Malaj: PS kundër meje
Presidenti Meidani ka përgjegjësi për kontrabandën
Page 2
Aleanca në aleancë
NGA ENTON ABILEKAJ
Pas një largimi të gjatë nga aktiviteti partiak, në momentin kur mendohej se përfundimisht Pashko u ishte larguar ambicieve politike për të kontribuar në heshtje në ndërtimin e Shtetit, dje ndodhi surpriza. Gramoz Pashko, Këshilltari i Lartë ekonomik i Kryeministrit, një ndër liderët e parë të pluralizmit dhe më pas të PAD u kthye në aktivitetin partiak, me karizëm që e karakterizon. Ai u bë dje kryetar i Asamblesë së Partisë Aleanca Demokratike, funksion që ishte bërë krejt i pamundur nga paraardhësit e tij, por që menjëherë u rivlerësua dje, kur Pashko u paraqit menjëherë si alternativë. Ai e shkatërroi menjëherë konformizmin e 100 për qindshit brenda PAD duke i hequr shumicën Cekës. Ndryshe nga ç’kishte deklaruar Presidenti i partisë së koalicionit, PAD ishte në shumicë për të vazhduar Qeverisjen. Menjëherë figura e padiskutueshme e Cekës në parti filloi të diskutohet. Pashko i bëri menjëherë të ditur se nuk përfaqëson mendimin e shumicës kur flet për Qeverinë. Kjo ishte lëvizja e parë që e risolli menjëherë PAD në qendër të vëmendjes. Kjo parti që deri dje nuk kishte akoma zyrat sot ndihet e fuqishme me dy alternativa, Ceka dhe Pashko që janë përballë njëri-tjetrit për t’i shërbyer zhdëmtimit të një partie me shumë figura, por ende me pak elektorat.
Në të vërtetë mistifikimi i një njeriu e kishte dëmtuar partinë e rëndësishme të koalicionit. Shumë njerëz që mundoheshin të bëheshin alternativë në mendim, humbisnin përballë karizmës së Cekës dhe më pas largoheshin. Më shumë se kurrë PAD ka humbur pas 29 qershorit. Ndryshe është tani, kur PAD ka dy ministra që mendojnë ndryshe nga Ceka dhe një alternativë brenda partisë që është këshilltari i kryeministrit. Duket se me fitoren e Pashkos dje, ndodhi ajo që parashikohej brenda PAD, reagimi i menjëhershëm i njerëzve të saj kundër largimit nga Qeveria. Jo vetëm rryma e Pashkos, Imanit e Tetës, por edhe anëtarët e tjerë të forumit më të lartë të kësaj partie hezitojnë të largohen nga Qeveria kur më në fund pas 5 vjetësh diskriminim kanë arritur të kenë një punë pak a shumë të garantuar politikisht. Ceka duhet të jetë këtuptuar dje se alternativa e largimit nga Qeveria kërkon më shumë argumente ose nuk duhet të ekzistojë në këtë kushte. Me duelïn Ceka-Pashko PAD do të ketë mundësinë që të mos jetë vetëm garniturë e PS në aleancë. Kjo lëvizje duket se ka kënaqur edhe Nanon e shumësmuar nga shumë njerëz, një pjesë e të cilëve kanë qenë shumë afër tij. Tani Kryeministri do të ndihet më i fortë dhe nuk do ta shohë PAD si “parti e Cekës”, me të cilën priste të ndahej, por si një partnere nga e cila mund të fitojë dhe të humbasë shumë.
Për herë të parë dokumenti sekret ku Preç Zogaj vërtetohet si agjent
ARIKIVI
Sekret A Res Personal
MINISTRI I RENDIT PUBLIK
Ekzemplar Nr. 1
ARENDIN SHYTI
Tiranë, më 4.5.1991
PROCES-VERBAL
PËR DORËZIMIN E „MATERIALEVE DOKUMENTARE NË ARKIVIN E MINISTRISË
PËR RUAJTJEN E TYRE ME VLERA HISTORIKE.
Nr. R. Dokumentet. Nr. Viti. Përmbajtja e dokumentit. Sasia. Fletët
1 2309 8.5.1973 Dosje përpunimi e Qazim Hamdi Radoniqit.
a) Volumi I; 1 211
b) Volumi II 1 274
c) Volumi III 1 161
647 fletë
2 6429 7.3.1961 Dosje përpunimi e Pjetër Filip Arbnorit (Toma) 1 379
3 — 29.5.1961 Pasqyrë e të dhënurit Pjetër Filip Arbnorit (Toma). 1 43
4 1759 28.10.1975 Dosje personale e BP “Qiftëliaj” 1 23
5 1759 19.3.1976 Dosje pune e BP “Qiftëliaj” Vol. I 1 19
15.5.1977 Vol. II 1 22
30.4.1973 Vol. III 1 94
6 1043 29.3.1978 Dosje personale e BP “Mizoe” 1 19
7.4.1978 Dosje e BP “Urozan” 1 7
7 7442 4.9.1987 Dosje personale e BP “Kitaristi” 1 24
21.10.1987 Dosje pune e BP “Kitaristi” 1 10
24.4.1991 f) Informacion për të dhënat në ngarkim të Bardhyl Çecos. 1 2
15.5.1991 Informacion për materialet operative në ngarkim të deputetëve të veçantë të K.Popullor. 1 7
... ubyllët me numër rendor 10 (dhjetë).
DUR 23.5.91
Hanon Spaho
Këto janë dy faksimile ku vërtetohet që Preç Zogaj ka pasur pseudonimin “Çiftelia” dhe ka 204 fletë në dosjen e tij si agjent i shërbimeve sekrete të kohës së Enver Hoxhës, ku ka spiunuar kolegët e tij. (Faqe 4-6)
Teta të zbatojë ligjin, përndryshe do ta heqim
Pashko dhe Teta, të dy kundër Cekës
F 3
Prindërit kërkojnë burgosjen si shpëtim nga droga
Mos i nxirrni nga burgu fëmijët
F 9
Mbledhja shqyrton kërkesat e ministrit Kondi
KLD shkarkon katër gjykatës
F 8
EKSPRES SPORT
I PËRDITSHËM PËR “FRANCË ’98”