masave ekonomike dhe për përgjegjësitë që ata duhet të marrin mbi shpatullat e tyre si individë. Dhe sidomos historikisht dhe moralisht, shqiptarët nuk e kanë të qartë se ku ishin, nga po vinë dhe ku po shkojnë. Për të nxjerrë mësime nga e kaluara, shqiptarët duhet të dinë se çfarë ndodhi me Shqipërinë dhe periudhën Janar-Mars, kush ishin shkaktarët e vërtetë të krizës, ç'kanë qënë e ashtuquajtura skema piramidale, kush kanë qënë elementët ndërkombëtarë që u përfshinë në këtë krizë, etj. Dhe të gjitha këto nuk duhen bërë më shumë për të denigruar fajtorët se për t'i nxjerrë përgjegjësinë historike, për të kuptuar të ardhmen, për të kuptuar marrëveshjen 6 mujore të Anpazatimit me FMN, për të kuptuar rekomandimet e Romës dhe të Brukselit. ANDI BEJTJA
Andi Bejtja Fatos Nano Mazreku Shqipëri Romë Bruksel

Lajme të shkurtra

Fitorja e thellë e Metës, shton shqetësimin e socialistëve PS, frikë nga fraksioni F 5 Lideri i PD në konferencë shtypi, analizon protestat PD nuk lejon grupime F 4 Katër të rinj në pranga - dyshohen për vrasje Kapen maskat që terrorizonin njerëzit F 14 Përfundojnë hetimet - dosja Mazreku në gjykatë Ish deputeti ka pranuar akuzën F 2 Dje, ndryshon projektligji i zhvillimit ekonomik të vitit Qeveria rinovon buxhetin '97 F 11 KE, 1.7 milion ECU për pesticidet shqiptare Europa heq mbetjet kimike në Durrës F 9 RIFILLON Sezoni i ri i TELEBINGO Lexo në faqen 7
Meta Mazreku Durrës Europë

Kryetarët e Bashkive nisin grevën

Kr erët e pushtetit lokal protestojnë kundër Nanos Krerët e pushtetit lokal protestojnë kundër Nanos Kryetarët e Bashkive nisin grevën “Kërkojmë të ndiqen penalisht bodigardët e kryeministrit, që nxorrën jashtë kryetarin e Fushë-Arrëzit” Edhe kryebashkiakët do hyjnë grevë. Çdo ditë premte, 64 kryetarët e bashkive të Shqipërisë do të protestojnë ndaj qeverisë Nano. Për rreth dy orë të kësaj dite të gjithë punonjësit e institucioneve bashkiake, do ndërpresin punën në shenjë proteste. F 7
Andi Bejtja Fushë-Arrëzit Shqipëri