19/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 dhjetor 1997

Vlora: Pushtetin ua dhamë ne

Majko: Ose do të qeverisë koalicioni, ose do të rikthehet Berisha Faqe 3

SHIK, shteti hije

Berisha kishte alergji nga Sigurimi i Shtetit. Të paktën për nga deklaratat anatemuse dhe terrori që përdori kundër njerëzve që kishin punuar e bashkëpunuar me të. E për këtë, besimanii tij, Bashkim Gazidede krenoej që hoqi jo pak, por 98% të sigurimsave. Por gjithsesi ata që i shërbyen me zell, Berisha imazh, jo për t’i shërbyer shtetit, por thjesht mbajtjes në këmbë të regjimit të tij. Përdorimi i shërbimeve sekrete për politikë dhe jo për interesa kombëtare, bëri që në Shqipëri të hynte e të dilte lirisht kushdo që kishte një pasaportë të huaj, herë si biznesmen e herë si predikues i dhjetra feve të dyshimta që u ngulën në vendin tonë. Vite më parë, parlamentarë dhe disa agjentë të shërbimit të fshehtë italian, vinin me emra të rremë në Shqipëri dhe sipas bisedave të tyre konfidenciale, kjo për faktin e thjeshtë se nuk kishin besim të bashkëpunonin në hetimet e tyre kundër Mafias, me kolegët shqiptarë. Të huajtar filli- hutuar fillimisht nga mësimi i këtij detaji, vetëm tani kuptohet se ata kishin patur të drejtë në këtë pikë. SHIK i Berishës, ndryshe nga objektivi dhe platforma e punës, u kthye fillimisht në një polici politike, e më pas në mafie legale shtetërore, që drejtonte kontrabandën e kupolës së shtetit. Genc Ruli, ish ministri i Financave të PD, deklaroi pak ditë më parë se vetëm 30% e shpenzimeve të SHIK vinin nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër e harxhimeve astronomike, rridhinin nga paratë e pista të tregëtive ilegale. Ndoshta me këtë shpjegohej zelli i tepruar deri në krim, i njerëzve të SHIK, në revoltat e këtij viti, por edhe vendosja e tyre në krye të operacionit të gjendjes së jashtëzakonshme. Pra kjo strukturë nuk mund të zbulonte, ashtu siç nuk zbuloi, asnjë veprimtari të agjenturave të huaja në Shqipërinë post komuniste. Në burgjet shqiptare, janë regjistruar si të dënuar për veprimtari spiunazhi, që nga viti 1991, vetëm 8 persona, të cilët më pas ose u liruan ose u dënuan në mënyrë qesharake. Ndërsa ditët e fundit, një revistë greke tregon përndekimin me fakte, të disa agjenturave të huaja në Shqipëri. Madje vetë Berisha dilte që drejtohej në zyrën ngjitur tij, fillimisht nga CIA. Ali përzuri ushtarakët njëkohësisht me ftohjen politike me SHBA. Tashmë CIA është rikthyer sërish në Shqipëri. Këtë radhë publikisht. Jo për të “këshilluar” zyrën që drejton shtetin, por për të mësuar njerëzit e shkollës së SHIK. Shteti i shkatërruar shqiptar filloi rënimin pikërisht nga degjenerimi i shërbimit të fshehtë. E fuqia e shtetit që po ringrihet, do të varej edhe nga rikthimi i SHIK në normalitet. Nëse për institucionet e tjera mjafton edhe rikonstruksioni i godinave e vendosja e disa karrigeve për të rifilluar punën, SHIK ndodhet të paktën 7 vjet prapa në kohë. Sipas publikimeve të pakët 7 vjet prapa në kohë. Sipas publikimeve të SHIK?

Dosjet e “zeza” drejt Italisë

Italianët, hetime për paratë e futura në Shqipëri F 7

Ja rrethet ku do ketë ndryshime

Policia bën bilancin e gjithë komisariateve F 9

Socialistët bëjnë gati hotelet për delegatët

PS, ethet e fundit të Kongresit F 3 Shkup, njerëzit e opozitës prishin mitingun Lëshohen thirrje për Berishën F 4 Tjetër projekt - dekret për emigrantët shqiptarë Refugjat në Greqi, tani familjarisht F 10

Dini: Mbani pushtetin mos u tërhiqni!

Faqe 5 Dje Lamberto Dini takohet me kryeministrin Nano. Foto GENT SHKULLAKU

Si depërtoi shërbimi iranian

Shqipëria, vendi më i ri në planin sekret të Iranit Si depërtoi shërbimi iranian Agjentët futen nëpërmjet biznesit ose duke u përfshirë në grupet e klandestinëve që arrijnë në Vlorë Nga Italia, burime të sigurta lajmesh kanë lëshuar alarmin e shtrirjes së ajatollahëve iranianë në territorin e Shqipërisë, që përbën shtetin më të ri, i cili hyn në “planin mesdhetar” të përpunuar nga Irani. Mbas lëshimit të programit për të shtrirë influencën ekonomike e politike në Liban, të ire influencën ekonomike e politike në Liban, të palodhurit ajatollahë i kanë sytë drejt Shqipërisë. Strategjia e përpunuar në Teheran konsiston në një hyrje e shtrirje të plotë në vend. F 2

Greve e Ambasadës Greke në Shqipëri

Dje ka filluar greva e të gjithë personelit të ambasadës greke në Tiranë. I pyetur nga “KJ” një punonjës i ambasadës se sa greva, që ka karakter ekonomik, ka përfshirë të gjithë ambasadat greke nëpër botë. Ata kërkojnë paga më të larta të personelit diplomatik. Kështu në Tiranë dhe në Gjirokastër që dje është pezulluar puna dhe dhënia e vizave. Greva mendohet të zgjasë deri në ditët e para të Vitit të Ri 1998.