19/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 korrik 1998

Bombardohet Tropoja/ Qeveria deklaron: Jemi gati të përballojmë luftën

Serbet, sulm Shqipërisë

Vriten 90 luftëtarë të UÇK, me dhjetra të plagosur në Tiranë Faqe 2-3

Kosova sot më afër

NGA VLADIMIR PRELA Pa më të voglin dyshim që ngjarjet e djeshme në Padesh e sollën krizën kosovare më afër të gjithë shqiptarëve: afër qytetarëve që panë nëpërmjet ekranit pamjet dramatike të luftës, afër strukturave shtetërore që mund të konkludonin pa gabuar se çdo skenar i parashikuar për krizën kosovare është i mundshëm. Për rezistencën kosovare dita e djeshme do të thoshte se tashmë nuk ka kthim prapa dhe se ajo që kanë nisur nuk është një sipërmarrje romantike, një çështje kostumesh marciale për të dalë në fotografi, por një luftë e vërtetë me të gjitha rregul- rregullat dhe pasojat e saj të ashpra. Për politikën shqiptare pamjet e djemve kosovarë që vinin nga fushat e luftës të copëtuar nga predhat serbe ishin një mesazh se ajo nuk mund të vazhdojë të mbijetojë si më parë. Kosova s’është më një temë komode për të kapur në gabim kundërshtarin, një arsye për t’u mbledhur e për të shfryrë urrejtje patologjike që të habisin për agresivitetin e tyre. Dhe kriza kosovare u tha të gjithë shqiptarëve, mjeshtër të justifikimit, se ka ikur koha për t’ia lënë topin e përgjegjësisë njëri-tjetrit. Kjo krizë po zhvlerëson edhe shabllonet nacionaliste të politikanës sonë dhe po i lë jashtë loje shumë politikanë e patriotë të stisur, që kishin vendosur t’i parcelizonin shqiptarët, ashtu si politikën, në gegë e toskë, në kosovarë dhe shqiptarë, në të krishterë dhe myslimanë. Shqipëria ka vuajtur në shekuj nga mungesa e rakordimit të ideve dhe angazhimeve për zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe me sa duket kjo është jo vetëm një nga arsyet, por edhe një nga fatkeqësitë që ne shqiptarët po i vuajmë sot. Nga kjo pikëpamje bashkimi i të gjitha energjive kombëtare në drejtim të zgjidhjes së çështjes nacionale tashmë është një nevojë që duhet të kthehet në realitet. Pra, pamjet e djeshme përbënin edhe një moment reagimi, i cili konsiston në kujdesin për të mos futur Shqipërinë, shqiptarët, djemtë e Kosovës që luftojnë për të mbrojtur trojet e tyre, në aventura të asnjë lloji. Një moment përballimi, i cili lidhet më tepër me kompleksitetin e problemeve që po sjell politika agresive, shoviniste dhe etnike serbe ndaj popullsisë që gjithnjë e më shumë është e detyruar të lërë vatrën e të shpërngulet. (Vijon në faqe 2)

Lufta në Veri, specialët ndërpresin grevën

RENÉA merr armët F 7

Pangallos, një ditë para vizitës, flet për “KJ”

Solidaritet me Shqipërinë F 14 “Takimet me kryeministrin dhe dashnorën s’tregohen” Ceka ruan sekretin F 5 Vlorë, policia kap tre, akuzohen për vrasje Pranga bandës së Gaxhait F 11 Arrestohet pronari i anijes fantazëm të kontrabandës Kapet bos i “Demon” F 6

“Takimet me kryeministrin

Meidani u shërben klaneve

Kreu i qeverisë, sulme të reja për Presidentin Nano: Institucioni i Presidencës të jetë unifikues dhe jo në shërbim të klaneve politike Intervistë me Presidentin e Republikës Meidani: Ja marrëdhëniet e mia me kryeministrin Presidenti Meidani duke i ndezur cigaren kryeministrit Nano Foto GENT SHKULLAKU Kreu i qeverisë, sulme të reja për Presidentin Meidani u shërben klaneve Nano: Institucioni i Presidencës të jetë unifikues dhe jo në shërbim të klaneve politike Fatos Nano kundër Rexhep Meidanit. Presidenti është vënë në shërbim të klaneve politike. Presidenti nuk ka luajtur rolin e vet unifikues. Thotë kryeministri: “Shfrytëzoj këtë rast - në konferencën e PS Tiranë - të inkurajoj presidentin e Republikës në forcimin e rolit të tij unifikues dhe të shpresoj maksimalisht në personin e misionit që ky post ka si garant kushtetues dhe jo politik i ekuilibrave të shtetit”. F 5 Presidenti Meidani duke i ndezur cigaren kryeministrit Nano. Foto GENT SHKULLAKU