13/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 tetor 1998

Çeka, njësoj si Berisha

Ish ministri i Brendshëm: Me PS s’jemi martuar përjetësisht . Faqe 3

Të gjithë në fushë

NGA FRROK ÇUPI Kosova sot i ngjan një dite mortore, që e mbledh tërë familjen në shtëpi. Shqiptarët, me rastin e vrasjes së Kosovës, kanë zbritur të gjithë në fushë. Të gjithë në fushë, por secili me mënyrën e tij dhe qëllimin e tij: Kanë zbritur nacionalistët e rremë. Këta e quajnë veten shqiptarë të thellë, por në fakt janë qytetarët më të cekët të Botës. Shumica e tyre janë njerëz që nuk kanë asnjë përgjegjësi, por që kanë të gjithë mbrojtjen e jetës së tyre e të familjes dhe prandaj thërrasin më shumë: “Luftë!” Të tjerët vriten, këta mbeten duke thërritur. Kanë zbritur në fushë të mashtruarit. Këta ose janë bërë anëtarë të UÇK, ose janë fëmijë e naivë që për pesë minuta lënë jetën e tyre “për Kosovën”. Në fushë kanë zbritur Mafiozët. Këto ditë të gjithë Mafiozët brenda Shqipërisë si dhe ata që ndodhen në Perëndim, kanë ndryshuar planet e “biznesit” dhe janë kthyer nga “patriotizmi”. Ata kanë formuluar frazën: “duhen armë për Kosovën” dhe kanë hapur llogaritë bankare për të shitur armë. Me siguri, kapitali i tyre do të shumëfishohet duke derdhur gjak njerëzish të pafajshëm në Kosovë. Në fushën e “Kosovës” kanë zbritur edhe Berisha me shokë që shkaktuan tragjedinë më të madhe ndaj shqiptarëve vitin e kaluar. Këta, të ndihmuar nga qeverisja aktuale, kanë pritur ditën e sotme të cilën e dinin se do të arrinte. Ka ndodhur njësoj si me të burgosurit e vitit të kaluar që dolën nga burgu dhe u bashkuan me të pafajshmit: “Hyni në radhët e të tjerëve, të gjithë të pafajshëm”. Në luftën që po e shkaktohet Kosovës dhe, ndoshta më gjerë, këta do ta ndiejnë veten si në detin që lan të gjitha krimet. Pas luftës në Kosovë, Berisha me shokë mund të shpallen heronj. Kanë zbritur në fushë edhe qeveria aktuale. Kjo është fshuhur prapa sloganit të Berishës “Një komb, një qëndrim”, për të treguar patriotizëm. Ndërsa për të treguar modernizimin, qeveria paraqet formulat e ditës. Megjithatë, ngjarja e kobshme në Kosovë përbën një jesh shans dhe për qeverinë Nano, e cila është shpallur si e dështuar. Kjo, me anë të “luftës për Kosovën” mund të mbulojë dobësitë e saj qeverisëse... Tanimë, të gjithë ndodhen në fushë. Kush do të fitojë? - kjo është çështja. Gjithçka i ngjan xhunglës ose edhe flores prej faketësisë. Por ndërkohë kjo “fushë” ingjan Pranverës së vitit të kaluar. Vitin e kaluar, historia jonë kombëtare kishte zbritur në fushën e luftës, por nuk dihej se cili do të fitonte. A fitoi alternativa më e mirë për popullin shqiptar, Pranvera e kaluar?! Dihet se u vranë mijëra njerëz, por nuk dihet kush fitoi. Kështu mund të ndodhë edhe këtë herë, fatkeqësisht, me shqiptarët.

Teta në Parlament, rrëfen Mafian e drogës

Ministri i Rendit Publik, Perikli Teta. Foto GENT SHKULLAKU

Ja mocioni i Pëllumbit

Të mblidhet Kongresi i jashtëzakonshëm i PS. Partia e kërcënuar nga politika e klaneve Mëbërin në “selinë e socialistëve letra e ish nën kryetarit” Servet Pëllumbi kërkon rishikimin e të gjitha programeve të partisë që po zbatohen. Me një letër drejtuar KPD, ish-nënkryetari i socialistëve ka kërkuar thirrjen e Kongresit III të jashtëzakonshëm, për të diskutuar mbi pikat, për të cilat Pëllumbi mendon se është devijuar nga programi i PS. Pëllumbi kërkon që vërejtjet që ai ka për forumet drejtuese të partisë të diskutohen jo vetëm në KPD, por të shtrohen edhe më gjerë, në strukturat e tjera të partisë në rrethe. F 2

Refugjatët në Tiranë

Vazhdon fluksi në kufi, Nano mbledh qeverinë F 4

Pollo, dy herë në Vlorë

Demokratët hapin fushatën në qytetin e rebelimit F 3

Do të luftoja krah UÇK-së

Historia e francezit që vrau studentin shqiptar F 7

Ja fajtorët e marsit

Dje në Parlament, Ngjela paraqet raportin e tij F 6

Abaz Ermenji, sërish kryetar

Përfundon Kongresi i Ballit, tani hapet dera për DBSH F 2

Nis gjuetia e skafeve

Super operacion, policia e Vlorës rrethon Jonin F 10