18/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 dhjetor 1997

Terror kundër Qeverisë

Ekspertët urgjent në Jug. Krijohet grup special për hetimin e atentateve të fundit Ministria përcakton pistat: “Akte terroriste që synojnë presione ndaj shtetit” Faqe 7 Ekspertët urgjent në Jug. Krijohet grup special për hetimin e atentateve të fundit Terror kundër Qeverisë Ministria përcakton pistat: “Akte terroriste që synojnë presione ndaj shtetit” Faqe 7

Politikanët llafazanë

NGA TEODOR KEKO Kur pyetën një ditë një njeri te Kafe Europa se ç’po bënte, ai u përgjigj shkurt: -Sa të rri kot, sillem vërdallë!... Mua më duket se edhe politikanët tanë kanë kohë që sillen kot vërdallë! Njerëz pa ide konkrete, kjo shpurrë parazitësh me oreks, pret vetëm lëvizjet e kundërshtarit, për t’ia nisur fjalëve pa fund, të cilat në thelb synojnë t’u kujtojnë shqiptarëve se ata, “engjëjt tanë mbrojtës”, janë ende gjallë! Flet Nano për një integrim më radikal në Evropë dhe opozita e cilëson “tradhtar”, tamam si u quajt Berisha dje për punën e Sazanit! Bëhet një marrëveshje ushtarake mes dy vendeve fqinje dhe opozita ulërin në korr: “Ky është pushtim!”, tamam siç akuzohej Berisha dje nga kundërshtarët e tij… Që rrugët janë ibret, që ne s’kemi drita, ujë, shkolla, punë, që s’paguhen taksa dhe që po bëhen si shumë maska, askush nuk kujtohet. A thua, politikanët nuk merren me “vogëlsira” të kësaj natyre! Por në fakt këto “vogëlsira” janë ato që në fushata elektorale shndërrohen në vota pro ose kundër, ndërsa ia dha dorën Toni Bler, Fatos Nanos apo u takua Berisha me Shirakun, këto fshihen përballë halleve që kanë shqiptarët. Ky takim politikanësh, i mësuar të përfitojë jo nga kreativiteti i tij, por nga gabimet e partnerit, harron se elektorati nuk të voton i nisur se a takove, apo nuk takove Presidentin e Amerikës, por nëse ia ke hequr plehrat, apo jo! Gjatë qeverisjes së mëparshme, shumë shqiptarë patën mundësi pasurimi dhe, megjithatë, ata u rebeluan ndaj Berishës. Pse? Sepse ai u tregua arrogant dhe nënvlerësoi banalish[t] “gjërat e vogla”. Nga këto shtatë vjet demokraci, tashmë mund të nxirren prej politikanëve ca mësime. Ata duhet të jenë më shumë krijues, se sa gjahëtarë laraskash, sepse edhe kënga e njohur “Do marr çiften, do dal për gjah”, sot i përket folklorit. Mua, si votues, nuk më intereson shumë se sa interes të takoi Nano në botë. Unë dua të di se sa dollarë siguroi ai për vendin e tij, ku dhe si do të investohen këto dollarë. Mua, si votues, nuk më intereson shumë mendimi i Berishës për Nanon, Unë dua të di se në ç’mënyrë do rregullojë vendin nesër PD, po iu ridhna shansi. Me fjalë, trima jemi të gjithë, por po lu rikujtoj proverbin e Lumës: “Qentë e Lumës nuk hanë po u ulë në bythë, por a bythë për t’u ulur?”…

Gjykata: 11 vjet burg, Mazrekut

Antimafia dyshon për transferta parash të pista

Hetim bankës Italo-Shqiptare F 2

Rrethohet banda, tre të plagosur

Betejë me policinë në kryeqytet F 2 Betëjë me policinë në kryeqytet F 2

Kryeministri nga Rinasi

në selinë e partisë

Zani: Duan të më helmojnë

Intervistë nga burgu për gazetën italiane “Il Giornale” “Në qoftëse nuk fusin në burg gjithë Partinë Demokratike, do të rimarim armët” Pas kalimit të procedurave burokratike arritëm ta intervistonim në ekskluzivitet. Një rast që Zani nuk e humbet: “Në qoftë se Berisha nuk arrestohet, nga Vlora do të nis një revolucion i ri. E ardhmja e vendit tim? Do të ishte më mirë që të bëhemi një koloni italiane për një shekull, sesa të udhëhiqemi nga politikanë kaq të korruptuar”. F 11 Ish deputeti i PS Gafurr Mazreku dje në gjykatë pas vendimit. Foto REUTERS

në kryevytet

F 2 Kryeministri nga Rinasi në selinë e partisë Meta, triumf mbi Nanon F 3 MPJ akuzon Berishën për dokumentat Zhduket dosja e Konferencës Islamike F 5 Përfundon operacioni për cigaret, 15 në pranga Anija kontrabandë, 1 milion USD F 6 Gjenevë: Përcaktohen çiftet çerekfinaliste Futboll: Shorti i kupave të Europës F 22

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë kandidatët që kanë paraqitur për menaxher reklame në Radio “KOHA” që të paraqiten për konkursim nesër në ora 11.00 në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.