Qeveria shqiptare me një shkresë konfidenciale, urdhëron shitjen e Bankës Tregëtare Agrare
Brenda tre javëve shitet banka e parë. Malaj: “Depozitat dhe punonjësit, të garantuara” Faqe 11
Mjerim i kombit
NGA FATOS LUBONJA
Një nga liderët e së djathtës opozitare shqiptare duke shpjeguar në TVSH pranimin nga qeveria të këthimit të refugjatëve shumëdimensionalë të tjerave edhe një “argument ideologjik”. “Është e kuptueshme, tha, pse ndodh kështu. E majta pyet më shumë për shtetin sesa për individin, kurse e djathta pyet më shumë për individin sesa për shtetin”. Politika shqiptare harmon se në Itali është pikërisht e djathta ajo që ka ngulmuar vazhdimisht për kthimin e refugjatëve, kurse ka qenë e majta ajo që është shprehur kundra. Ai i bije shkurt: Shqiptarët mund të hanë çdo broçkull që thonë politikanët, mjafton që t’u shkosh në vijën e interesave të tyre miopë. Deri kur do të vazhdojë politika shqiptare të jetë kaq destruktive, dritëshkurtër dhe jo serioze? Akoma nuk e kanë kuptuar politikanët shqiptarë se janë në krye të vendit për ta drejtuar atë për nga rruga më e arsyeshme, më largpamëse dhe më dinjitoze e jo për ta futur nga tragjedia në tragjedi, nga qorrsokaku në qorrsokak dhe nga poshtërimi në poshtërim?
Skenat e kthimit të refugjatëve janë vërtet të dhimbshme, por shpesh janë edhe mjaft të neveritshme. Njerëz që pranojnë të vdesin e të tërhiqen zvarrë për të mos u kthyer në atdheun e tyre nuk mund të të ngjallin vetëm dhimbje. Mjerim i tyre nuk është vetëm material. Po ashtu mjerimi i tyre nuk është vetëm individual. Ai është mjerim i krejt kombit shqiptar.
Me ato skena dëbimi mund të manipulojnë politikanët italianë, qofshin të majtë apo të djathtë, por jo politikanët shqiptarë. Përpara atyre skenave, që e shfaqin kombin shqiptar një komb të pafuqishëm dhe pa dinjitet, çdo shqiptar duhet të ndalet e të mendojë thellë.
Politikanët si Berisha dhe aleatët e tij, sot në opozitë, mbi të gjitha duhet të mendojnë për përgjegjësinë që kanë në fatin e atyre skenave. Ata e dinë mirë se po të ishin në pushtet nuk do të vepronin ndryshe nga ç’po vepron qeveria e sotme, sepse janë ata që e gatuan këtë katrahurë para disa muajsh, sepse janë ata që në vend se të lidheshin me dinjitet nga pushteti pranuan ta kthejnë tokën shqiptare në një tokë të pushtuar nga të huajt, se janë ata që i vendosën fatet e Shqipërisë në manastiret italiane të Sant’Egidios dhe jo në tokën shqiptare.
Politikanët që janë në pushtet në vend që të jepen pas interesave dhe dëshirave personale dhe meskine duhet të mendojnë se si ta kthejnë natën ditë për të bërë që Shqipëria të shkëputet sa më parë e një vend të banueshëm, ku të ketë të pak- zare e një vend të banueshëm, ku të ketë të pakë në një rrugë, ku të ketë edhe pak punë e pak jetë shqiptare, ku politika të shkëputet më në fund nga varësia prej skllavi.
“Çdo shqiptar duhet ta kuptojë, më në fund, se ‘atdheu është atje ku të presin krahëhapur’, se është më mirë të jesh i thjeshtë dhe me nder në këtë vend sesa duke u tërhequr zvarrë dhe i tokën thënde mesa duket i përgatitur zvarrë dhe i poshtëruar në dhe të huaj, sepse ende jetojmë në një epokë ku njerëz ka ndarë dhe dinjitet në radhë të parë në vendin e vet.
Malloy: Në Shqipëri, jashtëzakonisht mirë
Zv. Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Eilen Malloy dje në Tiranë. Foto REUTERS
PD rrezikon daljen nga politika
SOS për të djathtën shqiptare. Kërkohet rinovimi dhe reformimi i strukturave aktuale të PD
Alarm i të djathtës italiane nëpërmjet Meksit
“Ne PD mbizotërojnë forca centrifuge të mënjanimit të atyre që mendojnë ndryshe dhe që shprehin një mendim alternativ”, janë shprehur përfaqësuesit kryesorë të së djathtës italiane, të cilët sipas Meksit ishin të preokupuar për gjendjen e PD-së. “Dhe kjo rrezikon, por nuk është një fenomen i panjohur”, thanë ata gjatë takimeve, ndërsa kanë përmendur praktika të tilla në mjaft nga partitë politike në Perëndim dhe sillnin edhe rastet më ekstreme me fosilizimin dhe daljen tërësisht nga politika. F 5
Në parlament po n’a lejuan
PD distancohet nga kërkesat ultimative
F 5
KE dhe Fisher nuk kritikoi Berishën
Publikohet raporti vjetor i Human Right Watch
F 4
Dogana e policia gjuha për kontrabandën
Incident në Durrës. Anija e bllokuar në port
F 2
Si u pushtua policia e Beratit
Flet drejtori i policisë Havari: Policët u dorëzuan
Flet drejtori i policisë
Havari: Policët u dorëzuan
Si u pushtua policia e Beratit
F 7
Fino: Gjirokastra lugina e trafikut
Do ndryshojnë shefat e komisariateve në Jug
F 13
Arapi: Alimucaj përsëri në gjyq
Kryekontrollori i fajdeve: Ne po ngjallim VEFA-n
F 10