30/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

30 qershor 1998

Kreu i shtetit dërgon në Parlament dosjen e frikshme të kontrabandës

Meidani denoncon Nanon

Gjinnushi: Gjendja është keq, furtunë në dogana, rend e drejtësi Faqe 3

Në një gotë ujë

NGA FRROK ÇUPI Haber të madh paskan prurë valët e detravë dhe u mbht i tërë rrugëfimi politik i vendit... Kështu kishin për ta përshkruar rapsodët e maleve “stuhinë” e ngritur mbas intervistave të Kryeministrit në Crans Montana. Për fatin e keq, ashtu sikurse rapsodët, që Shqipëria i ka të panumërt, edhe politikanët po e trazojnë “detin” pa e ditur se çfarë ka ndodhur. Ngjarja ndodhet gjithnjë “prapa malit”. Çfarë ka ndodhur, vërtet? Jam unë, i pari, që pyves. Po të mos ishte bërë kaq shumë zhurmë, do ta kishim shumë të thjeshtë të kuptonim çfarë thanë kolegët gazetarë që intervistuan Kryeministrin e Shqipërisë. Mirëpo tani që intervistuesti ose i intervistuari shpallen “heretikë”, na del e nevojshme t’i takojmë dhe t’i pyesim: Cili është mëkat(i) që bënë? Intervistat kanë vetëm fjalë; “krimi” ku është vallë? Politika jonë, për fat të keq, enka kaq pak e njohur me shtetin, saqë nuk e kupton se një intervistë e Kryeministrit (mund të mos jetë e pranueshme prej të gjithëve), nuk përbën krejt politikën e qeverisë dhe të shtetit. Si nuk u zgjerua kjo politikë deri në kufijtë e konceptit real të shtetit? Politika jonë, për fat të keq, enka kaq pak e paaftë që të mbajë mend se çfarë ka vendosur për qëndrimin ndaj Kosovës, aq më shumë tani në momentin më kulmor. Opsionet shqiptare janë të njohura. Politika jonë nuk paska kuptuar aspak se në qoftë se mendon të bëjë një kulac, këtë të mos ia ofrojë popullit të mënçur, ende pa e gatuar. Asgjë nuk dihet se çfarë ndodhi në Crans Montana, ndërsa politikanët i kanë vënë njerëzit që tani në grindje “për çështjen kombëtare”. Po sikur të mos ketë “kulaç”, ku do të shkojë tërë kjo grindje? Politika, për fat të keq, nuk paska mësuar se solucionet politike nuk përcaktohen me masa, por në institucione përkatëse kombëtare apo ndërkombëtare. Mbasi një politikë që hedh një qeveri apo një institucion të shtetit, pas kësaj “intervistat” politike nuk japin më nga masat popullore. Masat popullore kërkojnë të dinë zgjidhjen e më të mirës së mundshme. Cila është kjo e mundshme më e mirë sot; e di vallë politika? Sikur i kemi të gjitha punët “fiolle” dhe tani lexo(j)më Internetin!... Njerëzit po kërkojnë bukë dhe punë, o vëllezër politikanë! Për fat të keq, përsëri, politika nuk paska kuptuar se Shqipëria nuk është “qendra e botës”, që të imponojë obsionet e veta, fik të vetat. Politika aktuale e Shqipërisë ndaj Kosovës, deri më tani është vërtetë siç është realisht. Ç’përmbysje i ndodhi asaj në Crans Montana? Askush nuk e di, ndërsa grindja politike këtu brenda. Për çfarë i bëni këto gjëra?... Për një intervistë? Kam frikë se edhe vetë politika kështu do të gëditet nesër me boshllëkun e saj. E vërteta në politikën tonë “pluhun” kaq imtësisht është: politika jonë, tregon se ajo ndodhej mbi fraza interviste, tregon se ajo ka thellë, shumë në sipërfaqe dhe nuk gjen ose nuk ka thelb, substancë, realitet. Kemi shumë gjëra të vërteta për të bërë, ndërsa merremi me fjalë.

Terror në emër të Allahut

Faqe 6 - 7 Kreditorët e firmës “2K” (Fier) të paragiten për të tërhequr paratë Nga një raport i kryetarit të Këshillit të Mbikqyrjes së Fajdeve zotit Farudin Arapi me datë 7 Janar 1998 rezultuon se edhe firma “2K” është piramidale (faqe 9 e raportit) bashkë me firmat “Kamberi”, “Universi”, etj. Por pas kësaj pronari i saj ka bashkëpunuar me ministrin Ylli Bufi për të fituar qindra mijëra dollarë nga disa tendera (do të bëhen publike së shpejti) dhe kësisoj firma “2K” Fier e ndjen se është e gatshme që të fillojë për të shlyer që sot kreditorët e saj, të cilët duan të paraqiten brenda kësaj jave për të tërhequr paratë e tyre. E njëjta gjë vlen edhe një firmë tjetër (sipas raportit të Arapit) e cila mundësi për të filluar shlyerjen e parave të kreditorëve. Ndodhta qeveria, po të ishte treguar e arsyeshme, mund të kishte gjetur forma ndihme në tendera ku edhe firma si “VEFA”, “Silva”, “Kamberi” etj. të fillonin shlyerjen e kreditorëve si firma “2K”-Fier. Natyrisht që një rol në këtë rast ka luajtur edhe këshilltari politik i Presidentit Meidani zoti Preç Zogaj, i cili i nisur nga interesa private në këtë firmë “2K” ka ndikuar që të fillojë shlyerja e një pjese të kreditorëve të kësaj firme, që po jep garanci për investime serioze, pasi ka qenë përkrahjen e vetë Presidentit të Republikës. Adresa e kësaj firme ku mund të tërhiqen paratë është: Rruga “Don Bosko”, Vilat e Reja, Tiranë. Tel. 33526.

Maskat vrasin policin

Kukës- sulmi i grabitësve, kishin zënë pritë në rrugë F 10

Shteti i mbytur nga ryshfeti

Sot në dritë dokumenti i panjohur i korrupsionit F 17

Gomonia vret 13-vjeçarin

Vlorë- tragjedi në det, kapet një nga skafistët F 11

Godo: Nano të votohet

Deputeti i PR: Kosova, votbesim për qeverinë F 5

Sqarim për lexuesit e “K”

Si pasojë e një defekti të rëndë në shtypshkronjën “Demokracia” gazetat “RD”, “Republika”, “Albania”, “Gazeta Shqiptare”, “Sport Ekspres”, nuk botohen, ndaj sot gazeta “Koha Jonë” botohet vetëm me 16 faqe, pasi vonë mbërren gjithnjë mundësinë që të botohet tek një tjetër shtypshkronjë në “EuroRilindja”. Lexuesve u kërkojmë ndjesë, por gjithsesi nuk është faji ynë. REDAKSIA E “K”

NJOFTIM

Si pasojë e një defekti të rëndë në shtypshkronjën “Demokracia”, gazeta “Sport Ekspres” nuk do të dalë sot.