Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 31 Tetor 1997

Rikthehet 29 Nëntori

Parlamenti ndryshon përsëri datën e Çlirimit të Shqipërisë Debatet mes deputetëve - Lufta e Dytë ende nuk mbaruar Parlamenti ndryshon përsëri datën e Çlirimit të Shqipërisë Rikthehet 29 Nëntori Debatet mes deputetëve - Lufta e Dytë ende nuk mbaruar Faqe 3
Shqipëri

“Çlirimi” i politikanëve

Është ndryshuar përsëri, dhe këtë herë me vota, data e Çlirimit të Shqipërisë. Gjatë seancës së djeshme të parlamentit, grindjet mes deputetëve vërtetuan thënien e deputetit Ngjela se “në Shqipëri nuk ka mbaruar ende Lufta e Dytë Botërore”. Pikërisht mbas 53 vjetësh, shqiptarët gjenden ende në dilemē për datën e Çlirimit të shtetit të tyre. Nëse një i huaj do të pyeste se kur është çliruar Shqipëria, përgjigja më e saktë do të ishte: “Të djathtët thonë më 28 nëntor, të majtët më 29 nëntor dhe nuk dihet se ç’do të ndodhë pas katër vjetësh”. Fakti që një shtet nuk e ka ende të stabilizuar ditën e çlirimit të tij nga pushtuesit nazi-fashistë, është dëshmia më e pastër e vënies së politikës mbi gjithçka. A u çlirua vërtet Shqipëria më 29 nëntor apo këtë datë e caktoi Enver Hoxha? A është datë e saktë ajo që vendosën deputetët e PD para katër vjetësh? A duhej ta ndryshonte PS dje festën e çlirimit? Të gjitha këto pyetje, politikanët shqiptarë i bënë vetes dhe u përgjigjën po vetë, duke marrë përsipër jo vetëm të bëjnë politikë, por edhe të shkruajnë histori. Dhe përfundimi: Dy data që ndryshojnë sa herë ndryshon qeveria. Nxënësit që morën në dorë tekstat e para tre vjetëve, mësuan në librin e historisë se vendi i tyre ishte çliruar më 28 nëntor. Të tjerë, do të lexojnë këtëj e tutje se Shqipëria u çlirua më 29 nëntor. Dhe kjo, sepse autor i teksteve të historisë vazhdon të jetë politika dhe jo historianët. Deputetët shqiptarë treguan dje se nuk kanë nevojë për leksionet e historianëve dhe dëshmitë e arkivave. Ata u përpoqën të rrëfenjë se kush ka luftuar më shumë, partizanët apo ballistët dhe akuzuan njëri-tjetrin si falsifikatorë të historisë. “Historia nuk mund ta ndryshojë disa historianë debilë apo politikanë të dështuar”, tha dje Pandeli Majko, i cili nuk është historian, por eksponent i një partie politike e megjithatë mori përsipër, në emër të një grupi deputetësh të kërkojë ndryshimin e datës së çlirimit. A është çliruar Shqipëria më 28 apo 29 nëntor? Zgjedhja e njërës prej këtyre datave, sado e vërtetë të jetë, kur bëhet nga politikanë merr brënda akuzave politike, mbart subjektivizëm. Ndryshimet politike dhe jo historike, kanë krijuar dhe po vazhdojnë të krijojnë në Shqipëri precedentë të rrezikshëm me historinë e shkruar si që ka patur vendin. Fakti se për gjithë atë histori qindra vjeçare të Shqipërisë, ka aq pak faqe të shkruara, flet, dhe pasojë e traditës së keqe për të fshirë atë që është bërë më parë. Ndryshimi i djeshëm nga politikanët i datës së Çlirimit të Shqipërisë, pavarësisht i saktë apo jo, e vendos vendin e tij në një datë historike, ku la shqiptarëve në derë një debat, ndoshta u la shqiptarëve me 29 nëntor dhe jo atëherë kur u çlirua Shqipëria, dhënë njëra palë, ndoshta u kërkohet tani dhe Berisha, të ndryshojë përsëri datën kur të vijë në pushtet. Ky fundmëtori i marrëdhënieve që ka ngjarë të përsëritet, pensë atë kohë që politikanët do të vazhdojnë ta shkruajnë politikën. Dhe në të vërtetë e politikanëve shqiptarë mundet për të dëshmuar.
Ngjela Enver Hoxha Pandeli Majko Berisha Shqipëri

VEFA: Nuk pranojmë administratorë

Mbetet pezull vendimi i qeverisë për firmën huamarrëse Alimuçaj: "Nuk do të pranojë asnjë formë administrimi... Do t'i drejtohem gjykatave ndërkombëtare" "Ekspertët kontabël vendas megjithëse në zbatim të vendimit të Qeverisë dhe ligjit të transparencës, dje nuk u pranuan nga drejtuesit e lartë të kompanisë VEFA, për të filluar administrimin e kësaj kompanie". Janë shprehur dje për KJ, zyrtarë të lartë pranë Qeverisë. Ndërkohë, presidenti i kompanisë VEFA pas vendimit në d[?]m nga qeveria, ka kundërshtuar vendosjen e administratorëve të përkohshëm. F 11
Alimuçaj

Tituj të faqes së parë

Të hënën, takimi Nano-Millosheviç SHBA mbështesin samitin e Kretës F 4 Mblidhet Këshilli drejtues i RTV, pas grevës së urisë Nuk njohim asnjë marrëveshje politike F 5 Procesi Mazreku, dëshmon vetëm Gramoz Ruçi Si e ndihmova Azemin e plagosur F 7 Hije skandali edhe mbi universitetet shqiptare Laboratorët mund të përgatisin drogë F 6 Krerët lokalë të Tiranës për mbledhjen e armëve Ligj i posaçëm për çarmat[o]sjen[?] F 2 Sekuestrohen 80kg canabis dhe 60 mijë USD mall i vjedhur Brisku zbret në Përmet F 17 MË 9 NËNTOR Koncerti i “Projekt Jon” Bashkëpunimi i parë: Ardit Gjebrea me “Koha Jonë” LEXONI FAQE 18
Nano Millosheviç Gramoz Ruçi Azemin Ardit Gjebrea Kretës Tiranë Përmet