Berisha: S’dua të shkoj në Romë
Mbrëmë pas takimit Pollo - Islami, ish presidenti tërhiqet nga delegacioni qeveritar
Islami: Ne ishim të sinqertë, fatkeqësisht opozita u përgjigj negativisht
Faqe 5
Dogan[a] denoncon policinë: Na pengoi
Dogana denoncon policinë: Na pengoi
Kontrabanda e cigareve në prokurori
F 9
Pesë vjet burg për Suden
Pretenca e prokurorisë për firmën e fajdeve
F 6
Nano mes Ballkanit e Kosovës
Pavarësisht nga gama e gjerë e problemeve dypalëshe që diskutuan dje në takimin e tyre, kryeministrat e Greqisë dhe Shqipërisë, Ballkani dhe e ardhmja e tij zunë një vend jo më pak të rëndësishëm.
Por, ndërsa flasin për një Ballkan “europianizuar”, Simitis, Nano dhe politikanë të tjerë, janë të ndërgjegjshëm për problemet tepër të vështira, të trashëguara nga krijimi e shteteve të këtij rajoni par rënies së Perandorisë Otomane. Është e qartë se një Ballkan i tillë as nuk mund të imagjinohet pa gjetur zgjidhje për këto probleme, të cilat kushtëzojnë marrëdhëniet dypalëshe. I ndërgjegjshëm për këtë, por edhe i entuziasmuar nga deklaratat homologut të tij Nano dhe prirjet e reja në politikën e jashtme shqiptare, kryeministri Simitis, siç mësohet nga bashkëpunëtorë të tij, ka biseduar me kryeministrin shqiptar për një takim dypalësh me presidentin jugosllav, Millosheviç në samitin e Kretës, që do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm. Të njëjtën gjë duket se po bën në kryeqytetin jugosllav, ish-kryeministri, Micotaqis, i cili sot, në takimin me Millosheviçin mund të hedhë idenë e takimit të këtij me Nanon. Por, lidhur me një takim të tillë, Nano thuhet të ketë paraqitur rezerva, të cilat, më shumë se me arsyet e paraqitura prej tij, lidhen me gjendjen në Kosovë. Në fakt, pala shqiptare, që para takimit Milo- Milutinoviç, kishte deklaruar se e lidhte të ardhmen e dialogut shqiptaro- serb me hapat që Beogradi do të ndërmerrte në Kosovë. Por demonstratat e studentëve shqiptarë dhe dhuna e policisë serbe e përdorur kundër tyre, mungesa e rezultateve në bisedimet dypalëshe për arsimin, dhe sikur të mos mjaftonin këto, sulmi i radhës mbi disa posta policie serbe i “misteriozes” UÇK dhe raprezalja e pushtetit serb mbi banorë shqiptarë të fshatrave, janë shenja për një prognozë pesimiste për normalizimin e gjendjes në Kosovë. Por mbi të gjitha, Beogradi ka tepër vështirë të ndërmarrë hapa në favor të shqiptarëve pasi kjo do të favorizonte qarqet ekstremiste serbe në zgjedhjet presidenciale që do të përsëriten pas dy muajsh. Rezultati në provën e parë që nxorri fashovit Shesheli e bëjnë edhe më të ligjshëm ngurrimin për të bërë lëshime.
Megjithatë, Nano ka nevojë të shoqërojë me hapa konkretë deklaratat e tij rreth dëshirës për mirëkuptim dhe bashkëpunim të rajon apo për dialog me Beogradin për të zgjidhur problemet. Veç kësaj, atij i duhet e t’i ofrojë dhe një kënaqësi mikut të tij Simitis, i cili siç dihet ka ndërmarrë nismën për një Këshill të Ballkanit. Por më i rëndësishëm është fakti se po nuk u shfrytëzua momenti i tanishëm, atëherë do të duhet një kohë relativisht e gjatë për t’iu rikthyer dialogut Tiranë- Beograd që do të vonojë proceset “europianizuese” aq të dëshëruara të Ballkanit.
G. LEVONJA
Greqia, partnerja kryesore e Shqipërisë
Kryeministri Nano pret homologun e tij grek Simitis dje në Rinas Foto GENT SHKULLAKU
VEFA-Qeveri në Kushtetuese
Fajdet, sot vendoset fati i transparencës
F 11
Bomba plagos rëndë dy fëmijë
Shpërthen granada, shpëtojnë mrekullisht
F 7
Kondi: Do hapet dosja e Berishës
Pas akuzave dhe kërkesës së fraksionistëve të PD
Ministri i Drejtësisë Thimio Kondi, i dërgon shkresë kryetarit të Komisionit për Pastërtinë e Figurave: Të verifikohen dosjet e kryesisë së PD
Dje sipas një informacioni dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Ministri i Drejtësisë Thimio Kondi, ka rihapur me një shkresë të thjeshtë debatin e komisionit të verifikimit të figurave. Në bazë të këtij dokumenti zyrtar, Kondi i kërkon kryetarit të Komisionit Nafiz Bezhani “verifikimin e figurave që përbëjnë kryesinë e Partisë Demokratike shqiptare”.
F 5
Sonte në Radio KOHA
Në ekskluziv me Adi Kraste[n], Ardit Gjebrea.
Intervistë dhe një nga këngët e albumit të ri.
Dëgjoni Radio KOHA sonte në ora 22.00
MË 9 NËNTOR
Koncerti “Projekt Jon”
Bashkëpunimi i parë: Ardit Gjebrea me “Koha Jonë”
LEXONI FAQE 18
RIFILLON
Sezoni i ri i TELEBINGO
Lexo në faqen 7