16/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

16 dhjetor 1997

Tritol mbi Enver Hoxhën

Një grua e familjes Hoxha, mbetet e vdekur. Dëmtohen shumë shtëpi të Palortosë Mbrëmë vonë Gjirokastra tronditet nga shpërthimi. Shkatërrohet shtëpia muze Faqe 11

Policia, grupi i fundit

Tashmë policia shqiptare ka dhe një armë më tepër në betejën e humbur me njerëzit e krimit: Urdhërin për të qëlluar me armë, pa paralajmëruar, mbi të gjithë ata që grabisin e sulmojnë njerëz, apo objekte të ndryshme. Ndërsa ligji përmban gjithë ç’duhet për të mbështetur policinë në kryerjen e detyrës, u paraqit si domosdoshmëri dhe një urdhër i tillë. Më në fund, shteti duket se ka vendosur të përdorë dorën e hekurt kundër krimit, me ose pa maska, i cili ka krijuar një tjetër shtet, madje po aq të fortë sa dhe vetë shteti. Pas armatosjes masive të njerëzve dhe zbrazjes së duartë për të qëlluar me armë, që përfshiu gjithë popullsinë, tashmë armët po përdoren kryesisht nga kriminelët e pozicionuar përballë shtetit. Grabitje në rrugë, bastisje dyqanesh, rrëmbime makinash e gjithfarëlloj veprimesh të tjera antiligjore që sjellin fitime, u bënë aktivitetet më të zakonshme të bandave me maska. Mjafton një çorape në kokë, një automatik në dorë dhe kudo mund të shndërrohet në bandit, përballë të cilit, policia është tërhequr dhe s’i ka mbetur gjë tjetër veçse të presë denoncimin e së nesërmes. Ligji parashikon që policia mund të qëllojë, kur sulmohet, por edhe pse rastet kanë qenë edhe shumë flagrante, mbi bandat nuk është qëlluar. Në Kombinat të Tiranës, psh, një makinë banditësh sulmoi makinën e policisë, duke lënë njërin prej tyre të plagosur, por policët e tjerë nuk qëlluan. Vetë zyrtarët e policisë kanë deklaruar, ndonëse jo publikisht, se me bandat nuk duhet përdorur gjuhë tjetër, veç asaj të armës. “Ata duhen dhunuar, janë të rrezikshëm, pasi janë shumë agresivë. Nëse do të përdorim metodat “bindëse”, nuk kemi për t’i frenuar kurrë” - kështu është shprehur pak javë më parë një zyrtar i lartë i policisë së Tiranës. Pra, me bandat duhen përdoruar metodat që përdori Ali Pashë Tepelena kur krijoi principatën e tij, në rrugët e të cilës nuk mund të lëvizje veçse “lakuriq”. Por pse nuk janë vënë në përdorim armët? Sipas policisë, gjithmonë mes njerëzve të saj ka ekzistuar frika e spiunimit nga shoku dhe hakmarrjes së kriminelit që vjen pas kësaj. Pak javë më parë u krijua një sektor i ri, policia sekrete, vetëm për të luftuar krimin. Elektrikët, që do të përdorësh vetëm për bandat, do të jetë të panjohur nga njëri-tjetri, për të do të ishte i panjohur nga njerëzit. Ndërsa dje ministri Çeka ka dhënë një urdhër, i cili shpejt do t’u komunikojë forcave antikrim në të gjitha qytetet e Shqipërisë: Zjarr pa paralajmërim kundër maskave! Ky është dhe vendimi i fundit e ekstremi në këtë fushë. Ka ngritur në regjimet për këto “ekstremizmën” të mos ngurrojnë, qofshin edhe partitë politike apo shteti për të drejtat e njeriut, por policia duhet të vendosë të luajë gurin e fundit për të “disiplinuar” bandat kriminale. MENTOR KUKA

Çeka: Vdekje maskave!

Faqe 2 Dy ushtarë të marinës ushtarake shqiptare, dje pas betimit. Foto REUTERS

Vlora, duam Nanon këtu

Mungesa e të deleguarit të PS shkakton indinjatë dhe revoltë: “Mos na nënvleftësoni, ne ju dhamë pushtetin” Shtyhet për herë të dytë konferenca e socialistëve Është shtyrë për herë të dytë konferenca e 4 e PS së rrethit të Vlorës. Shkaku zyrtar për këtë, është paraqitur mungesa e të deleguarit kryesor, Pandeli Majko. Delegatët e pranishëm dje në sallë, janë indinjuar së tepërmi, madje irrituar duke lëshuar një breshëri akuzash ndaj krerëve të PS përfshi këtu edhe Nanon. Pas disa orësh debate e tensionuara, socialistët e qytetit rebel, kanë kërkuar me këmbëngulje shkarkimin e liderit Nano në qytetin e tyre, gjë që është mbështetur edhe nga krerët lokalë. F 3

Pas Shkodrës, PD i trembet Jugut

Berisha vazhdon me Kavajën F 5

Në dy muaj paguhen akcizat vetëm për 7 ton

PS në pushtet, asnjë cigare e zhdoganuar F 2

Goditje trafikut. Zbulohet rrjeti i ri shpërndarje

Droga në Tiranë, edhe 10 në qeli F 7

Shkodër- me Berishën festonte përvjetorin e PD

Vidhet Benzi i Shaban Memisë F 10

Hoteli në qendër të Tiranës humb 31% të kapitalit

Borxhet shembin 15-katëshin F 13

Kompania ka dhënë para si të ishte bankë

Metohe(n) kreditë e pakthyera të Gjiallicës F 6

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë kandidatët që janë paraqitur për menaxher reklame në Radio “KOHA” që të paraqiten për konkurrim ditën e premte ora 11.00 në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.