UÇK, 300 mijë ushtarë
Regjistrohen 50 shkodranë në organizatën ilegale. Faqe 4-5
Gazeta e Rugovës: Me ushtrinë shqiptare do të vendosim për fatet e Ballkanit
Regjistrohen 50 shkodranë në organizatën ilegale
Faqe 4-5
Liderët ndryshe
NGA ARBAN HASANI Branko Cervenovski, kryeministri i Republikës pak të njohur të Maqedonisë, vetëm dy orë përpara se të fluturonte dje për në Tiranë, ka dhënë lejen që avionët luftarakë të NATO-s të kryejnë mbi ajrin e FYROM manovrat ushtarake. Shefi i qeverisë së ish republikës jugosllave ka pritur takimin me homologun e tij shqiptar Fatos Nano, që të zgjidhë në një farë mënyre një krizë të vogël që u krijua dy ditë më parë, kur Maqedonia bllokoi Aleancën Atlantike në kërcënimin luftarak karshi Beogradit. E gjithë kjo lëvizje e Cervenovskit e bën me momentin më kritik të krizës jugosllave, kur numri i refugjatëve kosovarë vërtitet mbi 15.000 dhe kur UÇK-ja dhe ushtria serbe ndeshen në çdo orë, ka qenë vetëm një vër-e? e re e diplomacisë së vogël maqedonase karshi komunitetit ndërkombëtar. Një tërheqje vëmendje në pikën kritike të republikës fqinjë, që emri me gërma kapitale FYROM po e lodh më shumë sesa zhurma e avionëve ushtarakë që do fluturojnë mbi Shkup. Në këtë kuptim, si momentin për të qenë protagonist në ngjarjen e madhe të Kosovës, Cërvenkovski ka shfrytëzuar takimin me Fatos Nanon, të cilin pak kohë më parë në Bruksel e quajti si “personin e vetëm që mund të vendosë paqen në Ballkan”. Takimet e shpeshta dhe bisedat e zgjatura mes Nanos dhe Cërvenkovskit ndoshta kanë bindur tashmë diplomacinë perëndimore se mes dy vendeve të vogla ballkanike kanë marrë fund zënkat e kota pafund që nuk i shërbejnë asnjërës palë. Duket se takimi i Kretës, mbi të gjitha, i ka bindur dy shefat e qeverive se vetëm së bashku mund të përpunojnë një tjetër politikë dhe linjë diplomatike në Ballkan, të ndryshme nga ngurtësia komuniste e Millosheviçit dhe inatet nacionaliste të homologëve të tjerë. Kosova dhe zgjidhja e krizës së saj mund të jetë shansi i madh që të vegjlit t’i imponohen tryezës së madhe, moment që Nano dhe Cërvenkovski, të majtët e rinj të Ballkanit, nuk kanë ndërmend ta lëshojnë. Nano, për të mbyllur përfundimisht praktikën që për Kosovën mund të fliste e gjithë bota përveç Shqipërisë, nuk heziton të bëjë asnjëherë. Ndërsa Cërvenkovski për t’i rënë në sy Komunitetit Ndërkombëtar se veç një emri pa gërma kapitale, Maqedonia mund të jetë një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon. Megjithatë ajo që po ndodh mes Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk është vetëm një faktor i thjeshtë dashurie pragmatike. Më saktë ajo duket si një përqasje e llogaritur, që është rrugë mbeten Millosheviçit, tmerrit të shkaktuar të Bosnjës dhe udhëheqësit nacionalist ballkanikë.
Belul Çelo në SHBA
Kërkohet nga drejtësia, por përfundon përtej Oqeanit
F 7
Nano: me Çekën jam ndarë
Pas zgjedhjeve lokale, gati divorci mes koalicionit
F 3
Refugjatë kosovarë në Tropojë, bukë dhe kallashnikovë — Foto REUTERS
Nano: me Çeken jam ndarë
F 3
Ushtria hap zjarr për të mbrojtur tunelet me armë
Sulm depove të Beratit
F 11
Do të bëhet privatizimi i gjysmës së gazetës
ZP do shesë aksionet
F 3
Padi për Milarollin, ka fyer publikisht ministrin
Malaj, PD në gjyq
F 21