02/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

2 nëntor 1997

Tirana në shtetrrethim

Mbi 250 makina të ndaluara, sulm mbi trafikantët e drogës dhe kriminelët e kërkuar . Faqe 2 Me duar të pastra Kryeministri Fatos Nano ka rimarrë edhe njëherë në fillim të kësaj jave temën e korrupsionit shtetëror, kur gjatë një takimi ai i deklaroi prokurorit italian të Antimafias se operacioni “Mani Pulite” (Duart e Pastra) është një eksperiencë e vlefshme edhe për Shqipërinë. Pavarësisht se Pier Luchini Vinja, kishte ardhur në Tiranë për të hetuar lidhur me mundësinë e depërtimit të kriminalitetit italian në firmat piramidale shqiptare, deklarata e kryeministrit merr një angazhim më të gjerë. Si do të trajtohet pas 29 qershorit korrupsioni shtetëror? Ç’do të bëhet me ata që gjatë viteve të pushtetit të PD i bënë pis duart e tyre në kontrabandën e naftës, në trafikun e armëve, në shitblerjen e proceseve gjyqësore apo në ankandet e privatizimit? Po në të njëjtën kohë me shefin e tij edhe ministri i Drejtësisë deklaroi në konferencën e fundit për shtyp, se në drejtësinë shqiptare ka pasur një korrupsion mbytës dhe se së shpejti nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të ngrihet një komision i verifikimit të figurës së gjyqtarit. Të dy përfaqësuesit e lartë të shtetit nuk bënë, në fakt, gjë tjetër, veçse i rikujtuan shqiptarëve, këtë javë, refrenin që kanë përsëritur na pashim gjatë pesë vjetëve opozitë. Gjithë kësaj kohe, pika ku socialistët dhe partitë rreth tyre kanë goditur më me forcë qeverinë e PD, ka qenë korrupsioni shtetëror. Në gojën e liderëve të ish opozitës dhe në faqet e shtypit, u bënë thuajse banale historitë e Arsidit, anijes Sotiris, shoqërisë “Shqiponja”, etj, etj. Për pesë vjet me radhë ish-opozita është rrekur t’u mbushë mendjet taksapaguesve se paratë e tyre po venë dëm, se ato po glabërohen nga makina gjigande e korrupsionit shtetëror. Kjo ndër të tjera ka qenë edhe një nga temat më të rrahura gjatë tre fushatave të fundit elektorale, kur socialistët dhe aleatët e tyre kërkuan të merrnin votat e shqiptarëve. Ndërsa sot punët janë ndryshe. Ish opozita ka në dorë të gjitha institucionet shtetërore, por nuk është parë të kërkohet fillimi i hetimeve për ndonjë ish funksionar të lartë, aq shumë të përfolur gjatë kohës së qeverisjes së PD. Për më tepër, megjithëse në duar e saj janë të gjitha arkivat e dikastereve, ende nuk është publikuar as edhe një dokument që të shërbejë si provë për akuzat e mëparshme. Sot njerëzit e ashpër të ish opozitës nuk mund të vazhdojnë më të kënaqen me deklarata evazive se vendit i duhet një operacion duart e pastra, apo çfarëdo komisionesh për verifikimin e ish shtetarëve. Për pesë vjet me radhë ata i kërkuan shqiptarëve të votonin kundër PD, sepse ajo i kish vjedhur. Ndërsa tani u takon ose të tregojnë me gisht hajdutët ose t’u kërkojnë të falur zgjedhësve për votat që u rrëmbyen në emër të anti- korrupsionit. ANDI BUSHATI

Gjatë një aksioni të forcave speciale në Tiranë

Çeka e Imamit luftë për kontrollin e partisë

Votimi për Sekretarin e Përgjithshëm përçan Asamblenë e liberal demokratëve Kongresi i PAD, zgjidhet kryetari me 100% të votave Asambleja e PAD, nuk arrin dot të zgjedhë sekretarin e përgjithshëm, të kësaj partie. Megjithëse është votuar dy herë gjatë fazës së fundit të Kongresit të Parë të kësaj partie, asnjë nga kandidaturat e paraqitura për këtë post, nuk ka mundur ta kalojë pragun e dy të tretave, të nevojshëm sipas statutit për të marrë fronin e numrit dy të partisë. F 3

Rikthehet Ajdin Sejdia

Paguhen për gropën e famshme mbi 4 milion dollarë F 7

Trupat e fundit, 11 fëmijë

Përfundon identifikimi i viktimave të Otrantos F 19

Nano ka harxhuar miliona dollarë

Berisha, përsëri mitingje dhe konferenca shtypi F 5

Kosova, gjithçka në duart e dy shteteve

Serbët reagojnë për takimin Nano - Millosheviç F 4

Policia kap 7 mijë dollarë fallco

Ndalohet një person me para të falsifikuara F 6

ME 9 - 10 NËNTOR “Projekt Jon” në koncert

ME 9 - 10 NËNTOR “Projekt Jon” në koncert Komisioni i shortit njofton lexuesit e gazetës “Koha Jonë” se ditën e martë datë 4 Nëntor do të shpallen edhe fituesit e çjer... [sic] që nga data 5 - 9 Nëntor ora 9.00 - 15.00 fletushat e shpallura do të paraqiten pranë redaksisë për të tërhequr biletat falas. Fituesi duhet të jetë i pajisur me dokumentin ose certifikatën me fotografinë. Në rast të kundërt nuk përfiton biletën.

Sot, me 32 faqe

Çmimi 50 lek