09/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 qershor 1998

Ushtria, raketa Serbisë

Hajdaraga: Jemi gati për luftë me Millosheviçin — Faqe 3 Hajdaraga: Jemi gati për luftë me Millosheviçin Faqe 3

Respekt shtetit

NGA FRROK ÇUPI Të gjithë po pranojmë se ndodhemi në një situatë të rëndë kombëtare; ndërkohë të gjithë po kuptojmë shumë pak. Secili përdor filozofinë e secilit dhe absurdi depërton mes vullnetit të shumicës si një novitet(!). Çfarë po ndodh kështu? Ish- Presidenti, që u largua nëpër katastrofën e shtetit, tani thërret për luftë; një tjetër kërkon të bëjë ushtri private në Veri; disa thërrasin për largim të qeverisë; kryeministrin e kërcënojnë me vrasje; njerëzit thërriten në shesh sikur është dasma e kombit e jo zgripi i kombit; “kundër Aleancës së shtetit, o burra për Kombin”-u tha dje në një miting “opozitar”; të tjerë ligjërojnë për “shtet tradhëtar”, për “shitje të Kosovës”, për “Karamahmud Pasha e Esat Pasha”... Ku jemi, vallë? Fatmirësisht jetojmë në një tokë që quhet edhe Shtet. Fatkeqësisht shumëkush ose tenton, ose është naj deri në mohimin e shtetit. Shteti- o tani, o kurrë! Në të gjithë momentet më të vështira të një populli ose kombi, shteti është mjeti më i domosdoshëm për të kapërcyer situatën. Mes shtetit dhe qytetarit ndodh një lidhje magjike: Ndërsa qytetari i mirë e qorton dhe e korrigjon instrumentin e shtetit përditë si “i pakënaqur”, vjen një ditë që shtetin e vet e bekon. Qytetari e rrit shtetin me vuajtjen e tij, me qëllim që ky mjet të përdoret më rekullisht një ditë të vështirë. Në ditën e vështirë të kombit, shteti kthehet në komandant për të gjithë. Ne shqiptarët ndodhemi pikërisht në këtë moment: Të respektojmë shtetin; ky është tani përfaqësuesi i kombit dhe i popullsisë. Pa këtë, humbasim me turp që nesër. Atëherë, çfarë të bëjmë? Mund të themi se vetë shteti duhet ta vendosë veten në pozitën përfaqësuese të votuar nga shumica. Mund të themi se është koha që ta thërritet se “jemi në luftë”, edhe pluralizmi politik të ngushtohet e të kontrollohet. Mund të themi se gjuha në publik mund të jetë gjithashtu e kontrolluar. Le të vendoset që edhe sheshet të mos përdoren për të irrituar njerëzit. Me në fund është një rast i shkëlqullt për t’i treguar njerëzimit se jemi një popull aq përparimtar sa respektojmë shtetin tonë. Po s’e bëmë në këtë, vëllezër tane në Kosovë do t’u thuhet “nuk e meritoni shtetin, ata në Shqipëri e shkelin”. Dhe patriotët tanë janë duke thirrur “për Kosovën, kundër shtetit shqiptar”. Bastardë patriotë! Mbi të gjitha, kemi atë mijet e pasurit të çmuar, për të cilin vëllezërit kosovarë po kushtojnë sakrilegjin më të lartë. Nesër do të kemi plot kohë për kritikë e për kurajo anti- shtet.

Sulmohen depot e armëve

Vetëm një ditë pas paralajmërimit të Nanos Mirditë, mbi gjysëm ore shkëmbim zjarri mes ushtrisë dhe një grupi të armatosur me maska Tropojë, një çift shqiptarësh të ngarkuar me armë Foto REUTERS Vetëm një ditë pas paralajmërimit të Nanos Sulmohen depot e armëve Mirditë, mbi gjysëm ore shkëmbim zjarri mes ushtrisë dhe një grupi të armatosur me maska Vetëm pak orë pas deklaratës së bujshme të Kryeministrit Fatos Nano mbi ekzistencën e rrezikut të shpërthimit të depove ushtarake në Veri, në Mirditë është sulmuar një depo. Një grup njerëzish të armatosur kanë sulmuar depot dhe pas një shkëmbimi zjarri që ka zgjatur rreth gjysëm ore, ata janë larguar. Ngjarja ka ndodhur të dielën, në rrethin e Mirditës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se forcat ushtarake kishin marrë njoftim disa orë më parë, për një sulm të mundshëm ndaj depove të armatimit që ndodhen në zonën e Fanit. F 2 Tropojë, një çift shqiptarësh të ngarkuar me armë. Foto REUTERS

Ceka: Qeveria s’kthen paratë

Koalicioni zbret në Vlorë, Nano mungon përsëri — F 7 Koalicioni zbret në Vlorë, Nano mungon përsëri Ceka: Qeveria s’kthen paratë F 7

Presidenti: Jo tryezës

Mejdani s’pranon të mbledhë partitë për Kosovën — F 5 Mejdani s’pranon të mbledhë partitë për Kosovën Presidenti: Jo tryezës F 5

Kapen 70 kg drogë

Operacion në Adriatik, skafe me klandestinë e marijuanë — F 11 Operacion në Adriatik, skafe me klandestinë e marijuanë Kapen 70 kg drogë F 11

Banda sulmon magazinat

Grabiten rezervat e shtetit, Prokuroria: Krim mafioz — F 8 Grabiten rezervat e shtetit, Prokuroria: Krim mafioz Banda sulmon magazinat F 8

Prefekti, nuk u mor peng

Mbyllen hetimet për Shkodrën, nën akuzë 10 ish policë — F 9 Mbyllen hetimet për Shkodrën, nën akuzë 10 ish policë Prefekti, nuk u mor peng F 9