24/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 qershor 1998

Rugova, komandant i UÇK

Kreu i kosovarëve: “Luftëtarët të marrin urdhëra nga unë” Faqe 5

Kush fitoi zgjedhjet

NGA SOKOL BALLA Kush i fitoi zgjedhjet lokale të së dielës së shkuar? Kësaj pyetje politike të opozitës dhe pozitës kërkian me ngulm t’i imponojnë përgjigjet që dëshën vetë. Partia e Berishës që ka humbur çdo sfidë elektorale këto katër vitet e fundit-përjashto zgjedhjet e kontestuara nga Komuniteti Ndërkombëtar të 26 majit 1996- së fundi humbi edhe pikën e fundit të referencës për fitore, krahasimin me zgjedhjet lokale të 20 tetorit. Po t’entoi, por pa shumë rezultat që zgjedhjet e së dielës t’i paraqesë si të manipuluara dhe mungesën e votuesve si shenjë zhgënjimi vetëm ndaj qeverisë dhe kryeministrit Nano. Partitë e Aleancës për Shtetin triumfatore në një konferencë shtypi, ku munguan Nano dhe Ceka, tentuan të bëjnë për vete gazetarët, duke thënë se fi- pa pikë turpi, e justifikuan me vapën dhe kampionatin botëror të futbollit. Vetëm tek-tuk ndonjë lider i dorës së dytë apo të tretë të Aleancës për Shtetin, pohoi dje në shtyp se votat e abstenuesve ishin kundër koalicionit qeveritar. Nëse këto fjalë i marrim si të vërteta atëherë humbja (ose të paktën ftohja me elektoratin) e PS dhe e “aleatëve” të saj është disi më e thellë sesa humbja e Berishës dhe “partnereve” të tij modeste që në këtë sfidë elektorale niseshin nga shifrat poshtëruese të 29 qershorit. Të vetmit që duket se nga ky duel dolën fitimtarë ishin njerëzit e boshtit republikano-ballist që ndër votuesit arritën të kenë deri në 32 përqind të preferencave si në Shijak, një emër që as Ermeni nuk kishte guxuar më parë ta deklaronte si të mundshme. Por gjithsesi në fund të llogarive edhe të djathtët dolën zyrtarisht të humbur. Humbën (shpresën) edhe ata që nuk votuan për asnjë parti- pasi nuk kishin për kë- dhe nuk ishin pak, por gati 45 përqind e votuesve. Ata nuk i hodhën votat në kuti as për shkak të vapës, as prej Valderamës, por prej korrupsionit, kontrabandës, varfërisë dhe në fund pse jo, edhe prej parave të pakthyera. Vlora nga 8, u ngrit në 25 përqind pro Berishës, njerëzit që ende nuk ka marrë në sy të shkelë në Sheshin e Flamurit. Një rënie shenjë që fitorja më e madhe e këtyre gjysëmzgjedhjeve ishte normaliteti. Incidente më tepër banale sesa të rëndësishme që në fund nuk ndryshuan asgjë nga ato që priteshin, në shumicën e çdo rast ishte shumë më ndryshe nga të dielat e blinduara elektorale të para 29 qershorit, megjithë praninë e shumtë të policisë, me shumë gjasë kjo radhe vetëm për të mbrojtur rendin. Deklarata e fundit e njeriut që vëzhgon gjithçka në Shqipëri, Daan Everts, nuk la për demokratët e Berishës asnjë shteg që të mund të shfrytëzohej për t’i dhënë një pamje negative kësaj dite zgjedhjeve. Ata, ashtu siç tha edhe Poll[o?], “duhet të heqin dorë nga euforia e zgjedhjeve të parakohshme dhe të zgjedhin taktikën e reja”. Dhe për këtë duhet të nxitojnë. Nano, ka të drejtë. Dhe për këtë duhet të nxitojnë. Nano, pa pakën sa ka dalë nga burgu, ka qenë gjithnjë i “pahkan” [?] [?] e pakën e ka.

Jo zgjedhje të reja

OSBE komenton rezultatin e të dielës së kaluar F 2 OSBE komenton rezultatin e të dielës së kaluar Jo zgjedhje të reja F 2 Socialistët nuk e donin kandidatin socialdemokrat PS e pakënaqur nga Vora F 3 Anija italiane mbyt gomonen, një i vdekur Fund tragjik për skafistin F 9 Vlorë, zjarri shkakton shpërthimin e tmerrshëm Bomba plagos tre fëmijë F 11

Vettyritet roja i Finos

Loja fatale me pistoletën i merr jetën Rugova gjatë takimit me zv.ministrin e Jashtëm rus Afanasjevki në Prishtinë Vettyritet roja i Finos Vdes në vend nga një plumb në kokë bodigardi 25 vjeçar që ruante zv/kryeministrin Vettyritet me një plumb në kokë, bodigardi i zëvendës kryeministrit Bashkim Fino. Dje në mesditë rreth orës 11.45, në katin e parë të selisë së kryeministrisë, ka vrarë veten duke luajtur me pistoletë, 25 vjeçari Robert Hoxha, bodigardi i zv.kryeministrit Fino. Ndërkohë burime nga policia bëjnë të ditur se, vetvrasja ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së viktimës gjatë përdorimit të pistoletës. F 7 Rugova gjatë takimit me zv.ministrin e Jashtëm rus Afanasjevki në Prishtinë. Foto REUTERS

Lideri i Kosovës paralajmëron tragjedinë nëse ai nuk vihet në krye të ushtrisë

BIBLIOTEKA KOMB