Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 14 Tetor 1997

Bomba vret tre fëmijë

Tragjedi dhe tmerr në Kashar. Një predhë artilerie masakron trupat e vogëlushëve Lot dhe zi në shtëpinë e engjëjve. Prindërit tregojnë ndarjen fatale nga djemtë e tyre të vetëm Faqe 2 Fotografitë e tre fëmijëve që humbën jetën nga shpërthimi i bombës Foto G. Shkallaku
G. Shkallaku Kashar

E djathta dhe e majta

Kur Fatos Nano, në rolin e kryeministrit, do të deklaronte se Qeveria është e angazhuar në realizimin e reformave agresive të djathta, pak vetë e kanë kuptuar thelbin e saj. Thënia është marrë si shkjarje djathtas PS, e jo si ndërmarrje e detyruar reformash emergjente të qeverisë së koalicionit. Në një letër të hapur që ish lideri i PS Servet Pëllumbi, i bënte Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të partisë, kritikohej ashpër kjo tendencë e Nanos. Janë të shumtë qytetarët që janë trembur dhe presin tashmë me ankth radikalizimin e situatës ekonomike, që nuk po ndihet deri më tani. Moskuptimi i qytetarëve vjen edhe për shkak të akdemizimit të theksuar të Nanos në trajtimin e problemeve të ndjeshme social-ekonomike. Por nga deklarimet e Nanos, kanë mbetur të kënaqur përfaqësuesit e lartë të organizmave euro-atlantike dhe ky është hapi i parë i qeverisë shqiptare për zhbllokimin e projekteve të Qeverive Meksi dhe mundësinë e marrjes së ndihmave të tjera për vendin. Nano e ka kuptuar tashmë se çfarë u pëlqen atyre të dëgjojnë. Sipas Pëllumbit, programi i të majtës, nuk mund të pranojë “masa me karakter të djathtë të imponuara”. Këtë gjë, ai e mbështet në thënien e kryeministrit se “Bibla politike e veprimtarisë së ardhshme të PS, është programi politik i qeverisë së re që është i qendrës së djathtë”. Teza e Pëllumbit niset mbi faktin se në një vend tejet të varfër si yni, duket një kontradiktë absurde zbatimi i një programi të djathtë pa një klasë të tillë të konsoliduar. Por në rastin konkret bëhet fjalë për reforma, të cilat kjo qeveri është e detyruar t’i kryejë dhe që janë të realizueshme. Dhe në fund, kur arrihet vendosja e rendit makroekonomik, i kërkuar nga FMN e BB, vjen ulja e çmimeve, rritja e ndihmës sociale e përmirësimi i pagave e pensioneve, gjë që është në favor të shtresave të varfëra. Kjo mund të jetë llogaria dhe domethënia e deklaratave të Nanos, që padyshim nuk ka ndërmend të ndryshojë elektoratin e tij. Kjo është rruga e vetme që i ka mbetur liderit të PS për të realizuar programin e shtresave që përfaqëson. Një politikani si Nano e ka marrë parasysh se me reformat e para do të shtojë pakënaqësitë brenda radhëve të partisë së tij, por për preokupimin kryesor mbetet kalori i derkombëtar, mbështetja e të cilit do të sjellë para dhe stabilitet ekonomik dhe për rrjedhojë jetëgjatësinë e kësaj qeverie. Faksioni i brendshëm, që rrezikoi pak kohë më parë Berishën, mbetet një pak i rëndësishëm për Nanon në KPD momentin. Zërat që mund të dalin kundër tij në Konferencën Kombëtare të PS, nuk e shqetësojnë kryeministrin, i cili edhe nga burgu ka ditur të “vërë zap” partinë që drejton. Letra e fundit e Pëllumbit, megjithë sensin tepër social të saj, e ka dëmtuar pa masë Fatos Nanon për të lënë të besueshmë kartën e tij ndërkombëtare. Ai tashmë duket se e ka përkthyer letrën e ish nënkryetarit për ta patur me vete si valixhen diplomatike, gjatë udhëtimit për në Romë e Bruksel. ALFRED PEZA
Fatos Nano Servet Pëllumbi Berishën Alfred Peza Romë Bruksel

VEFA tjetër sfidë për qeverinë Nano

Me 16 tetor ligji i transparencës në Gjykatën Kushtetuese Alimuçaj kërkon shfuqizimin e Nenit 7 mbi kompetencat e administratorëve. Nis një tjetër duel në dyert e drejtësisë Midis kompanisë VEFA dhe qeverisë shqiptare do të ketë përsëri një gjyq të ri. Në Gjykatën Kushtetuese, VEFA ka kërkuar rishikimin e një neni të ligjit të transparencës së miratuar nga Kuvendi Popullor më 30 korrik. Neni mbi vendosjen e administratorëve me të drejta të plota në kompanitë që kanë marrë hua nga publiku do të jetë objekt kryesor i këtij gjyqi. F 13
Alimuçaj Nano

Thirrje dhe rubrika të faqes së parë

Socialistët reagojnë pas letrës së ish-nënkryetarit Akuzat e Pëllumbit, jo në kohën e duhur F 3 Dje ambasadorët europianë drejtë pune me PD BE: Berisha, hyni në parlament F 3 Maksim Hasani kërkon leje për të takuar shokun e tij Deputeti komunist, një pulë për Mazekun F 7 Devoll, rrezikohen nga shpërthimi forcat e rendit Vret me bombë policin e pajtashëm F 17 Mbetet jashtë Shengenit fqinj[i] jugor i Shqipërisë Emigrantët shqiptarë përjashtojnë Greqinë F 5 Meidani takim dhe premtime me Stefanopulos Shkolla greke në të gjithë vendin F 5 RIBILLON Sezon i ri i TELEBINGO Lexo në faqen 7
Pëllumbit Berisha Maksim Hasani Mazekun Meidani Devoll Shqipëri Greqi