PD futet në grevë urie
Vendim i papritur i demokratëve kundër “territ informativ”. Ngujohen para RTSH
Berisha kërkon çadër për katër deputetët grevistë. Forcat speciale rrethojnë televizionin
Faqe 3
Tërmet në PS, priten ndryshime
Shpalloset strategjia e re e partisë që udhëheq vendin
F 3
Na legalizoni me 8 Nëntor
Komunistët shqiptarë takohen me Skënder Gjinushin
F 3
Libri blu i perëndimit
BRUKSEL - Nëpërmjet vendimit përfundimtar të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, perëndimi i dha një OK të madh kryeministrit Nano dhe qeverisë së tij.
Pasi u deklarua zyrtarisht se për të rindërtuar Shqipërinë, në harkun e 3 vjetëve të ardhshëm janë krejtësisht të gatshme 600 milion dollarë, zv/presidenti i Bankës Botërore, z. Lin tha: “Tani qeveria shqiptare nuk ka pse frikësohet se ku do t’i gjejë paratë pas 6 muajsh”. Asnjë kusht politik nuk iu vu qeverisë shqiptare në këtë konferencë. Pyetjes së një gazetari për arsyen e injorimit nga Konferenca të thirrjes së “Helsinki Watch”, z. Lin iu përgjigj: “Konferenca e Romës i ka dhënë OK të plotë politik Brukselit”. Kryeministri Nano, në hapjen e konferencës pranoi para donatorëve se Shqipëria ende nuk ka kulturën politike të perëndimit. Ndërsa opozita është shumë larg epitetit “luajal” - deklaroi kryeministri. Mosprania e PD në parlament, braktisja e konferencës së Romës nga ana e Berishës si dhe thirrjet e tij për mitingje të përditshme dhe zgjedhje të parakohshme, detyruan OSBE dhe KE të angazhohen para donatorëve për kthimin e normalitetit në marrëdhëniet pozitë - opozitë në Shqipëri. Veçanërisht KE mori përsipër të angazhohet për funksionimin normal dhe të plotë të parlamentit shqiptar, që nënkupton hapur futjen e PD në të.
Donatorët që përfaqësonin 24 shtete dhe 11 organizata ndërkombëtare ekonomike dhe politike, ishin të ndërgjegjshëm se populli shqiptar duhet të ndihmohej për të kapërcyer krizën e thellë ku e çuan piramidat dhe kokëfortësia politike. Ata vendosën që vetëm për fondet e asistencës sociale të akordojnë 30 milion dollarë (nga 25 milion që kishte kërkuar qeveria shqiptare). Gjithashtu donatorët miratuan vendimin e qeverisë shqiptare për të rritur pensionet dhe pagat që në fillimin e vitit tjetër. Ndikim të veçantë pati thirrja e përfaqësuesve amerikanë për konferencën. “Populli shqiptar ka bërë shumë sakrifica në rrugën për demokraci, ndaj tani është momenti që të mos e zhgënjejmë”, deklaroi përfaqësuesi i SHBA-së.
Vendimi dhe miratimi i këtyre masave do të thonë se perëndimi ka vendosur që qeveria të punojë pa tensione sociale, greva e manifestime.
Megjithëse nuk pati kushte, Brukseli vuri disa detyra para qeverisë Nano. Per donatorët, rëndësi parësore kanë reformat në administratën publike, sistemin gjyqësor dhe reformën institucionale. Ndërsa “Libri Blu” i perëndimit kërkon reforma, “Libri i Bardhë” i Berishës do dokumentojë këto reforma.
EMIN BARÇI
Foto GENT SHKULLAKU Genc Pollo në spitalin ku u shtrua Pjetër Arbnori në grevën e urisë kundër “territ informativ”
Pasuritë e piramidave do t’i jepen popullit
Pas kthimit nga Brukseli flet ministri Malaj
F 4
Shqipëria ura e fundit e drogës
Ministrat e brendshëm të 17 vendeve vizatojnë hartën e narkotrafikut
Nga Taxhikistani, helmi i bardhë vjen në vendin tonë për t’u shitur më pas në tregun europian
“Traifku i drogës, niset nga Taxhikistani dhe finalizohet në Shqipëri”. Konfirmimi bombastik, është hedhur mbi tavolinat e 17 Ministrave të Brendshëm, në një takim të tyre në Stamboll. Ka qenë lufta kundër trafikut ilegal ndërkombëtar, në zonën që rrethon Detin e Zi, tema e aktivitetit më të rëndësishëm të vitit në nivelin e ministrave të këtyre shteteve. E futur në hartën e njërës prej rrugëve të tranzitimit të drogës, Shqipëria figuron tashmë si stacioni kyç i rrugëtimit të gjatë klandestin.
F 2
PD nuk ka fytyrë njeriu
Pas zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar reagon Musaraj
F 5
Arrestohen 12 trafikantë shqiptarë
Epidemi droge në Greqi, për 24 orë kapen 6 grupe
F. 12
Fajtor për tragjedinë, kapiteni italian
Tragjedia e Otrantos, shkon dhe presidenti Meidani
F 13
ME 9 NËNTOR
Koncerti i “Projekt Jon” Bashkëpunimi i parë: Ardit Gjebrea me “Koha Jonë” LEXONI FAQE 18
BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË U/10/97