Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 10 Tetor 1997

Interpol ndjek bosët e fajdeve

Shpërndahen në disa shtete listat dhe fotot e të arratisurve nga Shqipëria Ministria e Brendshme shqiptare, marrëveshje për të sjellë në Shqipëri fajdexhinjtë e shumëkërkuar Shpërndahen në disa shtete listat dhe fotot e të arratisurve nga Shqipëria Interpol ndjek bosët e fajdeve Ministria e Brendshme shqiptare, marrëveshje për të sjellë në Shqipëri fajdexhinjtë e shumëkërkuar Faqe 2
Shqipëri

Kreditorët e harruar

Më shumë se mitingjet dhe konferencat e shtypit të Sali Berishës, më tepër se deklaratat optimiste të qeveritarëve, sidomos ato për rivendosjen e rendit, skena politike shqiptare momentalisht po dominohet nga konflikti ndërmjet qeverisë dhe kompanisë më të madhe të ngritur gjatë këtyre viteve të fundit, “VEFA Holding”. Pas çdo dite zbulohen fakte dhe kundërfakte, bëhen akuza dhe kundërakuza nga të dyja palët. Dhe ndërsa të gjithë ndjekin me kureshje këtë betejë deklaratash nga më të ndryshmet, objekti kryesor rreth të cilit zhvillohet kjo luftë intensive, paratë e kreditorëve, janë lënë krejt në harresë. Në të vërtetë, nga beteja “VEFA-Qeveri” kreditorët jo vetëm nuk kanë ç’fitojnë, por shtohen gjasat për të humbur edhe atë që mund të merrnin. Ndërsa qeveria flet për transparencë, hyn në konflikt me Alimuçajn për vendosjen e administratorëve dhe administrimin e objekteve në pronësi të kompanisë rentiere, përmend FMN-në dhe pengesat që mund të vinë nga obstruksionizmi i presidentit të “VEFA-s”, ajo deri tani ka bërë shumë pak për të komunikuar me kreditorët për këto çështje që në fund të fundit kanë të bëjnë me paratë e tyre. Si pasojë, vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre mund ta kenë disi të qartë synimin e masave të qeverisë ndaj “VEFA-s” dhe kompanive të tjera rentiere dhe mënyrën me të cilën do të mund t’i fusin përsëri në dorë paratë e tyre. Në fund të fundit, kreditorëve më shumë u intereson nëse është apo nuk është “VEFA” piramidë, nëse merret me pastrim parash apo mbijetojnë falë aktiviteteve të ndershme, e kështu me radhë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për presidentin e kompanisë, Dr. Vehbi Alimuçaj. Ky, ndërsa polemizon rregullisht sa me ministrin Malaj, “delene zezë” të tij, tani dhe me kryeministrin Nano, ndërsa premton se “do të shpërndajë paratë, se do të tregohat korrekt”, se “nuk do të presë në besë kreditorët”, etj, deri më sot nuk ka treguar konkretisht nëse e disponon shumën e nevojshme të parave apo të mundohë t’i qetësonte depozituesit duke u treguar të paktën një burim të vetëm nga do i vinin paratë. Është me të vërtetë një paradoks që kreditorët, rreth parave të të cilëve bëhet kjo luftë, deri tani janë lënë jashtë loje. Për masën e madhe të kreditorëve të kompanisë “VEFA” do të ishte më mirë që në vend të konfliktit ndërmjet zotit Alimuçaj dhe zyrtarëve tanë më të lartë, t’i shikonin të dy palët “ndërfutëse”, “VEFA-n”, kompaninë pesëqesërte të Vehbi Alimuçajt dhe qeverinë tranzitore të Nanos, të uleshin në një tavolinë në kërkim të zgjidhjes më të mirë që ata të merrnin atë “maksimum të rikuperueshëm” të përmendur nga Nano disa muaj më parë. GAVROSH LEVONJA
Sali Berisha Ceka Malaj Nano Gavrosh Levonja Shqiptare

Alimuçaj dhe Ceka, tregojnë arratisjen

Pëllumb Xhaferri, djali i “Gjeneralit” nga Lushnja duke ngrënë banane në Turqi Kreu i VEFA flet pas masave për bllokimin e tij Alimuçaj dhe Ceka, tregojnë arratisjen Urdhër i ministrit të Brendshëm. Bllokohet në Rinas helikopteri i kompanisë VEFA Ka reaguar në mënyrë të rrufeshme presidenti i VEFA, Vehbi Alimuçaj, ndaj lajmit për largimin të mundshëm të tij nga Shqipëria. “Nuk kam arsye për t’u arratisur, sepse jam zot në pronat e mia dhe i lidhur në besë me investitorët”, ka deklaruar Alimuçaj. F 3
Pëllumb Xhaferri Ceka Meta Lushnjë Turqi Rinas Shqipëri

Eksploziv në linjën elektrike

Ndalohet dhjetra të dyshuar pas një akti sabotimi F 6