Zhduken sekretet e policisë
Në arkivat e Ministrisë së Brendshme mungojnë dhjetëra dosje për të kaluarën e ish zyrtarëve. Shefi i SHIR-it: Gjetëm sirtarët bosh
Krerët e policisë në të gjithë vendin në sitën e urgjencës. Kërkesë prokurorisë: Kthsi është pjesë e uniformave në fajtë
Faqe 2
Bujarë, jo dorëlëshuar
Nano me të vërtetë kthehet nga Roma vetëm me 12 milion dollarë me të cilët do t’i duhet të plotësojë nevojat lidhur me pagesat energjente, po ai ka në xhep kambialin për një bashkëpunim afatgjatë, i cili do t’i sigurojë në të ardhmen një shumë ndoshta disa herë më të madhe se 350 milion dollarët e kërkesës së paraqitur prej tij.
Në fakt, kjo kërkesë u vlerësua si e pranueshme edhe nga Shqipëria si do nga konkluzionet, do të ketë një vështrim projektesh. E vërteta është se kryeministri shqiptar ndryshe nga paraardhësit, më tepër se të holla që më parë kishte kërkuar programe në drejtim të rimëkëmbjes së institucioneve demokratike dhe gjithë vendit në përgjithësi. Gjithsesi, duke gjykuar në aspektin ekonomik, mund të thuhet se donatorët janë treguar bujarë po jo dorëlëshuar. Këtu, sigurisht ka ndikuar edhe eksperienca e keqadministrimit të ndihmave nga qeveritë e mëparshme.
Duke u nisur nga vlerësimet e pjesëmarrësve, në radhë të parë, ministrit të jashtëm italian Dini dhe zotit Vranicki, mbikqyrësit e zhvillimeve shqiptare që nga fillimi i marsit, konferenca e djeshme e Romës mund të konsiderohet një sukses për kryeministrin Nano. Fjalët e mira të thëna për kthimin e vendit drejt normalizimit demokratik dhe të stabilitetit ekonomik, duke larguar përfundimisht rrezikun e zhytjes së vendit në vorbullën e luftës civile, të shoqëruara këto edhe me ruajtjen e pranisë ndërkombëtare në Shqipëri, janë treguesi më i mirë se rruga e përshkuar nga qeveria shqiptare gjatë këtyre muajve nuk është e gabuar. Por kryesorja është se mënyra e reagimit të qeverisë ndaj detyrave që iu caktuan tre muaj më parë po në Romë ka bërë që të sigurohet mbështetja ndërkombëtare e nevojshme për të hedhur hapa të tjerë.
Në fakt konferenca e djeshme e Romës, më tepër se në aspektin ekonomik, konsiderohej si një bankprovë ku qeveria shqiptare do të merrte OK-in politik për të shkuar me pretendime ambicioze pas pak ditësh në Bruksel.
Sugjerimi i vetëm i bërë dje në Romë kishte të të bënte me nevojën e një bashkëpunimi më të gjerë, ku të përfshihet e gjithë opozita. Por, duke qenë në dijeni të asaj që po ndodh në Shqipëri, një vërejtje e tillë më tepër i adresohet Berishës, i cili është i vendosur të ndjekë vijën e refuzimit ndaj të gjitha ofertave. Shembulli më i freskët ishte mosshkuarja e tij në Romë së bashku me Godon e Ngjelën. Pavarësisht nga shakaja, duke mos shkuar në Romë ai ka ka shtuar dozën e antipatisë ndaj tij në qarqe ndërkombëtare. Fakti që dje, Berisha është shprehur se do ta rishqyrtojë shkojë në Bruksel mund të merret si një pendim dhe një përpjekje për të korrigjuar gabimin e bërë.
Mbyllet konferenca ministrore e Romës
Shqipëria siguroi 112 milion USD për bilancin e pagave dhe deficitin. Në pranverë edhe 381 milion USD të tjera. Qesja dhurohet në Bruksel
Kryeministri Fatos Nano kaloi dje me sukses provimin e Romës
Foto G.Shkullaku
Mbyllet konferenca ministrore e Romës
Qeveria Nano merr “diplomën e pjekurisë”
Shqipëria siguroi 112 milion USD për bilancin e pagave dhe deficitin. Në pranverë edhe 381 milion USD të tjera.
Qesja dhurohet në Bruksel
Lidhur me ndihmat financiare që pritet të konkretizohen në Bruksel qeveria shqiptare arriti të marrë konfirmimin dje për 12 milion dollarë që do të përdoren për bilancin e pagesave, 100 milion dollarë do të zhbllokohen deri në mars të ‘98 për deficitin buxhetor. Po në pranverë pritet të konkretizohet ndihma e emergjencës prej 381 milion dollarësh dhe më pas të nënshkruhet marrëveshja afatmesme për 6 vitet e ardhshme për një shumë 1.2 miliard dollarësh të kërkuar nga qeveria shqiptare.
F 11
Berisha: Do shkoj në Bruksel
Lideri demokrat do marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve
F 5
Karapici lideri i PD të Tiranës
Dje demokratët e Tiranës përfunduan konferencën
F 5
Killeri shuajti 6 pjestarë të familjes
Motra dhe kunata e vrasësit ishin shtatzëna
F 13
Karburantet shqiptare dyfishojnë çmimin
Nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike
F 11
Vrasja e Kombinatit, fiksohen autorët
Pesë të rinj kërkohen për krimin ndaj Xhabafit
F 6
ME 9 NËNTOR Koncerti i “Projekt Jon”
Bashkëpunimi i parë: Ardit Gjebrea me “Koha Jonë” LEXONI FAQE 18
ME 9 NËNTOR
Koncerti i “Projekt Jon”
Bashkëpunimi i parë: Ardit Gjebrea me “Koha Jonë”
LEXONI FAQE 18
RIFILLON Sezon i ri i TELEBINGO
RIFILLON
Sezon i ri i
TELEBINGO
Lexo në faqen 7