Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Diel 26 Tetor 1997

CIA depërton në SHIK

Mbërrijnë në Tiranë instruktorët nga SHBA. Do të përgatisin agjentët e fshehtë shqiptarë Kryetari Klosi: Më 1 Nëntor institut special për Shërbimin e Fshehtë Faqe 2
Klosi Tiranë SHBA

Të jesh deputet

NGA KIÇO BLUSHI Të jesh deputet në Shqipëri nuk është e njëjta gjë si të jesh deputet në një vend perëndimor. Nuk e kam fjalën vetëm për anën materiale (rroga, zyra, makina, sekretaria), pasi nuk është kusht që niveli i lartë material i rrit domosdo cilësitë njerëzore, sepse edhe mund t’i shkatërrojë. Në këtë kuptim edhe cilësitë e deputetit varen nga niveli i tij kulturor, nga përgjegjësia që ai ndjen, nga lidhja e moralitetit të tij me politikën e nga mënyra se si ndërton marrëdhëniet me zgjedhësit, me partinë që e ka kandiduar dhe me jetën parlamentare. Njeriu publik me moralitet nuk e përdor imunitetin si mburojë, pasi ai në çdo çast është i detyruar të jetë “i zbuluar” para opinionit publik. Ka një konfuzion dhe moskuptim të rolit të deputetit gjatë gjithë këtyre viteve në pluralizëm. Meqë ai është i zgjedhur dhe përfaqësues i pushtetit më të lartë, prej nga burojnë pushtetet e tjera, deputeti i ka dhënë vetes fuqi të pakufizuar në drejtim të rregullimit të interesave vetjake, klanore, ose partiake. Shumica e deputetëve të kaluar, për hir të rotacionit të zgjedhjeve e humbën mandatin, por nuk e humbën pronat, pasuritë, shtëpitë luksoze e paratë e pakufizuara që buruan nga të qenit deputet. Nga që gjatë pesë viteve të kaluara nuk jua ky imazh për deputetin, ekziston me zëra real që kjo traditë e keqe të ripërsëritet, duke legjitimuar kësisoj formulën: sa jemi deputetë të rrëmbejmë edhe ne ç’ka mbetur se nesër mund të jemi të papunë e të përjashtuar (ose të rrezikuar), si paraardhësit tanë! Keqkuptimi rrezikshmërisë së imunitetit ka prurë jo pasojat shfrytëzime të pakëndshme jo vetëm në jetën parlamentare, por edhe në jetën sociale. Të kesh imunitet nuk do të thotë që t’i heqësh frerët egoizmit e arsyes, d.m.th. të vrasësh, të mallkosh, të fyesh apo të trajtosh cilindo që nuk shkon në avazin tënd. Midis qenies njerëzore deputeti duhet të jetë më i përgjegjshmi për veprimet e për fjalën që thotë, pasi pesha e fjalës është krier i vlerave të tij. Në fakt nga i jep fjalorët që u vesh shpalljen lideri është lënë të kuptohet sikur deputeti që shan, fyen, rrihet, përplaset duar e këmbë, vetëqeveron me uri, injoron e tall të tjerët, d.m.th. poshtëron atëherë e prapë, nga qenia “është me imunitet” d.m.th. me fuqi të pakufizuar, pra ky lloj “udhëheqësi” quhet edhe “deputet i suksesshëm” sepse kështu ka kënaqur jo vetëm krerët e partisë, por edhe popullarizimin i cili ka dominuar politikën shqiptare e sidomos fushatat elektorale duke e vulosur me podiune vulgaritetin në vend të ideve dhe alternativave. Edhe grevat e urisë po hyjnë, fatkeqësisht në këtë hullí. “Ngjarja Mazreku” nuk do të kishte ndodhur jashtë këtij konteksti dhe kuptimi vulgar të rolit të deputetit me imunitet pa skrupuj që po lulëzohet në jetën parlamentare shqiptare. “Berisha e ka[?] quajtur imunitet dhe imuniteti parlamentar kësisoj quhet “jallorën me ndyrë”[?] … një deputet ndjen[?] në këtë mund të i nënshtrohet kandidatësh[?] d.m.th. “farmi[?]” politik i tillë për të bërë veprime të komanduar nga instiktet e jo nga arsyeja. Ky verbalizëm kësisoj bind vetëm e tjetrët për vepra vetëm Vijon në faqë 5
Kiço Blushi Fatos Lubonja Mazreku Shqipëri

Zani: Ja se si më ruajnë

Intervistë ekskluzive e kapos së Vlorës nga qelia Nr.5 "Vetëm unë e Mazreku mbyllemi me dy palë çelësa e ruhemi me bodigardë" “Vetëm unë e Mazreku mbyllemi me dy palë çelësa e ruhemi me bodigardë” Myrteza Çushi, 28 vjeçari vlonjat, i njohur si kapo i ka kryeqytetit të revolteve, nuk mund e rrëfejë gjatë pa folur në shtyp. Ai kishte javë që heshtë, shumë më parë se mbrëmja e 28 shtatorit, kur ai u pranua nga policia e qytetit të tij. Dhe vetëm një muaj pas arrestimit dhe izolimit në burgun 313 në Tiranë, Zani ka pranuar të japë intervistën e tij të parë nga qelia, dhe jo si dikur kur i jepte në qendër të Vlorës. F 7
Zani Mazreku Myrteza Çushi Vlorë Tiranë

Njoftime në faqen e parë

Vazhdon greva e deputetëve të PD Policia heq rrethimin F 3 Vlora reagon pas veprimeve të fundit të Berishës Gratë vlonjate: Do vimë në Tiranë F 3 Ministria e Brendshme, gati procesi për togat e zeza Do nisin hetimet për 17 gjyqtarë F 9 Zbulohen fakte për përgjakjen e Jugut Padi për masakrën e Përmetit F 21 Aleksandër Meksi shkruan për ngjarjet në PD Endrra e mbetur e përgjysmuar F 12 Fatos Lubonja, komenti për ngjarjet e fundit Jo vetëm për bukën e gojës F 10
Fatos Lubonja Aleksandër Meksi Myrteza Çushi Vlorë Tiranë Jugu Përmet