Majko: “Denoncimin duhet ta bëjnë organet e Prokurorisë”
Për herë të parë, drejtuesi i lartë i PS pranon akuzat që rëndojnë mbi kabinetin Nano
Faqe 3
Gjigjina e korrupsionit
Në konferencën e djeshme të shtypit të PS, Majko u shpreh hapur dhe pa u përpjekur të minimizojë asgjë, se “në administratën shtetërore ka korrupsion”.
Kështu, për herë të parë në historinë e politikës shqiptare të këtyre viteve, drejtuesit e një partie në pushtet jo vetëm pranojnë ekzistencën e korrupsionit dhe patologjive të tjera në shtetin që ata drejtojnë, por shprehin edhe shqetësimin e tyre. Një dukuri e tillë, ku vetë partia në pushtet akuzon njerëzit e administratës, është për t’u përshëndetur duke qenë më të vërtetë një shenjë emancipimi politik. Por normalisht, në qoftë se do të pranohej si real shqetësimi i krerëve socialistë lidhur me ekzistencën e korrupsionit, implikimit të pushtetarëve në kontrabanda e trafikë të paligjshëm, Majko dhe sekretarët e tjerë të PS, duhej të ishin treguar konkretë në këtë drejtim. Të paktën të kishin shoqëruar shqetësimin e tyre serioz me ndonjë listë të gjatë rastesh të tillë, mundësisht edhe me emra pushtetarësh që shfrytëzojnë postet e tyre për të mbushur xhepat. Por ndoshta një mungesë e tillë mund të jetë e lidhur me mentalitetin e vjetër se transparenca ndaj zyrtarëve të korruptuar do të diskreditonte partinë. Nga ana tjetër, duke përmendur emra pushtetarësh kontrabandistë e të korruptuar, do të çliroheshin nga akuzat hipotetike edhe disa prej eksponentëve të njohur të qeverisë së zotit Nano, emrat e të cilëve ndoshta padrejtësisht po përgojohen së tepërmi në këtë drejtim. Mungesa e emrave të veçantë bën që shqetësimin e krerëve socialistë ta mbulojë një hije mosbesimi dhe dyshimi përsa i përket qëllimit të vërtetë të ngritjes së këtij problemi. Në fakt, prej disa kohësh qarkullojnë zëra që po bëhen gjithnjë e më të pranishëm për disa ndryshime në qeveri. Vetë kryeministri, Nano, disa herë i ka paralajmëruar vartësit e tij se “askush nuk e ka postin me tapi”, kështu, duke pasur parasysh këtë, pranimi nga ana e drejtuesve të partisë në pushtet se “në administratën ka korrupsion”, të bën të dyshosh se korrupsioni mund të jetë gjigjina që do të presë disa koka kabineti e kabinetit të zotit Nano. Largimi nga pushteti i individëve të veçantë me damkën e “të korruptuarit”, jo vetëm mund të shërbejë si një qetësues për pakënaqësitë e krijuara, por rrit të tepërmi prestigjin qeverisës dhe vetë të zotit Nano, i cili ndryshe nga paraardhësit, nuk i kurseka as bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, kur është fjala për të hedhur poshtë, të një kurorë, krilaj që kërkon të lërë? që të ketë. Në këtë mënyrë, krerët e Partisë edhe përpiqen seriozisht për ndërtimin e një shteti ligjor të vërtetë, ku askush nuk ndodhet i ligjor të privilegjuar para tij.
GAVROSH LEVONJA
Çmenduri çmimesh për Vitin e Ri
Faqe 13
Foto H. PUSTINA
Në prag të fundvitit, “pranë sofrës i pangrënë”
Haka i lirë, Kulla në burg
Avokati i njohur i “çështjes Nano” siguron lirimin e klientit të tij. Nehati, 11 vjet në qeli
Jepet vendimi për autorët e vrasjes së dy policëve
Muharrem Haka është i lirë. Dy trupi gjykues kryesuar nga gjykatësi Skënder Haluca deklaroi pushimin e gjykimit ndaj tij, dhe njëkohësisht vendosi masën e dënimit prej 11 vite heqje lirie për Nehat Kullën. Muharrem Haka u deklarua fajtor për veprën e vrasjes së policit Gëzim Neziri megjithatë për veprën e pushua gjykimi pasi u bë ndryshimi i kualifikimit të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike.
F 6
Kushteuta, Berisha kryetar
PD vendos kushte për të shkuar në komision
F 5
PS-PD nis lufta për armët
Thirrja e kreut të opozitës, ndez polemikat
F 4
Presim sinjalet e Beogradit
Konferencë shtypi e ministrit Paskal Milo
F 4
Gjykata e Tiranës, një orë në grevë
Solidarizim me 6-mujorët, jo dhunës policore
F 2
Akuza e Cekës, denigruese
Kryeprokurori mohon lajmin e ministrisë
F 7
Era shemb fshatin
Kukës, rrebesh i shiut le banorët jashtë
F 8
Gëzuar Krishtlindjet!
Gazeta Koha Jonë uron lexuesit e saj
Kartolina e Teledingos
F-6