Nano, “Ndalohet duhani”
Gjatë tre muajve të qeverisë së re, asnjë paketë cigare e zhdukur
Mbi 15 milion dollarë humbje në muaj. Dogana: Trafiku noton në det. Faqe 13
Diplomacia e skandaleve
Shqiptarët kërkojnë strehim politik në vendet ku kanë shërbyer si diplomatë. Si të mos mjaftonin emrat e tre ish krerëve të Ambasadës në Londër, që kanë frikë të vijnë në vendin e tyre ku “tani është rikthyer komunizmi”, në listë figuron edhe një shofer, që “mund ta persekutojnë politikisht”. Ngjarja, e denjë për batutat angleze, do të mbetej e tillë, në rast se nuk do të ishte e fundit në vargun e bëmeve të njerëzve me kostum diplomatik blu. Mbreti i diplomatëve shqiptarë, Faik Konica, ka rrëfyer para gjyqtarëve shekullin bëmat e Zyrës së Punëve të Jashtme. Por as gjeni a e tij, nuk mund të parashikonte se stafeta e “robotëve të zyrave”, do të vazhdonte të mos bite në tokë edhe këtë fund shekulli. E për të ngacmuar sadopak ... fundshekulli. E për ta ngacmuar sadopak kujtesën, mjafton të renditen disa nga skandalet e viteve të fundit të diplomacisë sonë. Në vitin 1993, pesë diplomatë shqiptarë do të pushtonin faqet e shtypit amerikan pasi kishin “kërkuar të bisedonin” me një prostitutë. Duhëj të vinin orët e fundit të vitit 1994, që nga Italia të mësohej se kryediplomati ynë kishte dhënë më qera godinën e ambasadës disa qytetarëve, për të festuar vitin e ri. Por ngjarja e padegjuar do të mbyllej, duke u mjaftuar me ndërrimin e ambasadorëve. Pak para saj, ambasadori ynë në Suedi, do t’i kërkonte Komisionit të Nobelit, që të mos i jepej çmimi i madh shkrimtarit Ismail Kadare. Diplomati gjithësesi duhet të jetë ngushëlluar me veprën e tij, kur e zëvendësinë në detyrë një ish shofer në profesion. Por edhe ky i fundit do të flinte i qetë gjithësesi, kur mësoi se përfaqësuesi ushtarak ynë në NATO, do të “harronte” në avion valixhen diplomatike. E njeriu që drejtonte në atë kohë vendin, Berisha, si duke dashur t’u verë vulën skandaleve të politikës së tij të jashtme, emëron kët vit në Spanjë një njeri që kishte fituar “green card” në Amerikën. Bashkë me mbarimin e pushtetit të 29 qershorit, do të fillonte edhe transfuzionimi i gjakut diplomatik blu, në atë rozë. Ambasadori ynë në OKB nuk do të kthehej në Tiranë për të dorëzuar detyrën, sipas ligjit, për shkakun se “po aplikon pranë një akademie për shkak se”. Ndërsa ish gazetari i emisionit “Fokus” në TV, arrin të manipulojë për shkarkimin e tij nga detyra e Këshilltarit të ambasadës në SHBA edhe një gazetë si “Washington Times”. E shifti i tij në RTVSH, me detyrën e sekretarit të dytë të ambasadës në Zvicër, do të mbante peng vulën e përfaqësisë. Por as emërimi i ambasadorëve të rinj, nuk filloi pa probleme. Vendosja e teknicienit të njohur Kastriot Robo si Ambasador në Athinë, ka provokuar një seancë të veçantë në Parlamentin grek... Që shqiptarët janë të zotët të prodhojnë situaza jo normale në politikën e jashtme, vërtetë, nuk na u ka nevojë për më shumë shembuj. Por që ato të mos përsëriten, mjafton vetëm një rrugë: Ngjitja e shkollës së diplomatëve të karrierës. Shkurtja e shkollës në diplomati në Europës moderne, që i ofron strategjitë e politikës së jashtme, e për rrjedhojë edhe historia e diplomacisë. E kështu, duke u do të vazhdojë, për aq kohë sa politikanët diplomacia do të drejtohen si honorare për shërbimet politike individuale.
Qeveria respekton pushtetin e katërt
Pas grevës katër ditore të shtypit të shkruar
Greva u mbyll falë korrektësisë së medias së shkruar dhe seriozitetit të kabinetit Nano. Të dyja palët fituan, secila nga pak. Shtypi siguroi mbijetesën nga lëshimet e qeverisë, ndërsa qeveria tregoi se di të përdorë dialogun dhe të mos tregojë dhëmbët përballë medias si dikur Berisha dhe pushteti i tij. Pra shtypi sot botohet, pa harruar se edhe ai ka shumë gjëra që duhen korrigjuar, si në menaxhimin, ashtu edhe në mënyrën e informacionit e saktësisë së lajmeve. Gjatë kohës së grevës shtypi tregoi solidaritet, pa harruar se dikushi nga partitë e opozitës mundua ta përdorë grevën për qëllime politike.
Botuesit kërkuan që media të ndihej me të vërtetë një pushtet i katërt, siç është në të gjithë botën demokratike dhe jo në pozita inferioriteti. Shtypi kërkoi lehtësimin nga moria e taksave krejtësisht të kota, gjë të cilën e kuptoi mjaft mirë qeveria, e cila në takimin me botuesit dëgjoi zv.kryeministrin Fino, i cili ka drejtuar kabinetin e mëparshëm në një nga periudhat më të vështira jo vetëm për shtypin, por për gjithë Shqipërinë. Nano dhe Fino dhanë shenjën e parë të seriozitetit të tyre në raport me median, pas gabimit që bënë disa kohë më parë duke mos e pritur atë për bisedime.
Policë të doganës jugosllave sekuestrojnë cigare kontrabandë në kufirin Shqipëri - Mali i Zi
Skandal shqiptar në Londër, mbyllet ambasada
Diplomatët kërkojnë strehim politik — F 3
Diplomatët kërkojnë strehim politik F 3 Aksioni i policisë në qendër të Tiranës Kapet 11 kg heroinë pranga trafikantit F 2 Vendim ekstrem i gjykatës greke Tre shqiptarë përjetë në burg F 11 Grupe të armatosura grabisin në kufi Banda shqiptare terrorizojnë Kosovën F 4 PD refuzon të marrë pjesë në komisionin parlamentar Kushtetuta, dështon mbledhja e parë F 5 Shkarkohen drejtuesit e burgut të Tiranës Brahën në qeli vëllain e Zanit F 2 Shpallen 30 konkurrentet për kurorën e bukurisë Miss Shqipëria, ja vajzat fituese F 24