“Njerëzit me pushtet pasurohen brenda natës. Të bllokohen pasuritë e kontrabandistëve”
Agim Tirana, kreu i hetimeve të Republikës, bën deklarimin e bujshëm para FBI
Faqe 6-7
Festë patriotësh
NGA FRROK ÇUPI
Në mes të Tiranës, pak ditë më parë, në një takim kushtuar Kosovës, në podium ngrihet një nga “patriotët”:
- Dëgjoni-tha ai-dëgjoni këtu se po më digjet zemra për Kosovën. Kam njohur këto ditë një kosovar (ndoshta të parin-shën. im); ai vinte nga lufta në Kosovë. Djali kosovar kishte humbur syrin në luftë. Por unë i them nga kjo tribunë: “Sikur edhe syrin tjetër të humbasë për Kosovën, mos këtë gjaje se për Kosovën po e bën”.
Kështu foli “patrioti”. Sa shumë patriotë kemi si ky!
Po ku janë perënditë këta njerëz të mirë e të mbrapshtë, njëkohësisht?
Në përgjithësi, këta nuk duken dhe nuk kanë ndonjë vlerë tjetër. Në përgjithësi “patriotët” presin ditët e zeza të kombit, dhe atëherë shfaqen.
Këta nisën e thurrin fraza vjeshtësore për kombin, aq sa trembin edhe fqinjët e pallatit të tyre. Fqinji i njeh kopukun “patriot”, por nuk mund t’i thotë asgjë, sepse do të ndodhej i sulmuar nga frazat nacionaliste. Këta “patriotë” futen hijëve dhe i thërrasin vjeshtës për cilindo që i ka dhënë sado pak vlerë punës së vet e punës kombëtare, por që edhe ka “gabuar” për shkak të mungesës së “patriotizmit”. Këta i thërrasin historisë së shkruar nga amatorët dhe thonë se “jemi kombi më i vjetër e gjuha më e lashtë”. Këta mbledhin një grusht dhe në brez të Lanës dhe ngjiten në skenën e Teatrit duke e hedhur dheun në kokë: “Ky asht dheu i Drenicës së djegur, ky dhe na thërret...”. Këta “patriotë”, në përgjithësi, dalin nga hiçi dhe i shkojnë mbrapa ngjarjes së përlakur duke u përpjekur që të marrin pak shkëlqim dhe identitet. Si korbat që thërrasin të keqen.
Nuk ka njerëz më të poshtër se sa “patriotët” në ditët e luftës.
Këta i bëjnë thirrje gjakut, që në kohët moderne është thirrja më makabre. Sa e sa njerëz e të ndodhur nën presion të thirrjeve patetike, kanë humbur busullën njerëzore dhe kanë shkuar drejt gjakosjes. “Patriotët” nuk e pranojnë drejt gjakosjes. “Patriotët” nuk e pranojnë kurrë thirrjen e Paqes, edhe pse për vete janë të sigurtë është sa më i vogli kontribut.
“Patriotët” i bëjnë thirrje kohëve të shkuara, sepse nuk mund të jetojnë në ditën dhe orën ku marrin frymë. Përgjithësisht këta politika përparimtare po trembet para “kra-kra-së” për kryetar dhe shpesh gabon zgjedhjen paqësore.
Fati i keq i kombit shqiptar që qe lidhur me “patriotët”. Filozofia e “Rozafës” ku ne shqiptarët punojmë e kontribuojmë, për “natën” në shembje ajo firo që arrijnë të tjerë, është instaluar përkishtën nga “patriotët”.
Ja, shikojmë sot. Lufta, tmerri, dhuna, rrëzimi e vrasjet njerëzore janë atje në Kosovë, ndërsa “patriotët” ndodhen në Tiranë, në, ndoshta “patriotët” ndodhen në Tiranë, në Bon, në Stokholm, në New York. Kanë pritur ditët e “Festës”.
Bukoshi sulmon Rugovën: Ka humbur kredibilitetin
faqe 5
Ibrahim Rugova
Foto REUTERS
Nano rrezikon gjyqin
Prokuroria ende nuk ka vendosur të rishqyrtojë kërkesën e avokatit
Nano rrezikon gjyqin
Asnjë prokuror nuk merr përsipër procesin që do të shpallte të pafajshëm kryeministrin
Nano rrezikon të mbetet fajtor. Nga Prokuroria e Përgjithshme ka zëra se nuk mund të jetë asnjë prokuror i cili të marrë çështjen nën shqyrtim dhe të ishte kërkuar avokat i cili të Nanos në mos nxitohet pasi nuk dihet nëse Prokuroria do të vendosë për rishqyrtimin e çështjes. Avokati i Kryeministrit Përparim Sanxhaku tha dje për “KI” se ai ende nuk e ka depozituar kërkesën, por brenda të hënës ajo do të jetë në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme.
F 2
Kryeministri: Teta kujdes!
Komiteti i Sigurimit jep urdhëra të rinj për Rendin
F 3
Partitë pranojnë të paguajnë fajdet
Miratohet ligji i shitjes së pasurive të piramidave
F 3
Kondi: Pse më sulmojnë
Ministri i drejtësisë flet për akuzat e fundit
F 4
Tirana, kryeqyteti i prostitutave
Mbi 400 vajza e gra punojnë në 50 shtëpi publike
F 9
Mortajat në kufi, serbët heshtin
Incidenti i Dobrunes, dështon takimi dypalësh
F 13
HARRI LENA
SH.P.K. GJIROKASTËR
Të gjithë fëmijët që kanë mbushur albumet e “Kukunkut”-ut dhe ata që i kanë në përfundim, lajmërohen se shorti do të hidhet nga data 1-10 SHTATOR. Fituesit e shortit do të marrin pjesë në ekskursionin që organizon firma Hari Lena në kryeqytetin grek
ATHINË