Duam protektorat italian
Intervistë e kryeministrit Fatos Nano në të përditshmen italiane “La Repubblica”
Duam protektorat italian
“Të vetmet ndërtesa ende të mira janë ato të ndërtuara në kohën e fashizmit” Faqe 3
Kushtetuesja antikushtetuese
NGA MENTOR KIKIA
Institucionet e shtetit vazhdojnë të përjetojnë krizën, pas përplasjes mes legjislativit dhe gjyqësorit, pak ditë më parë. Mosmarrëveshjet mes Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit tashmë kanë hyrë në hullinë e akuzave të hapura, ku trajtat politike nuk mund të fshihen më. Sipas ligjvënësve, Kushtetuesja me vendimet e fundit duket se ka marrë atributet e tyre. Por si dhe pse ndodhi përplasja e madhe, e cila duket të jetë dhe unike në historinë e të drejtës në shumë shtete dhe për më tepër, si mund të zgjidhet tashmë kjo? Kryerja e rotacionit në Gjykatën Kushtetuese është e përcaktuar në mënyrë taksative në dispozitat kryesore kushtetuese. Por vonesa e këtij veprimi ka bërë që parlamenti të marrë një vendim që e detyronte Kushtetuesen të ndërmerrte pikërisht këtë veprim. Tre gjykatës, të cilët zgjidhen me short, duhet t’i kishin lënë vendin tre të tjerëve. Dhe kjo gjë, sipas tyre, ishte bërë para mëse dy vjetësh, kur tre gjykatës kishin dhënë dorëheqjen dhe ishin zëvendësuar nga tre të tjerë. Por në Dispozitat Kushtetuese, në nenin 23 thuhet se gjykatësit që largohen kur japin dorëheqjen, sëmuren dhe kur caktohen në një funksion që bie ndesh me detyrën e gjykatësit, zëvendësohen dhe të rinjtë qëndrojnë në këtë detyrë deri në atë moment kur përfundon mandati i atij që është zëvendësuar. Dhe kjo sipas juristëve do të thotë se, nëse shorti për t’u zëvendësuar i bie atij që ka zëvendësuar, pra të riut, atëherë ai duhet të lërë vendin. Pra një veprim i tillë nuk mund të justifikojë kryerjen e rotacionit. Për të përforcuar këtë, vetë Gjykata Kushtetuese, në qershor të ’95, ka marrë një vendim, në pikën e të cilit thuhet: Tre gjyqtarë, të cilët zgjidhen me short, do të ndryshojnë detyrimisht dhe nuk përfillen shkaqet që parashikohen në nenin 23. Dhe janë po këta gjykatës që kanë marrë këtë vendim, të cilët nuk e vlerësojnë si rotacion zëvendësimin që kryhet pas largimeve nga shkaqet e mësipërme, që sot marrin një tjetër vendim duke e quajtur të ligjshëm “rotacionin” e zëvendësimeve. Ndërkohë që një tjetër shkelje - sipas juristëve - duket të jetë ajo e gjykimit të vetvetes. Në një nga nenet e dispozitave, theksohet se njihet dhe pranohet e drejta ndërkombëtare, e cila përshtaton het e drejta ndërkombëtare, e cila përshtaton mundësinë që gjykata të gjykojë vetveten. Gjithsesi kjo tashmë ndodhi dhe problemi qëndron se si do të kapërcehet. Në disa kushtetuta të vendeve të tjera është parashikuar se kur legjislativi dhe gjyqësori përplasen në këtë mënyrë, është parlamenti që ndërhyn duke vendosur me dy të tretat, të pranojë ose jo vendimet e Kushtetueses. Kjo gjë në dispozitat tona nuk është parashikuar dhe për këtë politika ka qenë e detyruar të gjejë kompromisin, edhe pse tashmë gjykatësit kanë denoncuar kryeparlamentarin Gjinushi, ndërsa ky i fundit ka kërkuar të hapë dosje e gjykatësve.
Droga trondit Tiranën, nën pranga 36 vetë
Një konsumator droge duke marrë dozën e heroinës. Foto REUTERS
Vrasin veten dy 17-vjeçare
Ngjarje e rrallë në Hotel “Arbëria”
Vrasin veten dy 17-vjeçare
Helm në dhomë se i kishin lënë të dashurit. Njëra gjendet e vdekur, tjetra në koma
Dy vajza 17 vjeçare bëjnë harakiri në një dhomë hoteli. Dy adoleshente janë gjendur dje në mëngjes, në një dhomë në hotel Arbëria, njëra e vdekur dhe tjetra në gjendje kome. Sipas hetimeve të para të policisë shkaku mendohet të ketë qenë një moment depresioni që kanë pësuar ato, pasi ishin braktisur nga të dashurit e tyre. Njëra është gjendur e vdekur, ndërsa tjetra është dërguar urgjent në klinikën e toksikologjisë në spitalin ushtarak. F 7
Akuzat ndaj ambasadës italiane, përplasje në qeveri
Vizat: Nano injiron Cekën F 3
PD i thotë “jo” ftesës për përvjetorin e pluralizmit
Berisha refuzon ftesën e Meidanit F 4
Riorganizimi i ministrisë së Brendshme, me prefektura
Nano do emërojë drejtorët e policisë F 11
Ministri i Drejtësisë takon delegacionin e KE
Shqipëria: Jo dënimit me vdekje F 7
Mobilizohen qindra policë nga frika e sulmit
Sulmohet baza ushtarake në Dajt F 6