02/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

2 qershor 1998

Nanon: Lufta po afron

Masakër në Kosovë, mbi 2 mijë refugjatë në Shqipëri. Priten edhe 5 mijë të tjerë Reagon qeveria shqiptare. Masa të jashtëzakonshme në Veri. Faqe 2-3

Vallja e absurdit

NGA FATOS LUBONJA Të dielën mbrëma, pas një mungese të gjatë, u shfaq në rubrikën debat të TVSH, ish presidenti Berisha, sot kryetar i PD. Shfaqja që dha ai u komentua në mënyra të ndryshme. Reagimi i parë i fansave të PS ishte se, sikur të shfaqet Berisha në televizor një herë në tre muaj, PS nuk ka nevojë për propagandë elektorale sepse gjuha dhe arroganca e tij punon vetë për ta. Fansat e PD u kënaqën me mënyrën bindëse dhe energjike me të cilën i sfidoi Berisha kundërshtarët e tij. Ndërkaq pjesa ndërmjet ishte shumë më e larmishme në reagimet e saj. Veçse me një gjë janë dakort të gjitha palët. Me këtë dalje në televizor, Berisha e shfaqi veten të trimëkëm[bër?], si lideri i opozitës më të madhe, që do të luftojë nesër për pushtet. As'tush nuk do ta kishte besuar një gjë të tillë një vit më parë, kur ai akuzohej si përgjegjës kryesor i katrahurës bashkë me partinë e tij, një parti që duhej nxjerrë jashtë ligjit si parti e armatosur. Shqipëria po kalon me të vërtetë një kohë të paparë ndonjëherë. Në sajë të qeverisë së “urtë” të presidentit Meidani dhe kryeministrit Nano, sot mund të thuhet se jemi në një gjendje paqëtimi që kurrë më parë nuk e kemi përjetuar. Vrasës dhe të vrarë, grabitës dhe të grabitur, akuzues dhe të akuzuar, spiunë dhe të spiunuar, po sillën vërdallë në skenën e madhe të teatrit absurd shqiptar duke ndërruar vazhdimisht rolet dhe maskat me vetëdijen se janë duke luajtur thjeshtë një lojë pas së cilës, kur të heqin grimin dhe paruket, do të shkojnë të pinë nga një birrë së bashku. Kush i vrau shqiptarët, Berisha me Hajdarin e të tjerët apo Nano me Meidanin me shokë? Sot kjo pyetje po bëhet më e vështirë se kurrë. Në teatrin absurd viktima është njëherësh edhe xhelat. Gazetat botojnë dosje krimi pa fund, njerëz të dëgjuar e të gjymtuar, shifra lantaritetase të humburish, prostitutash, të droguarish. Aq më mirë sa më shumë të jenë dhe sa më të ekzagjeruara të jenë. Kështu humbet edhe kuptimi i përgjegjësisë. Kadare boton një artikull ku thotë se demokracinë e Berishës e rrëzuan një grusht intelektualësh renegatë dhe politikanë të papërgjegjshëm, që u bashkuan me vulgun e popullit shqiptar. Të nesërmen intelektualët renegatë me në krye presidentin shkojnë të përurojnë librin e tij. Zoti e bëkoftë Shqipërinë. Pse kot i hapë depot Berisha? Nuk ka filozof dhe etnolog që të mund të arrijë të dallojë se cili është sistemi etik i kësaj shoqërie, cilat janë vlerat dhe antivlerat, cilin duhet të besosh dhe cilin të dyshosh. Edhe përfaqësuesit mendjendritur të Evropës kanë hipur në skenën absurde të teatrit shqiptar dhe po sillën vërdallë pa e kuptuar se çfarë lloj valleje është kjo që po hedhin dorë për dore me shqiptarët. Gjithmonë kemi qenë “vendi i vetëm në botë”. Edhe tani po tregojmë se jemi i vetmi vend në botë që mund të funksionojë pa drejtësi dhe pa forma morale. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Ballistët zihen me grushta

Dje në Kongres, mbi 30 vetë përleshen, ndërhyn policia F 4

Tmeru në shkollë, plasin dy bomba

Orë paniku te fëmijët, eksploziv te plehrat F 6

Policia, pengu i politikanëve

Teta jep ultimatumin: Do heq të korruptuarit

Shkarkohen 15 gjeneralë

Nga Agim Shehu e deri te Sheme Kosova, ja lista e atyre që janë përgjegjës për marsin dhe ikën nga Shqipëria Bjen kokat e njerëzve që drejtuan armën e Berishës Sipas një relacioni, i cili është përgatitur nga vetë Kryeministri shqiptar dhe që prej kohësh i është drejtuar Presidentit, gjeneralët që do të shkarkoheshin apo që do të liroheshin nga detyra sipas përgjegjësive, kanë pasur si motiv kryesor ngjarjet e marsit të vitit të shkuar, në kohën e shpërbërjes së ushtrisë dhe policisë shqiptare. F 5 Një polic shqiptar në pikën kufitare të Qafës së Prushit, përballë qytetit të Gjakovës. Foto REUTERS

Burrel, dhjetë arrestime

Hetim për vrasjen e policëve të kriminales Hetime për vrasjen e policëve të kriminales Burrel, dhjetë arrestime F 9

Kurdët mësyjnë Kakavijen

Policia shqiptare kthen 47 refugjatë në Greqi F 11