08/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 nëntor 1997

Berisha: Nano, ky është fundi

“Qeveria të japë dorëheqjen. Ajo është si në të dyzetat e saj” Tjetër konferencë shtypi e kryetarit të PD, analizon 100 ditët e qeverisjes Lufta dhe pagja në 100 ditë Deklarimet 100 ditore të 5 viteve të fundit të pluralizmit shqiptar, duket se nuk kanë marrë fund sëbashku me zgjedhjet e 29 qershorit. Madje ato nuk është se janë mbërthyer vetëm në selinë qendrore të demokratëve, të cilët kanë bërë radiografinë e zezë të socialistëve. PD dhe kryetari i saj Berisha, 100 ditë pas marrjes së votbesimit absolut nga qeveria e kryesuar prej Nanos, nuk ka kërkuar asgjë më shumë sesa dorëheqjen e kryeministrit shqiptar. Në krahun tjetër, i ashtuquajturi fraksion në një hije brenda PS, ka vërejtur se 100 ditët e Nanos nuk kanë shërbyer më së shumti në politikën e jashtme, në marrëdhëniet e qeverisë së majtë me fqinjët dhe partnerët ndërkombëtarë. Brenda kësaj furtune 100 ditëshe qever- fortune 100 ditëshe qeverisëse, më e qetë ka qenë vetëm zyra në katin e dytë të Këshillit të Ministrave, nga ku kryeministri Fatos Nano nuk ka lëshuar asnjë deklarim rreth tre muajve të tij në krye të Shqipërisë. Nano është mjaftuar me rutinën e punës së tij, me debatet në lidhje me samitin e Kretës apo me mbledhjen e përditshme të qeverisë. Kryeministri në vigjilje të 100 ditëve ndoshta ka takuar Çekën dhe Malajn, më të suksesshmit e kabinetit të tij, veçanërisht në kohën kur rrugët nacionale të Shqipërisë janë të qeta dhe afro 1 miliard e gjysëm dollarë janë akorduar në Konferencat e Romës dhe Brukselit. Kaç i ka mjaftuar premierit shqiptar të injorojë zhurmën kalendarike të oponentëve të tij. Në fakt Nano beson se 100 ditët e para të qeverisë së tij janë më shumë se të suksesshme, po të kujtohen kushtet kur bëri betimin tre muaj më parë në Pallatin Presidencial. Pagja pas luftës së pranverës, eliminimi i bandave kriminale, arrestimi i bosëve mafiozë, shmangia e përplasjeve me opozitën në parlament dhe vjelja e shumë të hollave nga perëndimi, janë të mjaftueshme që lideri i PS të shprehet se 100 ditët e tij janë të suksesshme. Kreta, nga ana tjetër, është vetëm hapi i parë në invers, karshi një politike tradicionale që është mbërthyer në vitin 1992 te Konferenca Islamike. Por PD dhe opozenca e PS, vazhdojnë të kritikojnë dhe sulmojnë Nanon, të kontestojnë pikërisht atë që qeveria duke se ka realizuar: Hapjen e shpejtë dhe qytetarinë mes palëve. 100 ditët e para të qeverisë Nano duket se nuk janë momenti i reflektimit të punës së saj. Në vetvete dita e 100 e kabinetit Nano u shfaq si momenti kur krahu “sui generis”, u përpoqen jo të tregojnë shenjat e paqes, por planet e luftës. Të një lufte të hapur, që nuk pjek paqe në asnjë çast. As në ditën kur qeveria hap shishen e 100 të shampanjës.

Qeveria dënon grevën e Lokaleve

Administrata bashkiake bojkoton punën F 5

Dhjetra dosje për uniformat jeshile

Ndahen hetimet për shkrirjen e ushtrisë shqiptare F 9

Kombinati, vritet një polic

Mbrëmë, përgjaket

Ja si u bëra prostitutë

Një 15 vjeçare tregon tragjedinë e saj përpara hetuesve E rrëmbyer në Tiranë dhe pastaj me skaf drejt Italisë. Tortura dhe përdhunime deri sa u arratis në drejtim të Shqipërisë “Në mënyrë shtazarake më përdhunonin sistematikisht katër djem dhe kjo gjë vazhdoi për ditë të tëra, deri sa përfundova në trotuar”. Kështu e ka nisur rrëfimin e saj përpara hetuesve një 15 vjeçare nga Tirana, e larguar nga shtëpia në mes të muajit Janar dhe e arratisur nga grupi i shfrytëzuesve, ndërkohë që gjatë kësaj kohe policia ka vënë në pranga fqinjët e saj, vëlla dhe motër si të dyshuar në këtë rrëmbim. Të mbetur të befasuar nga prania e bijës së vet, e ëma dhe i ati afro 35 vjeçarë nuk kanë mundur të mbajnë lotët e mallit për femijën edhe përpara njerëzve të drejtësisë. F 7

Kryeministri Fatos Nano në 100 ditëshin e qeverisjes së tij Foto ARMANDO BABANI Kryeministri Fatos Nano në 100 ditëshin e qeverisjes së tij. Foto ARMANDO BABANI

uniformat jeshile

F 9 Mbrëmë, përgjaken Kombinati, vritet një polic Sherr në autobus, dy të vrarë e tre të plagosur F 2 Mbërrijnë në Prokurori dosjet për 30 ish të arrestuar Helime për 23 gjykatës e prokurorë F 2 Gjirokastër, alarm i policisë për helmin e bardhë Droga e Greqisë blihet në Jug F 13 Dje procesi për katër femra të akuzuara si prostituta Mund të lejohen shtëpi publike? F 6