Koha Jonë
5 gusht 1998
Bie kupola e policisë
Teta bën listën, ikin 43 drejtues të komisariateve. Faqe 7
Teta bën listën, ikin 43 drejtues të komisariateve
Faqe 7
SHBA: NATO me armë në Kosovë
Faqe 5
Një paraushtarak serb i friksuar nga sulmi i djeshëm i UÇK në Kijevo. Foto REUTERS
Shikoni ç’bëmë?!
NGA FRROK ÇUPI
Në moment kulmore të pasojave të gabimeve, jemi gati të bëjmë deklaratën më paradoksale: “Ne shqiptarët nuk gabuan, ne e kemi mirë”. Mirëpo, menjëherë mbas euforisë nacionaliste, shpërthen dëshpërimi, po nacionalist: “Ne shqiptarët nuk fituam kurrë; na e ka fajin Bota”. Duke harruar se Bota është krijesa më e përgjithshme, ku secili merr aq sa kërkon dhe aq sa meriton.
Po mirë, le të kthehemi në më të afërtën pikë historike: Ngjarjet e ditës në Kosovë e kendej kufirit tonë shtetëror. A mund të themi se ne të kombit shqiptar, kendej e andej, bëmë gabime? (Në këtë moment më duket se po shikoj “patriotët” e thekur që kërcëjnë nga divani: “Grua, shpejt bukën, se do të dal të mbroj kombin nga këta njerëz që guxojnë të thonë se ne shqiptarët gabojmë”). Megjithatë po, bëmë disa gabime. Në qoftëse dikush kërkon të shikojë rezultatin tragjik të gabimeve, mendoj se është mjaft që të ndjekë pamjet e dhimbshme të kosovarëve që lënë vatrat e tyre të djegura, që mbulojnë me qefin kolektivisht njerëzit e dashur; ara që shkretohen dhe nëna që vajtojnë. A mund të ndalojmë shpërthimin i luftës?
Natyrisht, kjo nuk ka qenë krejtësisht vetëm në duar të shqiptarëve, por edhe të palës serbe. Megjithatë edhe vetën mja para palë duhet të bëjë maksimumin e asaj që ka në dorë, në favor të së mirës, që në këtë rast është paqja. Nëse lufta ishte e pashmangëshme, përsëri edhe këtu kishte vend për të mos ndjekur gabimin më fatal. Gabimi më fatal ishte që lufta nisi, ndërsa “nëpër këmbë” gjendeshin fëmijë e pleq, gra e të sëmurë. Është një sjellje tipike e mbruravecëve që shkrepin pushkën në prani të grave e fëmijëve. Luftëtarët nuk respektoan as rregullat më të thjeshta të luftërave të lashta: Fusha e luftës nuk është fusha e të vobektëve dhe e kundërta. Në Kosovë fushat me grurë u kthyen në fushë lufte. Kjo ka ndodhur edhe për arsye se “patriotët” që jetojnë në Perëndim, nuk mundën të largarin se në Kosovë buka del nga gruri i fushës dhe jo nga furrat moderne të Gjermanisë. Megjithëse përsëri duhet shtuar: Kjo nuk varej e tëra nga shqiptarët, njëra palë në tragjedi ishte në anën e forcës ushtarake serbe. Por le të flasim për afësitë tona, edhe kur përbëjmë vetëm njërën palë. UÇK, e angazhuar në “fitoren e lirisë dhe në bashkimin e trojeve të Shqipërisë së Madhe”, harrroi se ishte shprejtuar dhe po bënte gabime. Në radhë të parë bëri më shumë hapa se sa kishte mundësitë në fushën e luftës, duke i krijuar palës kundërshtare luksin e ofensivës me armatim të rëndë; këto ditë në Kosovë po bëhet luftë e rëndë duke vrarë me dhjetëra në ditë. (Vijon në faqe 3)
Nano- Berisha takimi i parë
Genc Ruli rrëfen: Ja ç’ndodhi në vitin ’91
F 2
Shqipëria, bazë terrori
Islamikët financojnë atentatet në Evropë
F 6
Vlorë, luftë me kiosk(at)
Superaksion i Bashkisë, policia cliron sheshet
F 13
Jug, fshesë mbi drogën
Gjatë një dite, shkulen mbi 5.000 rrënjë Canabis
F 10
Referendum për dënimin me vdekje
Propozim i Ministrisë së drejtësisë, KE zgjat afatin e mospërjashtimit
Propozim i Ministrisë së drejtësisë,
KE zgjat afatin e mospërjashtimit
Referendum për dënimin me vdekje
F 3
Majko: Duam Amerikanë
Godo: “Më mirë për Shqipërinë nëse në Itali vijnë të djathtët në pushtet”
Pas sulmeve të opozitës italiane, reagon PS
Çfarë Italie, për Partinë Socialiste në radhë të parë prioritare janë SHBA. Pas sulmeve të të djathtëve italianë ndaj Qeverisë shqiptare, i ftuar nga “KJ” ndërhyri dje sekretari i përgjithshëm i PS. “Për mua më të rëndësishme janë marrëdhëniet me SHBA”, tha ai. Gjithashtu Pandeli Majko nuk harroi dhe fqinjet: “Për mua të rëndësishme janë marrëdhëniet me fqinjët dhe pavarsisht nga deklarime politikash të majta, apo të djathta këto marrëdhënie kanë krijuar një logjikë të interesit reciprok me venda fqinje siç janë Italia, apo Greqia”.
F 3
Njoftim i stacionit televiziv “Koha Jonë”
5
Koha Jonë
Stafi drejtues i Televizionit kërkon të punësojë tre prezentues lajmesh, një inxhinier për TV, shtatë gazetarë, tre teknikë puliti dhe montazherë.
Gjithashtu stafi drejtues kërkon që të blejë çdo kasetë e filmuar me ngjarjet e vitit të kaluar. Rubrikat anonimat dhe pagësa bëhet cash menjëherë. Gjithashtu kërkohen kameramë nga të gjitha qytetet. Të interesuarit të paraqiten në zyrat e “Koha Jonë”.