Prokuroria ndërpret hetimet, denoncimi i qeverisë nuk ka prova juridike
Kryeprokurori i Tiranës: “Nuk kemi bazë ligjore për hetime mbi kompaninë” Fa qe 2
Prokuroria ndërpret hetimet, denoncimi i qeverisë nuk ka prova juridike
Mbyllet çështja VEFA
Kryeprokurori i Tiranës: “Nuk kemi bazë ligjore për hetime mbi kompaninë”
Faqe 2
Kreta mes Tiranës e Prishtinës
Ashtu siç pritej Kreta nuk do të kalonte pa pasoja përsa i përket relacionit Tiranë-Prishtinë. Pothuajse të gjithë protagonistët e jetës politike të shqiptarëve të Kosovës shprehën mosaprovimin e tyre ndaj një hapi të tillë të pashembëllt të kryeministrit shqiptar për t’u takuar me protagonistin e dikurshëm të heqjes së autonomisë së Kosovës.
Politikanët shqiptarë të Kosovës sigurisht e kishin të qartë se pjesëmarrja e Shqipërisë në samitin ballkanik të Kretës ishte jo vetëm diçka e pashmangshme, por në një farë mënyre edhe e dobishme për të zhbllokuar status quo-në e tanishme në Kosovë. Dihet se e vetmja gjë që i ka zemëruar ata, është fakti se me terminologjinë e “evropianizimit”, kryeministri Nano, i bazuar në parime të tilla si mosndryshimi i kufijve, duke respektuar integritetin territorial të Jugosllavisë së sotme ka pranuar njëkohësisht faktin se Kosova është pjesë e saj. Në këtë mënyrë, zoti Nano është pozicionuar kundër idesë së pavarësisë së Kosovës, faktorit bazë që ka motivuar politikën kosovare prej më shumë se shtatë vjetësh, duke qenë mjeti kryesor për të fituar simpatitë e shqiptarëve të atjeshëm. Kështu që, jo vetëm mbështetja e hapit të ndërmarrë nga Nano, por edhe mungesa e reagimit, do të çonin në një rënie të prestigjit të tyre. Veç kësaj, ishte e natyrshme që këtë ta shfrytëzonin “skifterët”, përfaqësuesit e “vijës së fortë”, që krahas qeverisë shqiptare të vinin nën akuzë dhe vetë Rugovën, i cili kohët e fundit po priret drejt dialogut. Gjithnjë për arsye më esëllpëreme, edhe vetë ky nuk i kurseu kritikat ndaj Kretës, ndonëse me tone të moderuara. Megjithatë, duke u shprehur se “për Kosovën vendos vetëm populli i saj”, në një farë mënyre ai i lironte duart Nanos për të biseduar me “njeshën” e Beogradit. Madje, për të mos i dhënë kapital politik ish-mikut të tij Berisha, jo më kot Rugova shprehu hapur mirënjohjen e tij në drejtim të Ramiz Alisë, si “njeriu që ka bërë më shumë për Kosovën”.
Por ajo që do të ngjallte më shumë interes, ishte telefonata nga Boni e kryeministrit në mërgim Bukoshi për Nanon, të cilit i kërkoi një takim urgjent. Shpejtësia me të cilën u realizua takimi dhe heshtja rreth përmbajtjes së tij, nuk ka si të mos ngjallin dyshime rreth qëllimit të takimit Nano-Bukoshi. Duke pasur parasysh faktin që Kreta ishte një krizë “Made in USA”, ekziston dyshimi se ndoshta dikush jashtë Ballkanit, duke aktivizuar kartën “Bukoshi” synon t’i verë gurë nën rrota procesit të normalizimit ndërmjet Tiranës dhe Beogradit.
GAVROSH LEVONJA
Tragjedia e Otrantos Prodi në Vlorë
Tragjedia e Otrantos
Prodi në Vlorë
Kryeministri italian Prodi me Zanin në vizitën e parë në Vlorë
Foto ARMANDO BABANI
Kryeministri italian Prodi me Zanin në vizitën e parë në Vlorë. Foto ARMANDO BABANI
Nano numëron sukseset
Konferencë shtypi e kryeministrit në 100 ditët e kabinetit
Servet Pëllumbi: “Nëse Nano nuk merret me pëllumbat, le të merret me bufat e kënetës”
Konferencë shtypi e kryeministrit në 100 ditët e kabinetit
Nano numëron sukseset
Servet Pëllumbi: “Nëse Nano nuk merret me pëllumbat, le të merret me bufat e kënetës”
Fatos Nano u tregoi edhe njëherë dje muskujve oponentëve të tij brenda Partisë Socialiste. Ai jo vetëm që nuk u përpoq ta mbyllë debatin e hapur me ish nënkryetarin socialist Servet Pëllumbi, por tregoi se nuk ka frikë ta vazhdojë atë edhe pse po rrezikon jo pak tani në prag të Konferencës Kombëtare të dhjetorit. “Nuk bëj polemika me pëllumba, sepse në Shqipëri pëllumbat fluturojnë midis njerëzve tashmë, kështu që nuk kam arsye që t’i kthehem së kaluarës kur pëllumbat qelqoshen”.
F 3
Bukoshi debat për Kretën në Tiranë
Qeveria e Kosovës zbarkon nga Gjermania
F 3
UÇK: Serbët i sulmuam në
Ushtria Çlirimtare merr përsipër aksionin e armatosur
F 4