12/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 dhjetor 1997

Godo: Nano jep dorëheqjen

“Protektoriati italian”, reagojnë PD e PS si dhe media greke . Faqe 3

Nano, je kryeministër!

NGA ANDI BEJTJA Stuhi që ngriti në shtypin nervista e kryeministrit shqiptar Fatos Nano botuar në gazetën italiane, ku hidhej ideja apo më saktë ku përdorej shprehja “protektorat italian për Shqipërinë” duket se është më shumë një stuhi e ngritur nga “gjuhë biblike” që përdor kryeministri shqiptar dhe nga tendencioziteti i gazetarës italiane, se sa nga vetë ideët e Nanos. Kushdo që lexon me vëmendje intervistën e kupton fare qartë se ideja e “proteksionit” e trajtuar në mënyrë spekulative si nga shtypi italian ashtu edhe nga shtypi shqiptar, është nxjerrë nga konteksti dhe i është dhënë tjetër kuptim. Nano shprehet: “Italia është një vend europian dhe Shqipëria ka nevojë pikërisht për një protektorat europian për të rindërtuar institucionet e veta... Do të demonstrojmë nëse jemi në gjendje të pranojmë ‘proteksionin’, për tu bërë shpejt një vend i Bashkimit Europian”. Dhe më poshtë pas këtyre lojrave fjalës që duhet thënë se lënë shteg dhe për keqinterpretime, Nano shprehet fare qartë: “Do të tregojmë se do të jemi një vend partner dhe jo një koloni”. Nuk ka asnjë dilem që kryeministrit shqiptar as që i shkon ndërmend që Shqipëria të bëhet koloni e Italisë, por gjuha që përdor Nano është konfuze dhe ngjan më shumë më gjuhën e një intelektuali shqiptar të hutuar se sa me gjuhën e kryeministrit të një vendi që pret të rindërtohet. Dhe në këtë rast paqartësia leksikore e Nanos, konfuzoi dhe një pjesë të mirë të popullit shqiptar, i cili në shumicën e rasteve lexon vetëm titujt e gazetave. Me dashje a pa dashje, kryeministri shqiptar tregoi se është i pasigurtë për barrën dhe përgjegjësinë që ka marrë përsipër dhe këtë pasiguri ua injektoi dhe shqiptarëve që tani më shumë se kurrë kanë nevojë të kuptojnë se Shqipëria është në duart e tyre dhe jo duart e Italisë apo Europës. Nuk është hera e parë që zyrtarët shqiptarë nuk dinë si të administrojnë fjalët dhe si të sillen me shtypin. Kohë më parë Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, në një intervistë dhënë një agjensie italiane foli sikur po fliste në një nga kafe të Tiranës për “per ne është më mirë Milosheviçi se sa Shesheli”. Këto lloj gafash edhe pse mund të quhen të “vogla”, lënë edhe pse mund të quhen të “vogla”, lënë pasoja te tyke shqiptarët e thjeshtë, si pasojat e tyre tek shqiptarët e thjeshtë, si dhe shihen keq se zyrtarët e lartë shqiptarë (gjithsesi) nuk janë të përgjegjshëm që kanë fatin e Shqipërisë në dorë.

Mbërrëmë në presidencë, Meidani e Nano festojnë me dhjetoristët Foto GENT SHKULLAKU Mbërrëmë në presidencë, Meidani e Nano festojnë me dhjetoristët. Foto GENT SHKULLAKU

Zbulohet rrjeti i drogës

Sulmi i policisë, kapen furnizuesit e mijëra të rinjve Zbulohet rrjeti i drogës Shtëpitë e të arrestuarve, baza të shpërndarjes së helmit të bardhë Policia ka zbuluar një superrrjet të trafikut të drogës në kryeqytet. Gjashtë trafikantët e arrestuar dy ditë më parë ishin pronarë agjensish shpërndarjeje, të cilët kishin dhe klientët e tyre. Pasi ka shënuar në dorë disa prej pikave kyçe të shpërndarjes në Tiranë, policia është duke hetuar për të shkuar edhe më tej, drejtë atyre që e sjellin drogën në Shqipëri. Burime të policisë dhe hetuesisë thanë dje kanë nisur të hetojnë mbi trafikantët. F 2

Kapën gjigandët e falsifikimeve

Në pranga 8 vetë, zbulohen 300 vula fallso F 7

Ndalohen dy skafe me drogë e armë

Rojët e bregdetit italian shmangin tragjedinë F 8

Policët rebelojnë për rrogat

Vlorë, uniformat blu në protestë të heshtur F 9

Shteti i lidhur me kontrabandën

Kreu i Divizionit XXI në Tiranë akuzon nga Italia F 13

Vranicki propozohet për Nobel

Misioni në Shqipëri, ish kancelari çmim për paqen F 4