Qeveria shqiptare ka kontaktuar me përfaqësuesit e UÇK
Mjaft me Millosheviçin, kryeministri Fatos Nano jep alarmin në Vjenë
Kush u çudit?
NGA FRROK ÇUPI
Pardje u votua për zgjedhje të pjesëshme të qeverisjes lokale në disa komuna dhe bashki të vendit. Rezultatet u bënë të njohura dje dhe flisnin në favor të Aleancës për Shtetin, si dhe me disa fitore të forcave politike opozitare... Esenca filozofike dhe mentale rreth aktit zgjedhor ishte ky: Askush nuk u çudit.
Të çuditeshin pse Aleanca për Shtetin fitoi shumicën? Disa e kishin menduar këtë. Bazoheshin mbi faktin se qeverisja gati njëvjeçare ka qenë shpesh nën kritika dhe pakënaqësi për mosrealizimin e shpresave të zgjedhësve të qershorit 1997. Ky është një fakt, por megjithatë qytetarët shqiptarë, si kudo, janë aq të duruar dhe të arsyeshëm saqë dinë të dallojnë të mirën, më pak të mirën, akoma më pak të mirën; të keqen dhe shumë të keqen. E keqja e madhe u la pas në votimet e përgjithshme të Qershorit të kaluar, dhe askush nuk dëshiron t’i kthehet më. Madje as ata që votuan për opozitën e Aleancës. Por ndërkohë mbajrojnë çudia e votave të vejdhura, kur “të gjithë votojnë për një parti”, si më 1996.
Të çuditeshin pse opozita, brenda së cilës ndodhen edhe disa nga shkaktarët e tragjedisë së vitit të kaluar, fitoi një pjesë të votave? Edhe kjo nuk ka arsyetim. Një e keqe për një popull nuk ndodh kurrë nëqoftëse ajo është e zhveshur nga çdo element popullor. Por megjithatë, përgjegjësit e krizës së fundit kishin veshur “këmishën” ideologjike të së djathtës dhe të “demokracisë”. Mbase edhe kjo ishte arsyeja pse jo fare pak njerëz i votuan.
Megjithatë, fakti pse u votuan tregon për një hap pozitiv të shoqërisë. Askush nuk ka pse çuditet nëse kur të votohet edhe Partia Komuniste, e cila është konsideruar shkaktare e krizës socialiste shqiptare, qytetarët e kujtesës rrjedhin dhe pluralizmi këtë kuptim ka.
Askush nuk u çudit edhe pse votimet u kryen pa incidente dhe pa ndërhyrjen e forcave të specializuara për ushtrimin dhunë të shtetit. Kësaj here, e para mbas vitit 1992, Shqipëria tregoi në konditat më të mira se mund të mbahej edhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Dhe mbi të gjitha u pa se kur shteti nuk është në dorë të një klani, njerëzit janë të lirë, vota e tyre nuk është e votimit. Ishte një provë e mirë se në të zhvillohen fusha politike edhe me pikat e tyre kulmore.
Një luftëtar i UÇK, në fshatin Junik pranë kufirit me Shqipërinë
Foto REUTERS
Një luftëtar i UÇK, në fshatin Junik pranë kufirit me Shqipërinë. Foto REUTERS
Me bomba Prokurorisë
Zbulohen rastësisht dy granata në gjendje luftarake në murin e godinës. Policia i çaktivizon
Pas telefonatave anonime, kërcënimi për jetën
Zbulohen dy granata në Prokurorinë e Përgjithshme. Të dielën në mesditë, një burrë, duke ka kaluar pranë godinës së prokurorisë në vend të parë murit rrethues të saj një pako të mbështjellë me gazetë. Pasi e kishte hapur ai kishte parë dy granata dhe menjëherë ka lajmëruar policinë e shërbimit pranë prokurorisë. Më pas kanë qenë forcat e detyrorisë së policisë së Tiranës që kanë bërë rrethimin e gjithë godinës dhe kanë bërë çaktivizimin e granatave. F 7
Qershori i dytë i PS
Gjithçka nga zgjedhjet lokale, ja ç’ndodhi të dielën
F 3