11/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 korrik 1998

Në burg Sali Berisha

Formulohen akuzat/ Emërimi i Gazidedes, armët kimike, armatosja e veriorëve Prokuroria çon në parlament kërkesën për heqje imuniteti. Faqe 7

Logjika e mosveprimit

NGA BLENDI FEVZIU Parlamenti shqiptar ka afishuar në dyert e Prokurorisë gjashtë akuza të rënda ndaj ish Presidentit Berisha. Sipas raportit të Komisionit Ngjela, aprovuar pesë ditë më parë nga votat e deputetëve të mazhorancës, numri një i PD duhet të përgjigjet për disa mëkate, më seriozet prej të cilave janë gjashtë raste kur ai ka shkelur ligjet kushtetuese. Në renditje kronologjike, akuzat përfshijnë emërimin e Gazidedes në krye të Gjendjes së Jashtëzakonshme; mobilizimin e forcave paramilitare të veriut; ngjalljen e urrejtjes nacionale; lëvizjen e trupave nga Veriu në Jug; përdorimin e Lëndëve helmuese dhe hedhjen në aksion të Gardës. Por afishimi i listës së mëkateve dhe thirrjet histerike të deputetëve rozë, që më shumë se sa dënimin e Berishës synojnë të riforcojnë pozitat e tyre të lëkundura në provincat ku janë zgjedhur, nuk duket se do të sjellin ndonjë ndryshim serioz në politikën e Nanos. Lideri i PS dhe Kryeministri i vendit, ka deklaruar në vazhdim gjatë prononcimeve publike, madje dhe dje në Bënçë, se nuk ka ndërmend të rezervojë për burgosësin e tij fat të njëjtë dhe as t’i japë atij kartën e katarsisit politik. Natyrisht, kjo do të ishte më logjike, po të mendoësh se në këtë Shqipëri të tërmuar, nxitja e tensioneve dhe burgosja e personazheve politike, në vend të qetësisë do të sjellë vetëm turbullimin e situatës. Por nëse Nano vijon t’i dënojë deklaratave të tij të përsëritura, duke se e gjitha kjo është më shumë një histori si ato të tjera, se sa një tendencë për të sqaruar periudhën e turbullt të Mars - Prillit të kaluar. Parlamenti i dominuar nga PS dhe institucionet e dala prej tij, më shumë se sa një herë kanë luajtur lojën e bllofit. Urdhërat e mësipërm të Berishës kanë qenë aty prej më shumë se një viti dhe nëse ato përbënin shkelje ligjore, prokuroria mund të kishte vepruar pa pritur ngritjen e një komisioni parlamentar dhe as raportin e tij. Po kështu ka ndodhur edhe në disa raste të tjera, kur ngjarjet kanë fryrë dhe komentuar, por ato kanë kaluar më pas bosh. Një e tillë ka qenë vendimi me pas boshe. Një e tillë ka qenë çështja e Urës së Milotit dhe degradimi i saj nga një kundërvënie e armatosur ndaj forcave të rendit, në një kundërvajtje që adhurohet me gjobë. Kjo lojëllikë e mosveprimit funksionuar edhe në rastet e tjera. Përmendja apo caktimi i të cilave nuk do të ishte ndonjë gjë të re në opinionin e ditës, ndoshta Berisha dhe kalimi i dosjes se tij, me tryska e Brahos me zyrën e Kapsit, duket [?] se nga antologji kërcënimesh të pasojës. Ajo do të shtojë një [?] abstraksioniste në politikën e sotme.

Mafia, trafik organesh me fëmijët shqiptarë

Ceka: Nano demagog

Teta të zbatojë ligjin, përndryshe do ta heqim F 3

Meritokratët e korruptuar

Intervistë me deputetin e PS, Dritëro Agolli F 5

Legalizohen komunistët

Ministria e Drejtësisë dje dha vendimin F 2

S’ka burg për politikanët

Kryeministri zbrit atë që vuajti dënimin F 3

Njerëzit thërrisnin: “Duam lekët e letrave me vlerë”

Plas në Berat revolta e kreditorëve të firmës “2K”. Pas Beratit rrezikon të pëlcëse në Patos Dje, në Berat kreditorët e firmës “2K”, kanë filluar kërkesat ultimative publike për kthimin e parave të futura në firmën “2K”. Shkak kanë qenë përgjigjet e një zyrtari të familjes së presidentit të firmës në fjalë, e cila ka tërhequr letrat me vlerë nga qindra njerëz se “paratë mos i kërkoni tek unë, por nga 2K”. Paratë i keni si siguri. Por drejtori nuk ka pranuar as përgjigjet e drejtorit të drejtorisë së Arsimit Beral, Ymer Kurbia, ndaj kanë filluar protestat, megjithëse të vogla fillimisht, por me sa duket, mund të bëhen të rrezikshme për forcat e rendit publik javën e ardhshme. Kreditorët janë drejtuar tek Ymer Kordha me shpresën e fundit, pasi ai e ka ndore zotin Kokëdhima për ndërtimin e një shkolle në këtë qytet, e cila nuk ka përfunduar nga “2K”. E vetmja shpresë dhe njëkohësisht adresë, e njerëzve, ishte drejtori në fjalë, i cili mund ta detyronte hua-marrësin të kthente paratë. Por, drejtori Kordha, u përgjigjej se “paratë kërkojeni atje dhe jo mua”, megjithë dëshirën e mirë që kam për t’u ndihmuar Presidenti i firmës “2K”, i cili ka disa projekte për investime dhe është në pritje të ndonjë tenderi që mund t’ia japë ministri Apostoli apo ministri Ruka, ka premtuar se do të paraqitet javën e ardhshme për të takuar me kreditorët e tij. Një pjesë e huadhënësve të letrave me vlerë nuk kanë besim tek firma në fjalë, ndaj kanë vendosur ti drejtohen gjykatës së rrethit për kthimin e shumave të dhëna, ndërsa një pjesë tjetër prej tyre, Farudin Arapi deklaroi se ato duhet të drejtohen gjyqatës, ndonëse vala-e protestave mund të përhapet edhe në qytetet e tjera të vendit, të cilat kanë depozituar tek kjo firmë. Nga një burim i brendshëm i firmës, thuhet se presidenti ka dhënë do të paguajë menjëherë vetëm atë pjesë të shumës që mund t’i drejtohen zyritarisht z. Arapi.

Blerim Çela klouni i politikës

Nesër në revistën KLAN mund të lexoni