05/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 qershor 1998

Tropojë- Breshëri në mesnatë, qëllohet makina e PD. Plagoset Bardhyl Pollo

Ia kush do vriste Azemin

Ministria: Hakmarrje personale. Hajdari: Vepër e Nanos Faqe 2

Fjala e lirë dhe liria e fjalës

NGA EDI RAMA Në pranverën e nxehhtë të vitit të kaluar gazeta New York Times më kërkoi me urgjencë një shkrim, të cilin e shkruajta deri në të gdhirë dhe e fakso-va, sipas marrëveshjes me redaktorin përgjegjës, në paradrekën e së nesërmes. Pak orë më vonë, në të kthyer, gjeta në sekretarinë telefonike tri mesazhe nga redaksia e gazetës. Më kërkonin për redaktimin dhe nuk më kishin gjetur. Nuk kam pse e fsheh, u habita krejt kur gjatë kontaktit të mëpastajmë telefonik redaktori më tha se, megjithë urgjencën, e kishin shtyrë botimin për një ditë më vonë pasi nuk mund ta bënin një gjë të tillë pa marrë aprovimin tim mbi tekstin përfundimtar. Habia ime u bë edhe më e madhe kur konstato-va se redaktimet për të cilat duhej medoemos pëlqimi i autorit, jo vetëm nuk e prek-nin thelbin e shkrimit por kishin të bënin kryesisht, me përmirësimin e anglishtes. Pa u zgjatur me moralin e kësaj përralle po hyj drejt e në temë. Qëkurse jam kthyer nga subjekt në objekt të shtypit më është dhënë, për fat të keq, mundësia që ta shoh nga një kënd tjetër punën e tij dhe të përjetoj në kuadrin “e ngushtë” të punës sime atë që në fakt ndodh në shkallë shumë më të gjerë: Abuzimin e Papërmbajtur me Lirinë e Fjalës. Nuk më shkon mendja për asnjë çast që, largqoftë, të vë në dyshim bindjen time se ligji më i mirë për shtypin shqiptar është ajo pikë e Kanunit të Lekë Dukagjinit ku thuhet, “Lajmësi nuk ka faj”, por, thënë kjo, dua vetëm të shpreh një bindje tjetër që kam. Fjalë për bindjen se aplikimi normal të këtij ligji nuk mund ta garantojë kërkush tjetër përveç ndërgjegjes profesionale të gazetarit, në mënyrë që pafajësia e tij e garantuar të mos kthehet, siç po ndodh rëndom, në një garanci për ta ushtruar këtë profesion fisnik duke shitur dokrra. Ndoshta dëshira për ta folur e shkruar sa më mirë gjuhën time më ka bërë “më të ndjeshëm se ç’duhet” ndaj barbarisë gjuhësore të shtypit shqiptar, ndoshta prirja ime përgjithësisht “joshqiptare” për të mos i bërë gjërat shkel e shko nuk më le që ta shoh me gjakftohtësi “padijen objektive” të masës dërrmuese të gazetarëve tanë, ndoshta kanë të drejtë disa miq të mi të të shtypit kur më thonë si më qeshur, “Mos u kruaj me të nxjerrim bojën”, por ja që mesa duket “nuk jam bërë ende ministër” dhe kësisoj nuk mendoj që është mendçuri që “për ta nuk mendon e është mendçuri që për ta nuk mendoj e është mendçuri që për ta nuk mendon e është mendçuri që për ta nuk mendon e është mendçuri që për ta nuk mendon e është mendçuri që për ta nuk mendon”. (vijon në faqen 3)

Mobilizohet ushtria, gati bunkerët

Faqe 5 Ushtarë shqiptarë duke vëzhguar zonën serbe të kufirit Foto REUTERS

Frikë nga agjentët e UDB

Bashkë me refugjatët kanë depërtuar edhe spiunë serbë Frikë nga agjentët e UDB Policia forcon masat e sigurisë. Mund të kenë hyrë në Shqipëri terroristë me qëllime kriminale Refugjatët kosovarë kanë mbërritur në territorin shqiptar bashkë me frikën serbe nga pas. Dhe pse ata kanë gjetur si rrugëzgjidhje strehimin në fshatrat e Tropojës apo gjetkë, hija e dhunës serbe duket se i ndjek pas, në çdo hap. Ministria e Rendit Publik, në bazë të informacioneve operative i trembet ndonjë aksioni serb brenda territorit tonë. F 6

Krimi u afrua me pushtetin

Neritan Ceka, pas akuzave të kryeprokurorit të Jugut F 3

PS kërkoi të më blejë

Kandidati i Vlorës, Tusha: Më ofruan të bëhem konsull F 3

Vdesin pesë refugjatë

Situatë dramatike në kufi, përsëri të ikur nga lufta F 4

VEFA, hetime në Evropë

Nën gjurmim, filialet e Alimuçës në dhe të huaj F 9

Nesër bëhet nisja për në Veri

Shoqata e Biznesmenëve shqiptarë jep ndihma për vëllezërit kosovarë „Krahas qeverisë Nano, ndihma të mëdha në disa dhjetra milionë lekë po jep edhe Shoqata me e shqipëtare, ajo e Biznesmenëve shqiptarë. Të gjitha këto për vëllezërit tanë kosovarë, të cilët kanë kaluar kufirin dhe janë në Tropojë, Kukës, etj. Kjo Shoqatë, e cila është shumë e fuqishme ka planifikuar që nesër të dërgojë për tek familjet e kosovarëve ushqime, veshmbathje, etj. Kështu deklaroi mbrëmë për “KJ” kryetari i saj zoti Koço Dado.