Berisha jashtë Shqipërisë, Hajdari: “Nuk ka asnjë problem vajtja në ceremoni”
Demokratët: “Mospjesëmarrja do të na fajësonte për tragjedinë e Otrantos”
Faqe 5
Berisha, dënim me liri
Edicionet e lajmeve të së dielës u hapën me kërkesën e një komisioni qytetar për zbardhjen e masakrës së Përmetit, në 9 marsin e këtij viti.
Ç’kishte ndodhur që televizioni të rendiste në top listën e kronikave, ngjarjen e largët ku u vranë 6 qytetarë dhe u plagosën dhjetra të tjerë? Asnjë nuk është arrestuar, madje ende asnjë organ prokurorie nuk ka hapur dosje hetimore për konfrontimin e fundit midis forcave ushtarake dhe popullsisë civile para marrëveshjes që i hapi rrugën zgjedhjeve të reja në Shqipëri. Kështu që kronika e transmetuar, nuk përbënte lajm, aq më tepër kryelajmin e ditës. Komisioni, i mbledhur në prani edhe të dy deputetëve të zonës, kërkoi ndjekje penale për Berishën, Zhulalin, Gazid- Gazideden, Ramën dhe pushtetarët lokalë. Të mësuar me stilin e një renditje të tillë lajmesh nga RTVSH vitet e fundit, kronika duket sikur ndjell një valë të afërt arrestimesh. A duhet gjykuar apo jo Berisha dhe ata që mund të jenë shkaktarët e asaj që ndodhi në Shqipëri? Gjykimi duhet të jetë juridik, historik apo politik? Në një intervistë të fundit, kongresmeni amerikan Eliot Engell, deklaron se “ne po i bëjmë presion të fuqishëm Nanos që ai të mos mund të bjerë në gjunjë shtrigash. Të mos i kundërvihet kundërshtarëve politikë dhe zyrtarëve të qeverisë së mëparshme”. Madje ai shkon më larg kur shprehet se nga ky qëndrim do të kondicionohet edhe ndihma e SHBA për Shqipërinë dhe niveli i marrëdhënieve me vendin tonë. Pra mesazhi është tepër i qartë. Shqipëria, vendi i stërllodhur nga trazirat dhe destabiliteti në të gjitha fushat, nuk ka këllqe të mbajë tani edhe procese politike. Aq më shumë, kancelaritë euro-atlantike ndihen të lodhura me lojërat e cikleve pambari të presceseve “alla shqiptare” kundër udhëheqësve paraardhës. Që Berisha është shkaktari i asaj që ndodhi në vendin tonë, për këtë askush nuk mund të shfajësojë. Madje edhe tani ai vazhdon të bëjë politikë tensioni e konfrontimi duke vazhduar të mbajë gjallime edhe para 100 vetave që mblidhen çdo ditë në shesh e duke futur varësit në greva qesharake urie. Por drejtuesit e sotëm më tepër se Berishën, do të duhet të merren me parandallimin e sëmundjeve që sollën shkatërrimin e vendit dhe që po nxjerrin kokë sërish. Në rast se për liderin e PD dhe njerëzit që e kanë rrethuar, ekzistojnë prova me vlerë juridike, ato duhet të grumbullohen dhe të konservohen. Aq më shumë se drejtësia, i duhen historisë. I vetmi dënim për krerët e PD, është që të bëjnë të lirë. Nano e di mirë se nuk duhet të sillet me Berishën, ashtu si u soll ai me të.
Lesi: Nano mendjemadh
Kryeministri dhe deputeti, incident në parlament
F 3
Pranga për Agim Shehun
Bllokohen hetimet për vrasjen e Rustemit në Vlorë
F 10
Punonjësit e kompanisë kundër Alimucaj
VEFA nuk na jep rrogat
F 15
Ballistët dështojnë në takimin e Kavajës
Salla ngrihet kundër Selfos
F 4
Procesi Mazreku, mungon përsëri deputeti i plagosur
Gjykata, gati burgoni për Hajdarin
F 2
Betëjë mes nxënësve në një shkollë të kryeqytetit
Ndërhyn policia, ndalohen 13 të rinj
F 2
Sot: Takim i botuesve dhe drejtuesve të gazetave të përditshme
Sot në ora 11.00 në selinë e “Gazeta Shqiptare” do të mblidhen të gjithë botuesit, drejtuesit e gazetave të përditshme, si dhe botuesit e revistave për të diskutuar lidhur me masat shtrënguese të qeverisë ndaj shtypit si dhe përcaktimin e datës së grevës pa afat të gjithë shtypit të shkruar.
Xhixhileja "prish" qeverinë
Kryeministri Nano dhe zëvendësi i tij Fino në koncertin e Gjebresë
Foto GENT SHKULLAKU
Kryeministri Nano dhe zëvendësi i tij Fino në koncertin e Gjebresë. Foto GENT SHKULLAKU
Do zhduken kompanitë e fajdeve
Asnjë lëshim për të gjitha ato firma që kanë operuar me para të marra me përqindje
Mbrëmë në Parlament, Nano deklaron marrëveshjen me FMN
“Kompanitë që operuan me fajde, do të zhduken të gjitha nga faqja e dheut”, deklaroi dje Kryeministri Fatos Nano. Përpara parlamentarëve shqiptarë, në raportin e punës së bërë nga qeveria që ai drejton prej 100 ditësh, ndër të tjera si një arritje të madhe të saj, ... Ajo për herë të parë prezantoi dhe zyrtarisht, ka deklaruar përpara përfaqësuesve shqiptarë, fundin e të gjitha firmave të këtij lloji ...