04/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 dhjetor 1997

Policia gre me forcë grevistët e urisë nga shtrati. Në Itali nisi operacioni i riatdhesimit të 5000 emigrantëve

Refugjatët, rikthim i dhunshëm

Dje në Rinas 80 të parët. Sot mbërrijnë nga deti dhe ajri. Opozita: Jemi me ju Faqe 3

Bode si Bufi

Deklaratat alarmuese të para dy ditëve të ish-ministrit të financave, tani sekretar i përgjithshëm i PD-së, në disa drejtimë të kujtojnë ato të një ish-kryeministri, i cili u përmendni shqiptarëve se për ta “kishte vetëm gjashtë ditë bukë”. Ndryshimi ishte se kryeministri i atëhershëm nëpërmjet përdorimit të armës së panikut bëri një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur më këmbë një qeveri, tani synohet e kundërta. Tashmë duket se Berisha pasi ka braktisur rrugën, po i drejtohet përdorimit të mjeteve politike, megjithëse ndonjëherë këto i kapërcejnë caqet e atij që quhet moral në politikë. I njohur me kohë si një politikan që kur është fjala për të sulmuar nuk le rast t’i shpëtojë nga dora, ishte e pritshme që lideri i PD-së të shfrytëzonte kthimin e të ikurve të 15 marsit për ta vënë me shpatulla pas muri qeverinë. Po, avazet më të mëdha Berisha kishte projektuar t’i nxirrte nga një lëvizje tjetër. Duke u nisur nga efekti që shkakton çenimi i interesave ekonomike të shqiptarëve, drejtuesit e PD-së menduan ta godasin qeverinë e tanishme pikërisht me armën që rrëzoi Berishën disa muaj më parë. Duke u rënë sirenave të alarmit me anë të ish-kryeministrit Bode për rrezikun që u kanoset depozituesve shqiptarë, në mungesë të një rëzimi të qeverisë “Nano 3”, të paktën efekti i këtij alarmi do të kishte karakter eroziv. Për ta bërë sa më të suksesshme kartën e “rrezikut të depozitave” deklaratat e Bodes u bënë në çastin kur leku filloi të bëjë. Gjithashtu, që të ishin sa më të besueshme paralajmërimet u vunë në gojën e njëriut që një vit më parë, lëshoi i pari sinjalin mbi mundësinë e rrëzimit të piramidave. Në këtë rast, duke krijuar një “uri” artificiale për dollarë do të kontribuohej për rritjen e inflacionit, gjë që jo vetëm do të rëndonte buxhetin e familjeve shqiptare, po do të shkaktonte anomali në realizimin e programeve ekonomiko-financiare të qeverisë. Po kjo, nga ana e saj duke krijuar dyshime tek partnerët e huaj mund të sillej deri në një reduktim ose dhe bllokim të ndihmave pasojat e të cilit merren lehtë me mend për një popull për të cilin ende nuk ka mbaruar ëndra apokaliptike e fillimit të vitit. Në këtë mënyrë, duke njohur karakterin e Sali Berishës, ky do ta mbante qeverinë në një breshëri të vazhdueshme goditjesh deri në realizimin e qëllimit të tij final. Dikur karta e panikut e lujtur nga ish-kryeministri i Stabilitetit rezultoi e pasuksesshme, megjithatë Berisha ka të drejtën për të shpresuar. GAVROSH LEVONJA

Racizëm italian kundër shqiptarëve

Policia italiane përdor dhunën për të nxjerrë shqiptarët nga greva e urisë Foto REUTERS

Vetëvaret në qeli

Mister mbi shkaqet. Në vendngjarje drejtori i policisë Vetëvaret në qeli I arrestuari vetëvaret në birucat e policisë. Në pranga shefi i Policisë Kriminale dhe një oficer Burimet e Ministrisë së Brendshme, bëjnë të ditur se humbja e jetës së të prangosurit kishte ndodhur si pasojë e vetëvarjes në litar, brenda në qelinë ku e kishin futur policët. Por, menjëherë kjo ngjarje tragjike u shoqërua me arrestimet e drejtuesit kryesor të policisë së Kukësit, si dhe oficerit që ishte në shërbim atë moment. Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar dhe zëvendësministri i Brendshëm, Sokol Bare, i cili ka kërkuar zbardhjen urgjente të misterit që është krijuar brenda mureve të godinës së uniformave blu. F 7

Fino koordinator kundër trafikut

Katër ministra në grupin qeveritar antikontrabandë F 5

Lirohen trafikantët e cigareve

Lihen në arrest shtëpie të ndaluarit për kontrabandë F 2

Socialistët, riorganizim total

Ndryshime sipas modelit frances në PS F 5

Leka kërkon largimin e Durolarit

Pas takimit në Zvicër pritet rrokada në PLL F 4

Procesi Brindizit: “Na mbyti kapiteni ynë”

Otranto 1: Deponon i mbijetuari i 28 marsit F 13

10 milion USD në tregun e valutës

Ministri Financave, operacion kundër zhveshjes të lekut F 10

Komisioni Ngjela kërkon prokurorë

Shkresa prokurorisë për hetimin e revolteve F 6