04/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

4 qershor 1998

Nano i shkruan Solanës: NATO duhet të ndërhyjë me forcë, lufta po shpërthen

PS: Jemi me UÇK-në

Alarm në parlament, afro 10 mijë numri i refugjatëve Faqe 3-4

Kaos dhe luftë

Intensifikimi i dhunës serbe në Kosovë, masak­rimet ndaj popullsisë shqiptare, shkatër­rimi dhe djegia e fshatrave, sikur të ishin pu­lari të infektuara, i dhanë fund përfundimisht idesë se shqiptarët mund të jetojnë në një re­publikë me serbët, hodhën në kosh bisedimet e saponisura Rugova- Millosheviç dhe në të njëjtën kohë projektuan hijet të mëdha dyshi­mi ndaj ndërmjetësimit amerikan, pas të cil­it, shqiptarët u ulën në bisedime duke bërë shumë lëshime ndaj palës serbe. Pas rritjes së vërshimit të refugjatëve koso­varë në Shqipëri, autoritetet shqiptare ndod­hen në pozitë mjaft të vështirë dhe kaotike. Të gjithë e dinë se Shqipëria nuk është në gjendje të përballojë një dyndje të madhe mbi 20.000 vetësh, sikurse nuk është e aftë t’i sh­kojë në mendje ndonjë aventurë ushtarake. Por, të paktën, institucionet shtetërore i kanë të gjitha mundësitë të dalin përpara Europës me kërkesa unanime dhe jo Presidenca të kërkojë ndërhyrje ushtarake në Kosovë dhe kryeministria prani ushtarake ndërkombëtare në kufirin shqiptaro- serb. Megjithatë, duket, se jo vetëm autoritetet shqiptare janë në kaos. Të gjithë fuqitë perëndimore thonë se nuk do të lejojnë një Bosnjë të dytë, por në të njëjtën kohë askush nuk e ka të qartë se si do të operohet në rrethanat konkrete. NATO-s i duhet kohë dhe duhet të kalojë disa proce­dura burokratike për të ardhur në një men­dim unanim dhe efektiv. SHBA nuk po e vë në jetë kërcënimin e ish Presidentit Bush për vënien e kuqe në Kosovë, madje e ndyshoi që­n­drimin e saj në Grupin e Kontaktit duke u bërë promotor i heqjes së një prej sanksion­eve më të rëndësishme ndaj Beogradit: atë të ndalimit të investimeve të huaja. Është shumë i dyshimtë fakti, që pas takimit Rugova- Klin­ton dhuna serbe mori akoma më shumë zemër. A është vërtet Millosheviçi kaq i çmendur sa të sfidojë gjithë komunitetin ndërkombëtar apo ai ka marrë një lloj gjysmë miratimi në heshtje për veprimet që po bën? Apo ndoshta 300 të vdekur dhe rreth 10.000 refugjatë kos­ovarë në Shqipëri nuk i plotësojnë parame­trat burokratike për ndërhyrjen ushtarake perëndimore në Kosovë? Sidoqë që të jetë e vërteta, në gjithë këtë mjegull, të qartë se çfarë duhet bërë e ka vetëm UÇK. Kjo forcë nuk mund të quhet më orga­nizatë terroriste. Këtë e ka kuptuar dhe vetë PS e Shqipërisë, e cila në një konferencë për shtyp “përshëndeti qëndresën e vëllezërve ko­sovarë”. Bosnja nr. 2 po bëhet realitet. Këtë, shqiptarët e Kosovës e ndjejnë më shumë se europianët dhe pas gjithë këtyre masakrave, e kanë gjetur plot të luftojnë për pavarësi.

Fëmijë të ardhur nga Kosova duke u transportuar në shtëpitë e fshatarëve në Tropojë. Foto REUTERS

Nano, në gjyq si Berisha

Korrupsioni dhe kontrabanda. “Nuk u ndryshua pushteti i hajdutëve, por u bë rotacioni i hajdutëve në pushtet” Kryeprokurori i Jugut shpërthen akuzat për qeveritarët Akuza tepër të rënda ndaj qeverisë së socialistëve. Por nëse deri dje gjithçka ish shkruar nga “lapsi” i opozitarëve, tashmë është një funksionar i shtetit të sotëm që lëshon shigjetat e kritikave, kurrë të thëna kaq hapur dhe nga askush. “Qudia” - që për vetë atë dhe për disa të tjerë, s’duhet të rrethohet me thonjëza - qëndron në faktin se protagonisti i kësaj interviste është kryeprokurori i Jugut. F 11

Lajme të tjera

Pas mocionit të Pëllumbit, debate në selinë e PS Gati fraksioni i socialistëve F 2 Frika e terroristëve, policia kthen mbrapsht pesë myslimanë Rinas, marokenë klandestinë F 7 Prokuroria nis hetimet për trafikun e armëve Ku u zhdukën 120 mortajat F 9 Kanë lejuar refugjatë, ndryshime në Kakavijë Kurdët, stuhì mbi rendin F 13 Burrel, shkarkohen shefat pas vrasjes së oficereve Ikin krerët e policisë F 9