Alimuçaj dje në prokurori: Administratorët të vijnë që nesër në mëngjes Faqe 7
Alimuçaj dje në prokurori: Administratorët të vijnë që nesër në mëngjes
Faqe 7
Bixhoz me historinë
NGA ANDI BEJTJA Kryeministri shqiptar Fatos Nano tha se foli “shqipën europiane” me Presidentin e Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç, ndërkohë që ky i fundit doli fitimtar nga takimi duke folur një “serbishte ballkanase”. Nano e cilësoi takimin si historik, por bilanci i takimit duhet thënë se nuk ishte pozitiv për palën shqiptare, përveçse e nxorri Nanon si lider të shqiptarëve “më modern se ç’duhej”. Ndërkohë që ekziston një iniciativë gjermano-amerikane, e cila kërkon autonominë për Kosovën, Nano kërkoi më pak se kaq duke bërë të paqenaur 2 milionë sh- sa Millosheviçi mund të mendonte, pasi vetë Presidenti jugosllav është shprehur disa herë në bisedime private me diplomatët e huaj se është i gatshëm ta kthejë autonominë që u mori kosovarëve. Nëqoftëse Nano nuk kërkon dot sa shqiptarët e Kosovës apo Rugova, nuk ka pse mos të kërkojë të paktën sa ç’kërkon Kinkel apo Klinton. Pavarësisht se sa kërkoi dhe çfarë mendon Nano për çështjen e Kosovës, fatin e saj nuk e vendos Tirana, as Greqia apo ndonjë vend tjetër ballkanik. Me këtë takim Nano nuk luajti vetëm bixhoz me historinë, ai jo vetëm pezmat[?]oi shqiptarët e Kosovës, por gjithashtu edhe një pjesë të diplomacisë Perëndimore, e cila e ka bërë të qartë se paqen në Ballkan nuk mund ta sjellin ata që shkatërruan luftën. Me shprehjen e tij “Millosheviçi është aq i ri sa pasi ka bërë luftën mund të bëjë dhe paqen”, Nano indirekt e ashtu si Millosheviçi direkt sfidoi gjykatën tribunale në Hagë, të ngritur posaçërisht për krimet e luftës në Jugosllavi. Ndërkohë që Perëndimi po përpiqet të izolojë Millosheviçin (këtë e tregoi edhe reagimi pas zgjedhjeve në Malin e Zi) dhe në kohën kur Presidenti jugosllav nuk di se ç’do të bëhet me shtetin e tij, Nano me takimin 90 minutësh të Kretës ia të kuptohej se Millosheviç mbetet njeriu kryesor për negocimin e çështjes shqiptare e më gjerë. Kjo kartë ndoshta do t’i shërbejë partisë së Presidentit jugosllav për të qëndruar përsëri në pushtet. I veshur me papion, ndërsa Millosheviçi me kollare, pasi nuk mori asgjë por vetëm fshol pe, mund të thuhet se Nano u vu përballë Millosheviçit si kamarieri përballë klientit, në restorantin me emrin Greci. Çfarë i servir Nano, Millosheviçit për të ngrënë, këtë do ta tregojë historia.
Berisha: Padi kundër Nanos
Opozita kërkon të shkaktojë krizë në pushtetin lokal F 5
Opozita kërkon të shkaktojë krizë në pushtetin lokal
Berisha: Padi kundër Nanos
F 5
Flota e refugjatëve, tani në atdhe
Nis operacioni italian për kthimin e anijeve shqiptare F 11
Nis operacioni italian për kthimin e anijeve shqiptare Flota e refugjatëve, tani në atdhe F 11 Gjykim i përshpejtuar për “vajzat e trotuarëve” Arrest në burg për prostitutat F 2 Nano pas kthimit nga Kreta, sqaron takimin Millosheviç të takojë Rugovën F 3 Zhbllokohen 3.900 ton lëndë djegëse në Durrës Tërhiqet dogana, “çlirohet” vajguri F 15 Futboll, përsëri rrëmujë në fushën e Lushnjës Gurë dhe shashka kundër durrsakëve F 23
Gjykimi përshpejtuar për
PS, jo rregullores së hekurt
Grupi socialist kundërshton masat ndëshkimore
Grupi i deputetëve socialistë nuk votoi dje projekt rregulloren e brendshme që mund t’i kthente ata “nën diktatin e kartonit”.
Ata hodhën tej pretendimet në emër të disiplinës, të drejtuesve të lartë, që synonte një votim “en block” asnjëherë kundër vendimeve të partisë. Projekt rregullorja e grupit parlamentar të PS, pësoi shumë ndryshime. Madje ajo nuk u miratua, shumë ndryshime…
Presidenti i kompanisë VEFA, Vehbi Alimuçaj. Foto ARMANDO BABANI
Qeveria dërgon denoncimin, Prokuroria nis hetimet. Fletëthirrje për bosin e kompanisë
Gramoz Ruçi: “Po ta bëja unë një rregullore të tillë, ju do të më cilësonit diktator”