CIA, kthetrat në Shqipëri
Nga zyra e Berishës te “pushtimi” misterioz i Sazanit
Nano, veprimi ndryshe
NGA BLENDI FEVZIU E nisur si një mbledhje rutinë, Konferenca e Tiranës ka regjistruar dje zhvillimin më interesant politik brenda radhëve të PS. Kryetari Uqini ka dhënë dorëheqjen dhe Fatos Nano ka propozuar si zëvendësues një ndër kundërshtarët e tij në parti, Kryetarin Eurosocialist, Ilir Meta. Për më tepër, me një lloj gjithe humor, ai ka propozuar që kandidatura të mos hidhet në votë duke ju ofruar të gjithëve konsensusin e tij. Zgjidhja befasuese e Nanos, e cila ka ngjallur komente dhe hamendje në gjithë spektrin politik shqiptar, nuk ka sesi të mos ketë shokuar, së pari, militantët e partisë së tij. Një pjesë e tyre, prezentë në sallë, mund ta kenë regjistruar edhe këtë si një prej veprimeve të pakup-tueshme dhe misterioze të Kryetarit, përkrah pranisë së tij në koncertin e rokut, pjesëmarr- koncert e rokut, pjesëmarrjes dhe kumtesës në një seancë përkujtimore për refleksionet antikomuniste të anarkistit Edi Rama të vitit ’91, deklarimit se programi i partisë është i qendrës së djathtë dhe zgjedhjes së një stafi pa kontribut të spikatur në PS... Analiza normale të çon në tjetër përfundim. Fenomeni i kontradiktave midis kryetarit të Partisë dhe liderëve të tjerë afër tij, është ndër fenomenet më të njohur këto vite në Shqipëri. Biografia e partive politike regjistron plot raste të tilla, të cilat kanë një përfundim konstant. Kryetari nuk është mundur kurrë dhe kundërshtarët e tij janë nxjerrë jashtë nga drejtimi i partisë. Kështu ka ndodhur më ’91, ’92 dhe ’97 me Berishën, më ’94 me Gjinin, po më ’94 me Cekën, më ’91 dhe ’92 me Godon, më ’92 dhe më vonë Nanon. I pajisur me këtë eksperiencë, Nano ka zbatuar një praktikë të re. Ai nuk i ka larguar jashtë kundërshtarët pa frikë, por ju ka ofruar atyre bashkëpunim. Me një hap të tillë, ka hequr riskun e një grupimi agresiv në kongres dhe mundësinë që ky grupim, të minonte politikën qeveritare të tij. Një, Nano është gjendur për herë të parë që nga fitorja e zgjedhjeve, përballë fenomenit më të frikshëm: qëndrimit kritik publik ndaj politikës së kuadrit që po ndjek. Fjalangat e militantëve, nuk kanë qasje kritikën për hapësirën e gjerë që i është lënë koalicionit dhe idenë e Kryeministrit për të mos përsëritur politikën e qeverisjes së PD. E përkthyer në një gjuhë më të thjeshtë, kjo do të thotë: mjafto aq sa ndjen dhe shpërblehu aq sa meriton. Por kjo moto, normale për shumë veta, mund të provokojë zemërimin e shumë të tjerëve. Pikërisht ky zemërim, që “teshares së kuqe”. Pikërisht ky zemërim, që mund të gjejë strehë në rivalitetin e tij me liderë të tjerë, ka mbetur tashmë jetim. Ndryshe nga Berisha me mocionistët e vitit ’92, Nano i ka përfshirë kundërshtarët në politikë, brenda partisë. Ai ka ndarë me ta përgjegjësitë, duke ju prerë njëkohësisht çdo emër për t’u ngjitur në karrierën numër një.