Sekretari i përgjithshëm i PS sulmohet pas akuzave të implikimit në kontrabandë të shtetit
. Qeveria kërcënon Majkon. Fino: “Ai akuzon Nanon”. Malaj: “Të mbajë përgjegjësi ligjore”. Faqe 2
Një skandal i ri
NGA FATOS LUBONJA
Nano ka bef asuar dhe një herë opinionin me deklaratat e tij kundër pavarësisë së Kosovës, Rugovës dhe thirrjes ndaj UÇK-së për të ndaluar dhunën. Kundërshtarët e tij të egër nxituan ta riquajnë tradhëtar, zëra cinikë ia atribuan deklarimet pas marrjes së një çmimi, kurse mbështetësit e tij i konsideruan këto deklarime shprehje të kërkesave perëndimore ndaj qeverisë.
Sidoqoftë një gjë është e qartë: në mos “të papërgjegjshme” deklarimet e Nanos, me inkonsekuencën e tyre, meritojnë të quhen tejet problematike. Tejet e turbullt kërkesa që UÇK të veprojë në mënyrë civile, ndërkohë që serbët hedhin bomba dhe zjarr mbi fshatrat shqiptare dhe ai vetë deri dje e ka quajtur aktivitetin e saj vetëmbrojtje. Po ashtu nuk duket logjike të thuash se Rugova është një figurë “absolutisht pa autoritet real”, kur vetë Nano shprehet në favor të rrugës paqësore dhe një ditë më parë zëdhënësi i shtetit amerikan ka thënë se SHBA do të mirëpriste vënien e UÇK-së nën kontroll nga Rugova.
Deklarimet kontradiktore të Nanos rreth Kosovës janë, pa dyshim, reflektim i krizës së politikës shqiptare lidhur me këtë çështje, i faktit se politikanët tanë nuk po tregojnë aftësinë dhe përgjegjshmërinë që kërkon trajtimi i kësaj krize. Ashtu si dhe herë të tjera politika shqiptare nuk po fiton personalitetin që do ta bënte atë të respektueshme njëherësh jashtë vendit dhe brenda vendit. Fakti që ministri i jashtëm Milo reagoi me një deklaratë kryekëput të kundërt me atë të Nanos, për një çështje kaq të rëndësishme, përbën një skandal të ri politik.
Duhet thënë, megjithatë, se këto deklarime të papërgjegjshme nuk kanë të bëjnë vetëm me lajthitje që bën herë pas here kryeministri ynë nga prirja për t’i përcjellë më shumë të huajve sesa shqiptarëve, apo me kompleksët që ka ministri ynë i jashtëm se mos e quajnë grek. Problemi është se çështja e Kosovës gjithnjë e më tepër të kujton një gjë gordiane ku tentativat për ta zgjidhur atë me përdorur shpatën duket se nuk bëjnë gjë tjetër veçse po çjerrin gishtat e atyre që tentojnë ta zgjidhin, ndërkaq, ideja e përdorimit të shpatës duket e papranueshme jo vetëm për gjakun që do të derdhej, por edhe sepse, pas shumë gjasash, do të hapte shumë më tepër probleme sesa do të zgjidhte. Në këtë kontekst qeverisë shqiptare i takon të mbajë hapur hapësirat e dialogut dhe të paqes e jo të shprehet se e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është shkallëzimi i luftës, siç bëjnë disa politikanë të papërgjegjshëm. Nuk mund të legjitimohet shëtitja e “elementëve kriminalë” në kufi i Kinkeltit ndaj “elementëve” të tjerë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe përgjigjja ndaj Nanos për maturi. Shqiptarët duhet t’i ruajnë shumë dashur atë që është e çmuar dhe e dëmtuar me vde. Por, nga ana tjetër, deklarime si ato të Nanos, që me inkonsistencën dhe arrogancën e tyre ngjallin reagimin tek aktorët kryesorë të kësaj loje, shqiptarë, rrezikojnë të nxjerrin jashtë loje politikën e qeverisë në botën shqiptare brenda dhe jashtë, gjithë të papërgjegjshme.
Milo: Kërkojmë Republikën e Tretë
. Faqe 4. Foto REUTERS.
Një refugjate shqiptare pasi ka kaluar kufirin
CIA arreston dy egjiptianë
Ndihmonin jetimët, u kapën me pistolete
. CIA arreston dy egjiptianë. F 7
Serbët kthejnë kufomat
Viktima në kufirin me Jugosllavinë
. Serbët kthejnë kufomat. F 11
Koloneli padit ushtarakët e marsit
Në prokurori emrat e atyre që kishin dezertuar
. Koloneli padit ushtarakët e marsit. F 13
KOZ, gati ballotazhi
Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale
. KOZ, gati ballotazhi. F 5
Pëllumbi: PS shkeli statutin
Ish nënkryetari socialist rikthehet në kërkesën për mbledhjen e KPD
. Pëllumbi: PS shkeli statutin. “Nuk bëhet partia me njerëz elitaristë që duan ta monopolizojnë atë”. Filluan sërish dje polemikat mes ish-drejtuesve dhe drejtuesve të PS. Ka mbi një muaj që ish-nënkryetari i PS, Servet Pëllumbi i ka dërguar Komitetit të Përgjithshëm Drejtues një letër me anë të së cilës, ai kërkon që të merren në shqyrtim disa nga parregullsitë që po vërehen brenda partisë. “Nuk më intereson një përgjigje formale në bazë të normave statutore, por një reflektim real dhe masa konkrete të cilat unë i kam kërkuar”. F 5