Kryeministri: “UÇK, fund dhunës”. Milo: “UÇK, shtrëngo armët” Faqe 3
Loja e kontrabandës
KONTRABANDA. Këtë fjalë shqiptarët e kishin të stërdeguar, por deri në muajt e fundit nuk e mendonin se ajo do të shndërrohej në njërën prej temave më shqetësuese të fjalorit të politikës e të mass medias. Ndërsa kanë lexuar akuzat e ndërsjella nëpër gazeta, shumë vetë kanë nisur të kruajnë kokën e të pyesin veten apo të tjerët: More po kjo ç’lidhje ka me fatin e gjithsecilit? Ata që pinë duhan janë përgjigjur saqë: Si nuk ka lidhje? Kjo ndikon në çmimin e cigareve që tymosim çdo ditë. Nisur nga numri i madh i njerëzve që përdorë nikotinë mushkëritë e tyre me tymin që mban erë nikotinë lajmi duket i madh, por me sa duket ka edhe një lojë tjetër... një lojë që duhet të mundëhemi ta kuptojmë.
Më parë Ceka, lideri i njohur i Aleancës Demokratike, njeriu që duket sikur nuk i ka edhe aq qef kompromiset e vogla për të fituar para në kurriz të shtetit, njeriu që mund ta bënte këtë gjë kur dhe sa herë të donte, ishte i pari që lëshoi akuza të rënda mbi njerëzit që normalisht duhet të ishin kolegët e tij të punës, përveçse aleatët e tij politikë. “Kanë fshehur një dosje që i akuzon”, kjo ishte fjalia që pëshoi për disa muaj me radhë mbi shtypin shqiptar. Ceka më pas u zëvendësua në postin e tij dhe historia u mbyll me kaq, ndonëse akuzat dhe përgjigjet e ndërsjella vazhduan dhe vazhdojnë. Duket sikur një lojë që nuk dihet se ku do të çojë ka nisur në gjirin e aleatëve. Ceka sulmon, Malaj dhe njerëzit e tij mbrohen dhe vetëm ajo që ka rëndësi në këtë jetë, e vërteta pra, humbet në një lëmsh tipik nga ata tanët, në gërthullin shqiptar.
Dje i ka ardhur radha një tjetër njeriu të flasë. Ndre Legisi, ndonëse pa emra ka akuzuar ashpër njerëzit e pushtetit. Ish-zëvendësi e ka mbështetur ish-ministrin edhe në këtë pikë duke i rikthyer edhe njëherë polemikat mbi lidhjet mbi trekëndëshin tashmë të njohur kontrabandë-pushtet-politikë. Ç’ka ndodhur realisht? E vetmja përgjigje logjike - sa kohë që shtypi ende nuk ka në dorë të dhëna faktike - është një e vetme. Betèja e vërtetë e politikës nuk është ajo mes kundërshtarëve politikë, por ajo për të fituar sa më shumë para. Akuza politike, lufta politike dhe demagogjitë e tjera duket se janë një lojë fjalësh. Përndryshe përse duhet ky acarim i fundit? Duket se shpërthimet e brendshme dikur janë prishur dhe kështu kanë nisur të lëshohen në vonë. Të paktën të tjerat do të mësohen më vonë. Të paktën kështu shpresojnë shumë vetë.
Fotos Nano, kryeministër i Shqipërisë
Alarm bombe në Rogner Hotel
Ministrat shqetësohen për Nanon
Mbrëmë në Hotel Rogner filloi nata e parë e festivalit të Kretës (Greqi). Në një moment gëzimi e hareje, kur të gjithë po shijonin paradën e modës pa të bukurat misse një telefonatë shqetëson kryepalamentarin Gjinushi. “Është vendosur bombë në vilën e Fatos Nanos!” - ka qenë telefonata dhe Gjinushi merr në telefon drejtorin e policisë së Tiranës Fadil Cani, i cili i përgjigjet se nuk ka asnjë shënjim të tillë. Për ministrat Angjeli, Apostoli dhe Milo insistojnë duke kërkuar nga Gjinushi të dinë se “e hëngri Nano apo jo?”, por kryepalamentari, i cili e zëvendësoi vetë në përgjigje: “Nano nuk është fare në Shqipëri. Ai shumë ... e dashki kryeministrin!” Dhe sakaq ambasadorja amerikane, Lino e cila dinte Rognerin e mbrëmjes pa Presidentin Meidanin, e ç’kaqar? nga dritarja e Kretës nxitoi të qetësojë ministrat me vështrimin e saj që qetë dhe duke buzëqeshur. Ministrat e Nanos (që edhe dhanë nga ngjarjet Nano) u ulën përsëri duke parë dhe njëri nga ata thotë: “Nuk ka gëzim njerëz! ...” Pas kësaj tare pranë Hotelit u dëgjua një zhurmë, e cila bëri që ministrat të turrshem drejt pishinës, por duke u lutur nga qelia: “A thu a të jetë e vërtetë?!”. Por Gjinushi, i cili kurre nuk e humb qetësinë tha: “Mos i kërkoni kaq shpejt gjërat...!”
Nis fushata antikontrabandë. Fino gati të lërë imunitetin
Majko kundër Malajt
F 2
Firmosen vendime absurdе me përfitime
Pesë gjykatës nën akuzë
F 6
Zbulim tronditës në Grykën e Zezë
Gjymtyrë njerëzish në plehrat e Lezhës
F 11
Stafi kushtetues diskuton për një organizëm të ri
Këshill kundër forcës së presidentit
F 5
Shefi i qeverisë quan të paligjshme ndërhyrjen e NATO pa mbështetjen e Këshillit të Sigurimit
EKSPRES SPORT
I PËRDITSHËM PËR “FRANCË ’98”
Përsëri në ora 19.00 në Rogner Hotel
KËNGË
KUZHINË GREKE
SËFILATË MODE
Mund të prenotoni në numrin e tel.35035 dhe pas kësaj do të mbeteni të kënaqur!