Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë 25 Tetor 1997

Policia, kavo për grevistët

Vazhdon greva e urisë e katër demokratëve. Partitë shkojnë tek të ngujuarit e makinës Qeveria vendos: Asnjë makinë para RTV. Mbi 60 të arrestuar nga protesta e PD Faqe 2-5

Prapë ti usta?

NGA ANDI BEJTJA PD ka vendosur që edhe pas furtunës së marsit që kaloi Shqipëria dhe dy mijë viktimave, të mos i lërë shqiptarët të qetë, mesa duket deri sa të plotësojë ëndrrën për të ardhur në pushtet apo deri sa të shndërrohet në një parti tërësisht qesharake. Greva e urisë e katër prej liderëve të saj kryesorë, Azem Hajdari, Vili Minarolli, Shaban Memia e Ylli Vejsiu, përballë godinës së TVSH si shenjë proteste ndaj “terr[it informativ që TVSH po aplikon ndaj mitingjeve të PD”, më shumë i shërben qesharakizimit të PD-së se sa forcimit të saj. Menjëherë pas lajmit të grevës së urisë të katër deputetëve, shumë njerëz bënë pyetjen: prapë këta? PD bashkë me liderin e saj Sali Berisha po veprojnë dhe reagojnë sikur të jenë në vitin 1990, sikur Nano të jetë Enver Hoxha, sikur Perëndimi dhe SHBA të jenë akoma krah tyre dhe ç’është më e keqja, PD po vepron sikur ka harruar që ka qenë pesë vjet në pushtet, që gjatë sundimit të saj ka ndodhur një tragjedi kombëtare, që Shqipëria për pak ishte në prag të humnerës. Edhe pse Berisha dhe PD nuk mund të nxjerrin asnjë përfitim nga këto greva adoleshentesh, këto veprime gjithsesi acarojnë nervat e shqiptarëve që po përgatiten të përballen me një dimër të vështirë për shkak të gabimeve të PD-së gjatë pesë vjetëve të shkuara. Në qoftë se PD dhe Berisha nuk kanë moral apo ka ligje ky shtet apo ka vetëm një kryeministër që mendon më shumë për elektoratin e Romës dhe të Brukselit se sa për elektoratin shqiptar, apo ka një President që me kanunin primitiv të një pajtimi neveritës kombëtar kërkon të duket më i mirë se sa partia e tij dhe më i mirë se vetë ligji? Për të ardhur deri te këto greva destruktive PD-në e ndihmoi edhe parlamenti shqiptar kur miratoi amendamentin Arbnori për hir të kompromisit në kurriz të ligjit, po e ndihmon dhe Presidenti shqiptar e në këtë kallëzim me gjak të historisë së Shqipërisë të katër muajve të fundit, kërkon të vendosë një gur artificial pajtimi kombëtar. Ka ardhur koha dikush t’i kujtojë PD-së dhe Sali Berishës se Shqipëria dhe shqiptarët janë më të rëndësishëm se sa Sali Berisha, Azem Hajdari, Vili Minarolli, Shaban Memia, Ylli Vejsiu... Dhe këtë mund ta bëjë vetëm ligji.
Andi Bejtja Azem Hajdari Vili Minarolli Shaban Memia Ylli Vejsiu Shqipëri Romë Bruksel

Katër deputetët e PD, dje pak çaste përpara se policia t'u hiqte makinën e grevës Foto Reuters

Vdes një fëmijë, 10 të helmuar

Alarm nga pesticidet, në rrezik 80 mijë njerëz Familjet lushnjare peticion parlamentit: “Bllokoni zonën e vdekjes” Familjet lushnjare peticion parlamentit: “Bllokoni zonën e vdekjes” Sasia të konsiderueshme pesticidesh, që sipas burimeve të Komitetit të Mjedisit kapin shifrat 25 ton, rrezikojnë 80 mijë banorët e qytetit të Lushnjës dhe të zonave përreth. Së paku një fëmijë nga fshati Karbunarë ka vdekur në spitalin e Lushnjës (nga kontakti me pesticide të hedhura pa kujdes) dhe rreth dhjetë persona të tjerë janë helmuar nga gazi dhe kar depo e pesticideve është hapur në qendër të qytetit - tha një burim nga Lushnja që nuk pranoi të identifikohej. F 9
Lushnjë Karbunarë

Kampionati, rrezik nga balta

Sot luhen ndeshjet e javës së shtatë të futbollit F 23