Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Mërkurë 29 Tetor 1997

Partitë nxjerrin PD nga greva

Mbrëmë në orën 22.30 merr fund greva e katër deputetëve. Nëntë parti firmosin për zbatimin e amendamentit Arbnori Berisha, fitorja e dytë ndaj opozitës. Tryeza Godo: RTV me rregullore të re. Hajdari, luftë deri në rrëzimin e Nanos Faqe 3
Berisha Godo Hajdari Nanos Arbnori

PD, lamtumirë reformim

Duke gjykuar nga përbërja e kryesisë së re të PD, e dalë nga Kuvendi i fundit, të krijohet përshtypja se e ardhmja e partisë më të madhe të opozitës është e lidhur me ndryshime të rëndësishme. Fakt është se nga kryesia e mëparshme me përjashtim të katër emrave, mungojnë ato të gjithë protagonistëve të tjerë, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në partinë që drejtoi vendin në këto pesë vitet e fundit. Sigurisht, largimi nga forumet drejtuese të partisë të Meksit, Shehut, Zhulalit, Musarajt, Spanisë apo ish-ministrave të tjerë, të cilët kishin braktisur PD në periudha të ndryshme do t’i shërbejë Berishës për t’u faturuar këtyre gabimet, paaftësinë apo shfaqje të tilla si korrupsioni etj, të formuluara këto në akuzat e opozitës së mëparshme. Po mënyra me të cilën kanë funksionuar mekanizmat e drejtimit të partisë dhe qeverisë, të cilat ishin totalisht në dorën e komandant Berishës, e komprometojnë dukshëm një përpjekje të këtij lloji. Në njërën nga mbledhjet e fundit të këshillit kombëtar të partisë së tij, Berisha pranoi përgjegjësitë si për humbjen në zgjedhje ashtu dhe për të metat në qeverisje. Në këtë mënyrë, kjo nuk duhet të kishte kaluar pa i nxjerrë probleme Berishës në procesin e kurorëzimit për herë të dytë të tij si kryetar i PD. Në fund të fundit, edhe sikur të mos kishte gabuar vetë, mbi Berishën do të rëndonte përgjegjësia për “mëkatet” e njerëzve të tij planprishës. Por më shumë se kjo, duke parë emrat e panjohur që figurojnë në listat e kryesisë apo të forumeve të tjera drejtuese apo njerëzit që punonin me të në presidencë, zhduket përfundimisht çdo iluzion rreth mundësisë së reformimit të kësaj partie, e cila, tani, së shumti se kurrë është kthyer në një çiflig të Berishës. Kjo u pa jo vetëm në mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet për në forumet drejtuese, po dhe nga organizimi i kuvendit, ku shumica e delegatëve ishin përzgjedhur vetëm për të lënë në krye të partisë Berishën. Njerëzit e rinj të zgjedhur në kryesinë e PD, duke munguar eksperienca si dhe autoriteti i nevojshëm nuk besoj se luajnë rolin e protagonistit në “politikën e rrugës”, armën e preferuar të Berishës. Si pasojë ata do të jenë të aftë vetëm për të shoqëruar në duartrokitje dhe brohoritje fjalimet e komandantit. Fakti që se partia u hodh poshtë ideja e ekzistencës së fraksioneve, tregon se PD do të vazhdojë t’i humbasë trajtat e një formacioni politik të mirëfilltë duke u kthyer në një instrument të verbër në shërbim të realizimit të ambicieve politike të Sali Berishës. Dënimi i fraksionizmit me justifikimin se “jemi parti e mendimit të lirë, nuk ndryshon shumë nga sloganet e Hoxhës lidhur me “demokracinë e brendshme” në radhët e PPSH. Duke shuar shanset e reformimit PD i bën një shërbim dyfish të madh pozitës. GAVROSH LEVONJA
Sali Berishës Meksit Shehut Zhulalit Musarajt

Arrestohet djali i Nehat Kullës

Policia ndalon 18 vjeçarin. Në makinë iu gjetën dy armë Forcat speciale ndodheshin në operacion në lindje të Tiranës. Shoku i Kullës i shpëton darës policore, shpallet kërkimi Dje ka rënë në duart e policisë së kryeqytetit djali i Nehat Kullës. Forcat speciale të Ministrisë së Brendshme janë ndeshur krejt rastësisht me djalin e 18 vjeçarit Robert Kulla në një nga rrugët e kryeqytetit, ku me vete i kanë gjetur një kallashnikov dhe një pistoletë, ndërkohë që mbi duart e tij ata nuk kanë nguruar të vend[e?] F 7
Robert Kulla Tiranë Kryeqytetit

Njoftime në faqen e parë

Tre 20 vjeçarët ishin arratisur nga burgu, qëllohen nga policia Grekët vrasin tre shqiptarë F 2 Nano takohet me prokurorin italian antimafia “Duart e pastra” edhe në Shqipëri F 5 Kapen dhjetëra vula, mes tyre ambasadash e ministrish “Shteti” i falsifikuar zbulohet në Tiranë F 2 Identifikohen 41 kufoma, deri të shtunën edhe 11 Otrantos i mungojnë edhe 40 persona F 13 Qeveria riparon gabimin, fajdet tronditen Administratorët e VEFA, rimarin detyrën F 11 Policia lokale: Akuzohen për vrasje dhe përdhunime Banda e Shkodrës me 13 pranga F 15 ME 9 NËNTOR Koncert i “Project Jon” Bashkëpunimi i parë. Ardit Gjebrea me “Koha Jonë” LEXONI FAQE 18
Ardit Gjebrea Nehat Kullës Shqipëri Tiranë Otranto Shkodër